TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kosova dyshon se Serbia po riinstalon policinë në veri

nga TËVË 1
12 Maj, 2023
0
A A
Kosova dyshon se Serbia po riinstalon policinë në veri

Të dhënat e një institucioni të sigurisë në Kosovë tregojnë se Serbia është duke i rihapur zyrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të saj në veri të Kosovës.

Sipas të dhënave të siguruara nga Radio Evropa e Lirë, në katër komuna të veriut të Kosovës, me shumicë serbe, që nga 11 maji i këtij viti janë vendosur zyrat e MPB-së së Serbisë, të cilat kanë qenë funksionale deri në vitin 2013.

Sipas të njëjtave të dhëna, selia kryesore e MPB-së do të jetë në Zveçan, afër shkollës fillore “Vuk Karaxhiq”.

REL nuk ka mundur ta konfirmojë këtë informacion në terren e as nga institucionet serbe.

Serbia kishte strukturat e saj të sigurisë në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq deri në vitin 2013. Pas marrëveshjes së arritur në dialogun e Brukselit, ato u integruan në institucionet e Kosovës, kryesisht në Policinë e Kosovës.

Mirëpo, pothuajse të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga komuniteti serb dhanë dorëheqje në fund të vitit të kaluar, duke kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e veturave që qarkullojnë në veri me tabela që i lëshon Serbia.

Serbia e mbështeti këtë veprim dhe në këmbim u dha të gjithëve kontrata me paga të njëjta siç i kishin marrë nga institucionet e Kosovës.

Në ato kontrata, ndër të tjera, shkruhet se duhet të punojnë për të mirën e komunitetit serb.

“Është bërë mjaft”, ishin fjalët e shefit të atëhershëm të operacioneve në Policinë e Kosovës për rajonin verior, Aleksandar Filipoviq, i cili hoqi i pari uniformën.

Për një akt të tillë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka dekoruar Filipoviqin me Medaljen e Artë për Guxim – Millosh Obiliq.

Vizita sekrete e Filipoviqit në policinë serbe

Sipas të dhënave të një institucioni të sigurisë të Kosovës në të cilat REL-i pati qasje, Filipoviq ka qenë në një takim të mërkurën, më 10 maj, në ambientet e Agjencisë së Informacionit (BIA) në Beograd.

Pas kësaj, me urdhër të Filipoviqit, një ish-zyrtar tjetër në Policinë e Kosovës, Goran Zhivkoviq, i njoftoi të gjithë ish-komandantët e stacioneve policore në komunat në veri se do të hapen dy zyra të MPB-së së Serbisë në Mitrovicën e Veriut.

Zhivkoviq është i njohur për publikun si komandant i stacionit policor në veri të Mitrovicës, ndërsa në maj të vitit 2022 ai e informoi opinionin se rreth 60 persona ishin në listën e të dyshuarve “për përmbysje të rendit kushtetues të Kosovës”.

Ndryshe, njëra zyrë në Mitrovicën e Veriut do të duhej të funksiononte në objektet e përdorura më parë nga MPB-ja e Serbisë, ndërsa tjetra në objektin e Autoritetit të Përkohshëm Komunal, i cili punon nën sistemin serb.

Ku tjetër pritet të jenë zyrat e MPB-së serbe?

Të dhënat e siguruara nga REL-i tregojnë se të njëjtat zyre do të hapen edhe në Leposaviq dhe Zubin Potok, po ashtu edhe në objektet e përdorura më parë nga MPB-ja e Serbisë.

Gjithashtu, prezenca e MPB-së së Serbisë është planifikuar edhe në Rudarë afër Zveçanit.

Fshati Rudarë gjendet në rrugën kryesore Mitrovicë – Leposaviq dhe njihet për barrikadat që janë vendosur aty që nga viti 2011 me qëllim që të pengojnë autoritetet e Kosovës të vendosin pushtetin në veri.

REL-i u përpoq të kontaktonte me Filipoviqin dhe Zhivkoviqin për të verifikuar këto pretendime, por pa sukses.

