TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kosova dhe Luksemburgu nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi

nga tëvë1
9 muaj më parë
0
A A
Kosova dhe Luksemburgu nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mbajti konferencë të përbashkët për media me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Shkëmbimit Tregtar dhe Bashkëpunimit e Veprimit Humanitar të Luksemburgut, Xavier Bettel.

Para fjalëve respektive të palëve, u nënshkrua një Memorandim i Mirëkuptimit mes Kosovës dhe Luksemburgut. Nga ana e Kosovës memorandumi u nënshkrua nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ndërsa nga pala e Luksemburgut u nënshkrua nga zëvendëskryeministri Bettel, në kapacitetin e tij edhe si ministër i Punëve të Jashtme dhe Shkëmbimit Tregtar.

Memorandumi i Mirëkuptimit përbëhet nga dy fonde për mbështetjen e sektorit privat: Fondeve të LuxAid Challenge dhe LuxAidDemonstration. Këto dy fonde synojnë të mbështesin sektorin privat vendor për të promovuar inovacionin dhe për të përshpejtuar arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

“Në katër vitet e fundit, dy shtetet tona gjenden edhe më pranë njëra-tjetrës. Shkëmbimet mes nesh dhe ndërlidhja mes kompanive të dy vendeve tona janë të rëndësishme për avancimin edhe më tej të raporteve mes Kosovës dhe Luksemburgut. Tek Kosova ju do të gjeni përherë një shtet partner, për të lëvizur bashkë drejt një ekonomie në rritje. Të kujdesemi që ta shfrytëzojmë në plotni potencialin që ofrohet nga ky bashkëpunim i yni drejt ndërtimit të një të ardhme të qëndrueshme për qytetarët tanë”, tha Bislimi thuhet në komunikatë.

Nga ana e tij, zëvendëskryeministri Bettel vlerësoi miqësinë dhe partneritetin me Kosovën duke thënë se kjo është një miqësi me besim reciprok.

Ai shtoi se do të vizitojë përgjatë qëndrimit në Kosovë dhe projektet e përbashkëta të zbatuara dhe investimet e Luksemburgut në vendin tonë të cilat prekin fusha të ndryshme.
Zëvendëskryeministri Bettel tha se Kosova që e sheh sot, nuk është e njëjta me atë të 10 viteve më parë dhe shprehu se është i sigurt se Kosova e pas 10 viteve do jetë edhe më zhvilluar dhe përparimtare.

“Për të qenë pjesë e BE-së është shpesh një maratonë dhe jo një sprint, por tash jam i impresionuar nga sprinti i qeverisë suaj.” përfundoi zëvendëskryeministri Bettel.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maloku: Ka shenja për një koalicion qeverisës LVV-Nisma, por nuk siguron stabilitet politik

Maloku: Ka shenja për një koalicion qeverisës LVV-Nisma, por nuk siguron stabilitet politik

Kryeziu: Qëndrimi për kreun e Kuvendit s’ka ndryshuar, çdo të re nga takimi Kurti –Limaj do ta diskutojmë

Kryeziu: Qëndrimi për kreun e Kuvendit s’ka ndryshuar, çdo të re nga takimi Kurti –Limaj do ta diskutojmë

Sela jep detaje për takimin e fundit me Kurtin: Më tha, a ta bëjmë Arben Taravarin kandidat për president?

Sela jep detaje për takimin e fundit me Kurtin: Më tha, a ta bëjmë Arben Taravarin kandidat për president?

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

Katër të lënduar në një aksident në Livoq të Gjilanit

Maloku: Ka shenja për një koalicion qeverisës LVV-Nisma, por nuk siguron stabilitet politik

Maloku: Ka shenja për një koalicion qeverisës LVV-Nisma, por nuk siguron stabilitet politik

Ekipi saudit Neom, dorëzohet për Xhakën, Sunderlandi e Fenerbahçe në garë

E ardhmja e Xhakës mbetet pezull, Leverkuseni vendos kushtet për ta liruar

“InfoNata” 17.07.2025

“InfoNata” 17.07.2025

Kryeziu: Qëndrimi për kreun e Kuvendit s’ka ndryshuar, çdo të re nga takimi Kurti –Limaj do ta diskutojmë

Kryeziu: Qëndrimi për kreun e Kuvendit s’ka ndryshuar, çdo të re nga takimi Kurti –Limaj do ta diskutojmë

Avionët luftarakë izraelitë kryejnë sulm të ri ajror në Suwayda të Sirisë

Avionët luftarakë izraelitë kryejnë sulm të ri ajror në Suwayda të Sirisë

“Një tetëshe” për Malishevën në Reykjavik

“Një tetëshe” për Malishevën në Reykjavik

Prishtina e mposht Sheriffin, por eliminohet nga Europa League, vazhdon garën në Ligën e Konferencës

Prishtina e mposht Sheriffin, por eliminohet nga Europa League, vazhdon garën në Ligën e Konferencës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X