Po e vendos flamurin e Kosovës në pakot që destinacion kanë Ukrainën.
Londinezi Arwid Hall, në bashkëpunim me një kompani farmaceutike ka mbledhur medikamente për t’i dërguar në spitalin ushtarak në Zaporizhzhias, qytet në Ukrainës.
Kjo është hera e dytë që këta po dërgojnë barna.
E për të ndihmuar në këtë aksion kanë ardhur edhe ushtarak ukrainas.
Hall nga Organizata Bamirëse ”Komuniteti Rinor” shpalos detajet e kësaj ndihme.
Farmacistja Kaltrina Zenuni ka treguar se çfarë lloje të barnash janë dërguar në këto pako, duke treguar edhe vlerën e barnave.
Donacioni i parë me medikamente është dërguar në Spitalin Ushtarak në Zaporizhzhias javë më parë.
Kronika e realizuar nga gazetarja Valëza Sylejmani.