Gjithashtu, REL-i iu drejtua BIA-s dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë me kërkesën që të konfirmojnë ose mohojnë këto informacione, por këto institucione nuk janë përgjigjur deri në publikimin e këtij teksti.

As Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës dhe as Qeveria e Kosovës nuk i kanë komentuar këto pretendime.

Filipoviqi i kërkoi Vuçiqit siguri në veri

Ish-zyrtari policor, Filipoviq, i kërkoi presidentit Aleksandar Vuçiq “ndihmë shtesë” nga Serbia në një takim më 13 prill, në Rashkë.

Vuçiq e inkurajoi atë të thotë “hapur atë që kërkon”.

Pastaj Filipoviq tha se serbët në Kosovë kanë nevojë për siguri.

“Ne e dimë që ju i keni dërguar kërkesë KFOR-it për kthimin e forcave tona të sigurisë në Kosovë dhe Metohi dhe e dimë se ata e kanë refuzuar atë kërkesë, sepse ka shumë që dëshirojnë që në Kosovë dhe Metohi të mos ketë serbë. Prandaj, populli ynë, sidomos sot, pret fjalën tuaj. President, na thuaj, na trego rrugën ku do të shkojmë”, tha Filipoviq.

“Mos nxitoni”, iu përgjigj Vuçiq dhe shtoi se “ka gjithmonë kohë për këtë”.

Dhjetorin e kaluar, KFOR-i (misioni ushtarak i NATO-s në Kosovë) hodhi poshtë kërkesën e Serbisë për të kthyer 1000 pjesëtarë të ushtrisë dhe policisë së saj në Kosovë.

Beogradi zyrtar e bëri këtë kërkesë pas tensioneve dhe barrikadave në veri të Kosovës.

Një kërkesë e tillë u kundërshtua kategorikisht nga SHBA-ja, siç i tha Radios Evropa e Lirë në një intervistë dhjetorin e kaluar i dërguari special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ai tha, gjithashtu, se Kosova “ka garanci shumë të forta sigurie nga SHBA-ja”.

Pas kërkesës së Filipoviqit, në të njëjtin takim në Rashkë, të tjerë i kërkuan Vuçiqit t’i “mbronte”, të cilëve ai iu përgjigj: “E di që i vetmi lajm që do t’ju gëzonte është hyrja e ushtrisë serbe në Kosovë dhe Metohi dhe unë e di që në thelb gjithçka tjetër është me shumë më pak interes”.

“Vetëm atëherë do të ndiheshit të sigurt”, tha Vuçiq, por megjithatë ai u “kërkoi” të gjithëve durim dhe paqe.

 

Tags: KosovaPolicia serbeSerbia
ShareTweet

Postime të ngjashme

FSK e ShBA nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

FSK e ShBA nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Sveçla pret në takim Shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë

Sveçla pret në takim Shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë

Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë

Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë

Sulmi i “Cufës” në Ferizaj, detajet e fundit për rastin

Sulmi i “Cufës” në Ferizaj, detajet e fundit për rastin

Xhaka në formacionin e vitit në Bundesligë

Xhaka me fjalë të mëdha për Alonson

Berisha nuk i pranon zgjedhjet, paralajmëron protestë

Berisha nuk i pranon zgjedhjet, paralajmëron protestë

Erdogan pret në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s

Erdogan pret në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s

Britania përballet me Gjykatën e Lartë nën akuzat për armatosjen e Izraelit

Britania përballet me Gjykatën e Lartë nën akuzat për armatosjen e Izraelit

Lucas Vazquez pritet të largohet nga Real Madridi

Lucas Vazquez pritet të largohet nga Real Madridi

Liverpooli kërkon ta shkëpus yllin e Bayer Leverkusen – Frimpong e do kalimin në Angli

Liverpooli kërkon ta shkëpus yllin e Bayer Leverkusen – Frimpong e do kalimin në Angli

Ancelotti konfirmon dyshimin e Real Madridit për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Dortmundit

Ancelotti konfirmon largimin nga Reali, gati për Brazilin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X