Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe Shefi i Mbrojtjes së Gjermanisë, Gjeneral Carsten Breuer kanë nënshkruar Marrëveshje në Fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë.
Në njoftim thuhet se marrëveshja në fjalë siguron përkrahjen e Gjermanisë për Kosovën në ofrimin e mbështetjes politike, ushtarake dhe ligjore për FSK-në në mbështetje të pjesëmarrjes në organizata ndërkombëtare.
Marrëveshja po ashtu thuhet se detajon fushat e bashkëpunimit në mes të dy forcave të armatosura duke u fokusuar në stërvitje, trajnime, pjesëmarrje në organizata ndërkombëtare, mbështetje teknike dhe logjistike si dhe shumë fusha tjera me interes të përbashkët.
Sipas njoftimit kjo marrëveshje është nënshkruar të martën gjatë një vizite të Gjeneral Jasharit në Gjermani.