TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kosova cak i propagandës ruse

Një hulumtim i kryer nga ekipi i “Hibrid.info”, tregon mes tjerash se Ballkani dhe Kosova janë cak i rrjetit propagandistik rus, “Pravda”. Artikujt e publikuar nga kjo platformë propagandistike ruse e krahasojnë Kosovën me Krimenë ndërsa glorifikojnë udhëheqësit rusë dhe serbë. Hulumtuesi i lartë në platformën për verifikim të fakteve “Hibrid.info”, Festim Rizanaj, thotë se domeni “Pravda” në shqip është aktiv që nga marsi i vitit 2024 dhe se deri më tani janë përkthyer rreth 3.000 artikuj në gjuhën shqipe.

by Shpat Blakcori
8 muaj ago
1 0
A A

Cak i propagandës ruse është Kosova.

Shteti më i ri në Evropë është vënë në shënjestër të dezinformatave nga rrjeti propagandistik rus “Pravda” që është një operacion online i koordinuar me Kremlinin zyrtar për të shpërndarë narrativa të ndryshme pro-ruse.

Një hulumtim i kryer nga ekipi i Hibrid.info tregon se as  vende të tjera të Ballkanit nuk qëndrojnë imune në këtë aspekt.

Përmes një konference për media, hulumtuesi i lartë në Hibrid, Festim Rizanaj ka njoftuar për narrativat kryesore që publikohen në gjuhën shqipe nga ky rrjet propagandistik.

“Është pro-ruse dhe pro-serbe kryesisht dhe shfaqet bashkëpunimi Moskë-Beograd ku glorifikohen liderët e këtyre shteteve me idenë se ata janë figura të fuqishme politike. Pastaj këto narrativat e sanksioneve të Perëndimit për shembull ndaj Rusisë në një farë forme kritikohen. Narrativa tjetër është kundër NATO-s që shihet si agresore, BE-ja si injorante dhe SHBA-ja si manipuluese” , tha Rizanaj.

Tutje, sipas këtij rrjeti propagandistik Kosova krahasohet me Krimenë edhe akuzohet për terrorizëm institucional ndaj serbëve.

“Kosova mohohet si shtet që njëkohësisht e paraqet edhe qëndrimin zyrtar të rusëve. Pos tjerash, Kosova krahasohet me Krimenë dhe akuzohet për terrorizëm institucional ndaj serbëve. Pra, ngjarjet që zhvillohen ne vendbanimet serbe këta i konsiderojnë si terrorizëm institucional ndaj komunitetit serbë që jeton në Kosovë”, tha ai.

Mes tjerash, Rizanaj ka treguar se domeni Pravda në shqip është aktiv që nga marsi i vitit 2024 dhe deri më tani janë publikuar rreth 3.000 mijë artikuj në gjuhën shqipe, por që ndikimi  drejtpërdrejtë në audiencën shqiptare mbetet i ulët për shkak të cilësisë së dobët të përkthimeve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Shkodra: Do të gjendet një figurë për president, Abdixhiku bëri kërkesë për përfshirje në qeveri

Shkodra: Do të gjendet një figurë për president, Abdixhiku bëri kërkesë për përfshirje në qeveri

Bregasi vlerëson punën e Osmanit, thotë se Kosova s’e ka luksin të shkojë në zgjedhje

Bregasi vlerëson punën e Osmanit, thotë se Kosova s’e ka luksin të shkojë në zgjedhje

Jashari thotë se studentët serbë duhej lejuar të vizitonin Prekazin

Bekim Jashari përjashton mundësinë të jetë kandidat për president

Katër persona u qëlluan për vdekje në një motoskaf të regjistruar në SHBA nga forcat kubane

Katër persona u qëlluan për vdekje në një motoskaf të regjistruar në SHBA nga forcat kubane

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Juventusi eliminohet në vazhdime nga Galatasaray

Juventusi eliminohet në vazhdime nga Galatasaray

Real Madridi vazhdon rrugën në Champions

Real Madridi vazhdon rrugën në Champions

PSG kalon në 1/8 e finales

PSG kalon në 1/8 e finales

“InfoNata” 25.02.2026

“InfoNata” 25.02.2026

Dramë në Torino, ndeshja shkon në vazhdime

Dramë në Torino, ndeshja shkon në vazhdime

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën