TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Koreja e Veriut lëshon dy raketa

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Koreja e Veriut lëshon dy raketa

“Mëngjesin e sotëm, ne kemi detektuar dy raketa lundruese të lëshuara nga Koreja e Veriut në Detin Perëndimor nga Onço, në provincën e Pionganit Jugor”, tha një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes për AFP-në.

“Autoritetet ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut po analizojnë specifikat, sikurse është distanca e fluturimit të këtyre raketave”, shtoi ky zyrtar.

Lëshimi i këtyre raketave vjen teksa Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara nisën përgatitjet për stërvitjet e përbashkëta ushtarake që do të mbajnë nga 22 gushti deri më 1 shtator.

Koreja e Veriut ka pritur me zemërim njoftimin për këto stërvitje, pasi i konsideron si stërvitje për pushtim.

Koreja e Veriut nuk ka testuar raketa lundruese – që janë të ndaluara sipas sanksioneve që Kombet e Bashkuara kanë vendosur ndaj Phenjanit – që nga janari, raportoi agjencia e lajmeve Yonhap.

Herën e fundit që Koreja e Veriut kreu testime të armatimeve ishte më 10 korrik, kur testoi raketahedhës të shumëfishtë.

Koreja e Veriut ka kryer një seri testimesh që nga janari, përfshirë edhe lëshimin e një rakete balistike ndërkontinentale me rreze të gjatë veprimi. Kjo ishte hera e parë që nga viti 2017 që Veriu testoi një raketë të këtij lloji.

Zyrtarët në Uashington dhe Seul kanë paralajmëruar se Koreja e Veriut po përgatitet të kryejë atë që mund të jetë testi i shtatë bërthamor./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sllovenia bëhet vendi i parë evropian që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

Sllovenia bëhet vendi i parë evropian që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

“Një moment që s’duhet humbur”: Ministrat izraelitë bëjnë thirrje për aneksimin e Bregut Perëndimor

“Një moment që s’duhet humbur”: Ministrat izraelitë bëjnë thirrje për aneksimin e Bregut Perëndimor

OKB-ja do të votojë për një rezolutë që kërkon armëpushim të menjëhershëm në Gaza

Forcat izraelite vrasin të paktën 69 persona në Gaza ndërsa prisnin për ndihma

Diplomati më i lartë francez i cilëson pikat e ndihmës në Gaza si “skandaloze dhe të turpshme”

Diplomati më i lartë francez i cilëson pikat e ndihmës në Gaza si “skandaloze dhe të turpshme”

Bastisje në Dubravë: 80 Zyrtarë dhe Njësia K9 në aksion kundër kontrabandës

Bastisje në Dubravë: 80 Zyrtarë dhe Njësia K9 në aksion kundër kontrabandës

​Leavitt: Trump ka përfunduar shumë konflikte edhe ndërmjet Kosovës e Serbisë

​Leavitt: Trump ka përfunduar shumë konflikte edhe ndërmjet Kosovës e Serbisë

Policia e Kosovës arreston një person për tentim-vrasje në Pejë

Operacion kibernetik në Prishtinë – Arrestohen tre persona për mashtrime me kartela bankare dhe vjedhje identiteti

Besim Kamberaj pezullohet nga detyra pas aktakuzës për korrupsion

Besim Kamberaj pezullohet nga detyra pas aktakuzës për korrupsion

Arrestohen dy persona në Pejë, për tentim vrasje

Arrestohen një 22 vjeçar dhe një 20 vjeçar për rrëmbim në Prishtinë

Pse pasagjerëve u kërkohet të ngrenë roletat e dritareve gjatë fluturimit

Pse pasagjerëve u kërkohet të ngrenë roletat e dritareve gjatë fluturimit

Klinaku akuzohet për kërcënime ndaj Kurtit – reagon pas aktakuzës

Klinaku akuzohet për kërcënime ndaj Kurtit – reagon pas aktakuzës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X