TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova bën paraqitje të mirë në Budapest, por mposhtet nga Hungaria

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kosova bën paraqitje të mirë në Budapest, por mposhtet nga Hungaria

Përkundër paraqitjes së mirë, Kombëtarja e Kosovës në futboll ka pësuar humbje në ndeshjen e dytë miqësore të këtij muaji.

Të martën mbrëma, Kosova u mposht nga Hungaria me shifrat 2:0 në duelin e luajtur në stadiumin “Puskas Arena” në Budapest.

Për Kosovën, kjo ishte miqësorja e dytë dhe e fundit për këtë muaj. Të premten e shkuar, Kosova e mposhti 1:0 Armeninë në Yerevan por nuk arriti të marrë rezultat pozitiv edhe ndaj Hungarisë, ekip që do të paraqitet në Kampionatin Evropian që mbahet këtë verë në Gjermani.

Në fakt, Kosova luajti shumë mirë, sidomos në pjesën e parë, në të cilën dominoi tërësisht. Pavarësisht, dominimit të plotë, Kosova nuk arriti të shënoj gol dhe pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0:0.

Madje, gjatë 45 minutave të para, Kosova pati ca raste të mira shënimi, ku duhet veçuar tentimin e Edon Zhegrovës. Zhegrova që edhe ishte lojtari më i dalluar në fushë, gati sa nuk shënoi gol në minutën e 9-të. Por, gjuajtja e tij u devijua dhe përfundoi jashtë.

Edhe në pjesën e dytë, Kosova tentoi për ta zhbllokuar rezultatin dhe kur pritej goli i “Dardanëve” ishte Hungaria, ajo që realizoi në minutën e 58-të. Pas një gabimi para portës, kapiteni i Hungarisë, Dominic Szoboslzai shënoi nga afërsia dhe atë me ndihmën e kapitenit Amir Rrahmani.

Hungarezët e shënuan edhe golin e dytë, duke e vulosur rezultatin përfundimtar të takimit. Në minutën e 86-të, mbrojtësi Zsolt Nagy shënoi nga afërsia për t’i dhënë fund dilemës së fituesit.

Për përzgjedhësin e Kosovës, Franco Foda kjo ishte ndeshja e dytë në krye të Kosovës dhe humbja e tij e parë me “Dardanët”.

Për dallim prej ndeshjes me Armeninë, selektori Foda kundër Hungarisë bëri tri ndryshime në formacion. Kapiteni Amir Rrahmani u rikthye në mbrojtje nga lëndimi në vend të Lumbardh Dellovës, Donat Rrudhani e zëvendësoi në krahun e majtë të mbrojtjes Leart Paqaradën e lënduar, ndërsa në mesfushë Blendi Idrizi startoi para Florian Loshajt.

Dy miqësoret e radhës, Kosova do t’i këtë në muajin qershor por ende nuk e ka caktuar kundërshtarin e dytë. Tani për tani, vetëm dueli me Norvegjinë në Oslo është i konfirmuar.

Në shtator, Kosova do të paraqitet në Grupin 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve, ku do të përballet me Lituaninë, Rumaninë e Qipron.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe siguron kalimin në Ligën B

Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe siguron kalimin në Ligën B

​ Shqipëria në pushim me epërsi ndaj Bjellorusisë

​ Shqipëria në pushim me epërsi ndaj Bjellorusisë

Formacionet zyrtare Bjellorusia – Shqipëria

Formacionet zyrtare Bjellorusia – Shqipëria

Barazim në derbin e Ligës së Parë, Prishtina e Re ndal Lirinë

Barazim në derbin e Ligës së Parë, Prishtina e Re ndal Lirinë

Heqja e 50% të masave nga BE-ja do t’i sjellë Kosovës rreth 216 milionë euro

Kosova pret sqarime nga Komisioni Evropian për këngën serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së

Zulfaj: Draft-statuti i asociacionit i propozuar nga BE, s’është obligues për Kosovën

Kënga serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së, Zulfaj: Skandaloze, presim shpjegim nga Kos

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Auto Draft

Aksident në Vushtrri, vetura hyri në garazhin e një banori

Auto Draft

“160 kate Burj Khalifa, 3476 shkallë” – Agim Agushi synon një tjetër rekord me 28 Nëntor në Dubai

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën