TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova dhe Kroacia, si trajtohen veteranët e luftës në dy shtete që dolën nga lufta?

by teve1
2 orë ago
0
A A
Kosova dhe Kroacia, si trajtohen veteranët e luftës në dy shtete që dolën nga lufta?

“Sot po jetojmë për të mbijetuar”, kështu rrëfen ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Bahri Shala.

56-vjeçari nga Peja, i cili është baba i dy fëmijëve, të ardhurat e vetme mujore i ka nga pensioni i veteranit të luftës.

Kjo shumë thotë se është e pamjaftueshme, meqë nuk i lejohet të bëjë punë tjetër.

Qeveria në fillim të këtij viti, rriti pensionet për të gjitha kategoritë e dala nga lufta, por jo edhe sa paga minimale në vend.

Me këtë rritje, veteranët e luftës marrin pension mujor prej 204 eurosh.

Bahri Shala, i cili ishte pjesë e brigadës 133 “Adrian Krasniqi”, flet për jetën e rëndë të pasluftës.

Pa strehë, pa punë…

“Sot është pothuajse për të mbijetuar [jetesa], sot për nesër, sot hamë, nesër ndodhë që duhet të shikojmë çka po na ndihmon dikush, apo çka po vjen diku. Se ti me 200 euro nuk ke mundësi të mbijetosh. Të drejtën e punës na i kanë ndalë, atë na i kanë ndalë, disa beneficione nuk t’i lejojnë hiç se do të ishte dashur shteti, sikur Kroacia që e ka të qet në rast social, shteti ta bjen për një muaj gjërat edhe ti e kalon dhe nuk e ke problem për bukë apo për gjëra elementare. Fëmija nëntë apo tetë vjeç ai nuk të pyet, a ki a s’ki, ai si të qohet të thotë ‘babë bukë’”, shprehet ai.

Në kohën kur në Kosovë po bëhej gjenocid nga shteti serb, Bahri Shala thotë se i ishte bashkuar luftës me idealin për liri.

Teksa kujton jetën pas çlirimit të vendit, ai tregon se mezi arriti të sigurojë strehim, ndërkohë që deri para katër vjetësh nuk kishte as kulm mbi kokë.

“Ka qenë e nevojshme që shteti të merret me strehim dhe me çdogjë. Unë prej vitit 2000 kam jetuar herë në një shtëpi të një shokut, herë në një shtëpi të një shokut, faleminderit prej tyre që ma kanë lëshuar shtëpinë pa qira. Se me qenë edhe qiraja, unë nuk do të dilja askund. Edhe ata i falënderojë përzemërsisht që më kanë ofruar ndihmë”, shprehet ai.

Me ligjin për veteranët e luftës së viteve 1998-1999, shuma e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se paga minimale e përcaktuar në Kosovë.

Bahri Shala nga Peja kërkon rishikim të ligjit që t’i mundësohet edhe punësimi.

“Shtetit unë veç një mesazh, ju kisha lut që të shikoni të bëhet një pagë minimale për veteranin edhe ata që janë të aftë për punë që t’u lejohet të punojnë. Që të futet në ligj edhe t’i lejohet për të punuar, sikur invalidi që e ka të drejtën e punës edhe neve të na lejohet që të punojmë”, shprehet ai.

Pas rënies heroike të familjes Jashari në Prekaz, luftës çlirimtare iu bashkua edhe Aziz Hyseni nga Podujeva, i cili në atë kohë po jetonte në Kroaci. Fillimisht ai kishte shkuar në Tropojë të Shqipërisë që të armatoset, e më pas në Morinë, Junik dhe zonën operative të Llapit ku ka qenë edhe zëvendëskomandant brigade.

Ai shpreh kritikat e tij për mungesë të trajtimit institucional të veteranëve të luftës për gati tri dekada.

Probleme shëndetësore, pas luftës kam pasur sulm në zemër, kam pasur sulm në kry, i kam unazat e deformuara, gjunjtë më dhëmbin tërë kohën. Jo veç unë, po shumica [e veteranëve]. Njerëzit e marrin si asgjë hiç, por dy orë ose një orë në front është sa 20 vjet në protesta apo demonstrata se psikologjikisht është më e rëndë, se lufta nënkupton vrasje, ose të vret ose e vrave. Dhe në demonstrata del e hedh një guri, ose hedh lotësjellës por ndodhë edhe që e kalon. Psikologjisht lufta është shumë më e rëndë”, rrëfen ai.

Ligji për vlerat e luftës i miratuar në vitin 2014 parasheh të drejta në shërbime falas, ku “veteranët e UÇK-së dhe anëtarët e familjes së ngushtë gëzojnë të drejtën e shërbimit shëndetësor falas”.

Megjithatë, ky ligj nuk është zbatuar në tërësi, thotë nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Gazmend Syla.

“Shkruan [në ligj] sepse obligohet Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale të themelojë qendrën e stresit postraumatik. Një qendër që për neve ka qenë tepër e rëndësishme. Paslufte secili qytetar që ka marrë pjesë në luftë, lirisht po e them sepse nisem prej vetës por edhe për shumë bashkëluftëtarë të tjerë, nuk është që kemi qenë shumë të barabartë, në një tavolinë me një qytetar tjetër i cili nuk e ka përjetuar luftën. Pasojat kanë qenë evidente në çdo mes. Luftëtarët e lirisë zgjidhjen e problemit e kanë parë përmes armës, përmes pushkës në fillim po flas”, shprehet ai.

Lidhur me themelimin e qendrës së stresit postraumatik, KosovaPress ka dërguar pyetje në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk kanë kthyer përgjigje.

Që nga pasfluta, Syla thotë se rreth 60 bashkëluftëtarë kanë bërë vetëvrasje.

“Traumat shfaqen dhe fatkeqësisht traumat nuk shfaqen aty për aty, menjëherë apo pas një viti. Por zakonisht ne duke u plakur, traumat po thellohet dhe bëhen edhe më të rënda. Kemi diku mbi 58-59 është numri që kanë bërë vetëvrasje prej bashkëluftëtarëve tanë. Shto këtu disa prej tyre shumica edhe disa të tjerë kanë bërë aksidente shumë paslufte, për shkak të këtyre traumave, jemi të bindur që është ashtu. Po ashtu ka shumë prej tyre që për të kaluar këtë stres dhe këto trauma të luftës e kanë gjet vetën në alkool, tash ky alkool edhe ua ka prishur familjet”, shton Syla.

Si shkak i asaj që kanë përjetuar në luftë, Aziz Hyseni, i cili ka qenë zëvendëskomandant brigade në zonën operative të Llapit thotë se shumë veteranë edhe sot kanë nevojë për trajtim.

“Edhe sot kanë nevojë [veteranët për trajtim], edhe sot kanë nevojë, jo të gjithë për fat, mirëpo kanë nevojë. Sepse ne po harrojmë që këto çrregullimet, këto ndryshimet e jashtëzakonshme me kohën, vjen ngarkesa edhe dikur ose shpërthen dhe për njerëzit që nuk janë të përshtatshëm që kanë probleme familjare, ose që kanë edhe probleme materiale për ta është më se e domosdoshme. Mirëpo, një kohë shteti edhe nuk ka pasur mundësi, tash mundësi ka por me gjasë nuk ka interes, nuk janë të interesuar askush”, thekson ai.

Para se t’i bashkohej UÇK-së, Aziz Hyseni në vitin 1991 ishte lajmëruar vullnetar për kyçje në ushtri të Kroacisë, ku ai mori pjesë në luftime për gati një vit.

“Në Kroaci jam lajmëruar vullnetarisht në vitin 1991 për kyçje në ushtri të Kroacisë, kam shkuar jam lajmëruar më ka pranuar Rrahim Ademi dhe më kanë thënë menjëherë. Edhe më kanë kyç komandant i baterisë të topave, 130 milimetra se unë jam artilier përndryshe. Dhe kam vazhduar derisa është çliruar Dubrovniku, kam marrë pjesë në luftime aktive. I kam 275 ditë luftë në Kroaci derisa e kemi hequr edhe pengesën e fundit që e ka mbajtur Dubrovnikun në rrethim”, rrëfen Hyseni, i cili më pas kishte bërë kërkesë që të shkyçet nga ushtria kroate.

Ai thotë se në Kroaci “veteranët trajtohet me respekt dhe dinjitet”.

“Populli kroatë, ushtria është diçka e shenjtë edhe ka mbetur e tillë, edhe sot veteranët trajtohen me respekt edhe me dinjitet…Veterani që e ka statusin e veteranit është veteran, ka sigurim shëndetësor. E dyta, ata që konkurrojnë për punë nëse e ka përgatitjen adekuate kanë avantazh në punë publike, qoftë komunale, qoftë republikane kanë avantazh edhe pranohen që e ka përgatitjen. Veterani i ushtrisë kroate nuk mund të jetë i papunë, detyrimisht është i punësuar sepse e ka mundësinë të punësohet në institucione publike, e ka mundësinë për kreditim, me kredi të volitshme, të lehta, të kthyeshme, e ka mundësinë që të ju jepet toka, me qindra hektarë tokë nëse dëshirojnë të punojnë tokën”, deklaron ai.

Tom Kaçinari, i cili është kryetar i bashkësisë së shoqatave të vullnetarëve në Kroaci, tregon se si trajtohen kategoritë e dala nga lufta nga Ministrisë së Veteranëve Kroat.

“Vullnetari e ka minimalisht koeficientin 1.85 edhe shumëzohen ditët dyfish sa ditë ke qëndruar në luftë aq shumëzohen për pension. Ki përparësi tjera të shkollimit të fëmijëve në shkollë, përveç atyre të drejtave për shëndetësi, ne i kemi gjashtë qendra që i kemi formuar për shërim të veteranëve të veçanta. Mundesh tri javë ditë bashkë me bashkëshorten tënde që të shkosh edhe të relaksohesh e shërohesh, krejt pa para. Që je invalid i ke të gjitha pa para, në çdo spital përparësi, të mundësohet që të shkosh në banjë të shtetit. Është përparësia e punësimit sepse kur e kemi demobilizuar ushtrinë, është dashur të bësh diçka me atë njerëz”, deklaran ai.

Shteti kroat ka mundësuar punësimin e veteranëve të luftës, thotë ndër tjera Kaçinari, për çka shton se vlerë të madhe kanë vullnetarët, pensionet e të cilëve dallojnë edhe sipas gradave ushtarake.

“Pensionet janë të dyfishta, invalidi nëse invaliditeti i tij që mund të jetë 20, 30, 40 për qind, në qoftë se ai invaliditet e ka sjellur deri tek situata që ai nuk mund më të punojë, atëherë e qesin në pension. Nëse nuk je për ushtar i thonë pensioni profesional, nëse t’u ka marrë mundësia e punësimit të përjetshme, atëherë ajo është pension i cili vjen i cili e ka peshën më të lartë. Por kur të shkosh në pension, ke punuar para ushtrie të hyn ai stazh në llogari, të hyn grada jote, në qoftë se ke qenë epror, në qoftë se e ke pasur detyrën ushtruese edhe ajo ta rrit pensionin. Ka lloj-lloj, mund të jemi në një vend të plagosur, por njëri e ka pensionin dy mijë euro, e njëri e ka ndoshta 700 euro… Varet a je invalid 20 për qind, apo 80 për qind apo 100 për qind. 100 për qind i kemi dy kategori, të kategorisë së parë janë në karrocë se nuk mund të kujdesen për vetën por atyre ua paguajnë edhe personin e veçantë, i cili ju rrinë gati gjithë ditën dhe atë e paguan shteti. Shteti invalidëve ua blen edhe veturën e re çdo pesë vjet se ajo quhet si karrocë për me mujt invalidi që të shkojë”, tregon ai.

Veterani i luftës në Kroaci mund të punësohet dhe nuk merr pensin, ndërkohë që kur të arrin pensionin e moshës atëherë merr shumën jo më të ultë se 45 për qind e pagës mesatare në vend.

“Veterani nuk ka pension si veteran, por kur të shkojë në pension e kemi një ligj i cili thotë se pensioni i veteranit nuk mund të jetë më i vogël se 45 për qind të rrogës mesatare e cila është në shtet një vit para se të shkojë në pension…Nëse ka qenë rroga mesatare 1200-1400 euro, përfundi 45 për qind nuk mund ta merr….. Kur të shkosh si vullnetar në pension, varet a shkon si ushtarak, apo sipas ligjit të veteranëve, atëherë është ligj i veçantë, atëherë ke të drejta të tjera, por nëse nuk e ke shfrytëzuar, je vullnetar dhe ke qenë i plagosur në këmbë por ke mundur të ecësh dhe nuk ke hyrë në pension dhe ke vazhduar të punosh, kur të shkosh në pension, atëherë ta dhënë përparësi koeficientin me të cilën të shumëzohen ditët, te këta tjerët shumëzohen me 1.20 ose 0.80 atëherë ne 1.85 atëherë kemi vlerën dhe peshën më të madhe”, shprehet ai.

Në Kroaci janë 518 mijë veteranë të regjistruar, në mesin edhe tyre janë 3200 shqiptarë, ku 2800 e kanë statusin e vullnetarit, 87 dëshmorë, 37 të zhdukur dhe 250 janë invalidë.

Ndërkaq, në Kosovë sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës janë 37 mijë veteranë që e marrin pensionin, nga gjithsejtë 47 mijë të regjistruar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti për DioGuardin: Hapi dyert e politikës amerikane për shqiptarët

Kurti për DioGuardin: Hapi dyert e politikës amerikane për shqiptarët

Çeku: Qeverinë Kurti 3 do ta kemi brenda afatit

Çeku: Qeverinë Kurti 3 do ta kemi brenda afatit

FSK-ja trajnon snajperistët e rinj për qitje precize në distanca të largëta

FSK-ja trajnon snajperistët e rinj për qitje precize në distanca të largëta

Çeku: Programi ynë nuk ofron mrekulli por zgjidhje të qëndrueshme për problemet e prishtinasve

Çeku: Programi ynë nuk ofron mrekulli por zgjidhje të qëndrueshme për problemet e prishtinasve

Dy yjet e Real Madridit mbetën të lënduar pas sfidës ndaj Atletico Madridit

Dy yjet e Real Madridit mbetën të lënduar pas sfidës ndaj Atletico Madridit

Marc Marquez bëhet kampion bote për herë të nëntë dhe barazon Valentino Rossin

Marc Marquez bëhet kampion bote për herë të nëntë dhe barazon Valentino Rossin

Harry Kane është temë e nxehtë te Bayerni, e ardhmja e anglezit është e paqartë

Harry Kane është temë e nxehtë te Bayerni, e ardhmja e anglezit është e paqartë

SHBA i revokon vizën presidentit kolumbian për komentet në tubimin pro-Palestinë

SHBA i revokon vizën presidentit kolumbian për komentet në tubimin pro-Palestinë

Kurti për DioGuardin: Hapi dyert e politikës amerikane për shqiptarët

Kurti për DioGuardin: Hapi dyert e politikës amerikane për shqiptarët

87.8% e Gazës nën evakuim ose në zona ushtarake, OKB paralajmëron për krizë humanitare

Mbi 66,000 persona të vrarë në Gaza nga Izraeli që nga fillimi i luftës

Çeku: Qeverinë Kurti 3 do ta kemi brenda afatit

Çeku: Qeverinë Kurti 3 do ta kemi brenda afatit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën