TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kosova dorëzon në dhjetor aplikimin për në BE

by Lindrit Zejnullahu
3 vjet ago
0
A A
BE-ja i bënë thirrje serbëve që të kthehen në institucionet e Kosovës

Por shumë shpejt Kosova do ta bëj hapin e parë drejt integrimit në bashkësinë e shteteve evropiane.

Në një përgjigje me shkrim për tëvë1, Klisman Kadiu, këshilltar i zv.kryeministrit Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se aplikimi do të bëhet muajin e ardhshëm.

Si Qeveri, kemi filluar përgatitjet për ta dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si hap i parë, e me synim marrjen e statusit të vendit kandidat. Aplikimi do të dorëzohet këtë vit, brenda muajit dhjetor.

Njohës të integrimeve evropiane vlerësojnë se është në të drejtën e Kosovës të aplikojë për anëtarësim në BE, megjithëse kjo mund të ketë efekte negative.

“Kosova ka avancuar në shumë dimensione, megjithatë ne duhet ta pranojmë që në plot aspekte duhet që të avancohet edhe më tutje, si në aspektin e legjislacionit, por sidomos kur vjen puna te zbatimi i tij – nuk është me rëndësi a është e shkruar drejta e njeriut në një letër por sa zbatohet ajo”, tha Valon Murtezaj, ish-zv.ministër i Punëve të Jashtme.

Kurse, Arbër Fetahu, hulumtues në GLPS thotë se dërgimi i aplikacionit mund të shërbej për mirë në dinamizmin e reformave evropiane.

“Mendoj që dërgimi i aplikacionit mund të shërbej për mirë në dinamizmin e reformave evropiane por nëse nuk marrim ndonjë mbështetje publike nga vendet e BE-së kjo mund të kthehet në bumerang në aspektin ndërkombëtar të Kosovës sepse i bie që po aplikojmë vetëm sa për sy e faqe”, tha ai.

Kosova ka hyrë në marrëdhënie kontraktuale me BE-në në tetor të vitit 2015, pasi që kishte nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

Kronikë e realizuar nga Gojart Jashari.

Tags: Aplikimi ne BEKosova
ShareTweet

Postime të ngjashme

ShKShMK nis operacion në Bjeshkët e Sharrit

ShKShMK nis operacion në Bjeshkët e Sharrit

Arrestohet një i dyshuar për trafikim droge në Fushë-Kosovë

Arrestohet një i dyshuar për trafikim droge në Fushë-Kosovë

SBASHK ia dorëzon të hënën Konjufcës nënshkrimet për Projektligjin për skemat pensionale

SBAShK uron 7 Marsin: Vlerësim për kontributin e mësuesve në arsim dhe edukim

Hamza fton qytetarët të bashkohen në protestë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Tiranë

Hamza uron Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit

Fraza të paharrueshme që kemi dëgjuar nga mësuesit tanë

Haxhiu: Kryeministër do të jetë Albin Kurti, opozita s’mund ta bëjë e vetme qeverinë

Haxhiu uron 7 Marsin: Mirënjohje për mësuesit që formojnë të ardhmen e vendit

Kollçaku kritikon mungesën e deputetëve opozitarë në seancë për zgjedhjen e presidentit

Kollçaku kritikon mungesën e deputetëve opozitarë në seancë për zgjedhjen e presidentit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën