TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kosova bie për tri pozita në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit

by tëvë1
3 javë ago
1
A A
Kosova bie për tri pozita në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit

Kosova ka shënuar rënie për një pikë në krahasim me vitin e kaluar në Indeksin e Perceptimit e Korrupsionit për vitin 2025.

Kosova është vlerësuar me 43 pikë.

Sipas vlerësimit të ri nga Transparency International (TI), Kosova renditet e 76-ta në botë nga gjithsej 182 vende dhe territore, apo tri pozita më poshtë se më 2024.

Sipas TI, vlerësimi me pikë i një shteti tregon nivelin e korrupsionit të perceptuar në sektorin publik nga zero (që do të thotë se një vend është jashtëzakonisht i korruptuar) deri në 100 (një vend i pastër nga korrupsioni), ndërkaq renditja e një shteti në indeks tregon pozicionin e tij relativ krahasuar me vendet e tjera.

Kosova mori vlerësimin më të mirë më 2024 (44 pikë), duke zënë vendin e 73-të në botë. Kjo pasi shënoi një përparim të lehtë në luftimin e korrupsionit krahasuar me vitin 2023, kur ishte vlerësuar me 41 pikë.

Kosova përfshihet në këtë Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit që nga viti 2012. Që atëherë, vlerësimin më të keq vendi e kishte pasur më 2013, 2014 dhe 2015, kur për tri vjet rresht ishte vlerësuar me 33 pikë.

Për vitin 2025, nga vendet e rajonit, Mali i Zi është vlerësuar më së miri me 46 pikë (njësoj si herën e kaluar), Maqedonia e Veriut me 40 (njësoj si herën e kaluar), Shqipëria me 39 (ka shënuar përkeqësim nga 42 pikë sa kishte në indeksin e kaluar), Bosnje e Hercegovina me 34 (ka shënuar rënie, pasi herën e kaluar kishte 33 pikë) dhe Serbia me 33 (ka shënuar rënie pasi herën e kaluar kishte 35 pikë).

Në raportin botëror të Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit është theksuar se gjendja në është shqetësuese dhe ka rënie në nivel të përgjithshëm të lidershipit që lufton korrupsionin. Përparimet në përgjithësi janë cilësuar të kufizuara./teve1.info/

Tags: Indeksi i KorrupsionitKosovaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjykata Administrative fillon punën më 5 maj

Gjykata Administrative fillon punën më 5 maj

Osmani zhvillon takim me diplomaten amerikane Anu Prattipati

Osmani zhvillon takim me diplomaten amerikane Anu Prattipati

Trendafilova sot në Kosovë, reagon OVL-ja për ardhjen e saj

OVL-UÇK thonë se nuk u ftuan në seancën solemne të Kuvendit: E papranueshme dhe fyese

“Momir Pantiqin e kam pa në kodër”, dëshmitari rrëfen si u plaçkitën, maltretuan dhe u dëbuan nga shtëpitë e tyre

“Momir Pantiqin e kam pa në kodër”, dëshmitari rrëfen si u plaçkitën, maltretuan dhe u dëbuan nga shtëpitë e tyre

Llapi – Malisheva shkon në vazhdime

Llapi – Malisheva shkon në vazhdime

Zabërgja vazhdon me gola në Ukrainë

Zabërgja vazhdon me gola në Ukrainë

Sulmet SHBA-Izrael godasin shkolla, palestra sportive në Teheran

Sulmet SHBA-Izrael godasin shkolla, palestra sportive në Teheran

Gjykata Administrative fillon punën më 5 maj

Gjykata Administrative fillon punën më 5 maj

Franca, Italia dhe Greqia bien dakord të koordinojnë asetet ushtarake në Qipro dhe Mesdheun Lindor

Franca, Italia dhe Greqia bien dakord të koordinojnë asetet ushtarake në Qipro dhe Mesdheun Lindor

Ushtria izraelite lëshon paralajmërim për evakuim masiv për periferitë e Bejrutit

Ushtria izraelite lëshon paralajmërim për evakuim masiv për periferitë e Bejrutit

Osmani zhvillon takim me diplomaten amerikane Anu Prattipati

Osmani zhvillon takim me diplomaten amerikane Anu Prattipati

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën