Në Spanjë e bëjnë të kryer, Niko Uilliamas është futbollisti më i ri i Barcelonës.
Siç shkruhet në media, katalanasit kanë gjetur gjuhën e përbashkët me Atletik Bilbao dhe mungojnë vetëm detajet e fundit që çdo gjë të zyrtarizohet.
Bëhet fjalë për një kontratë 6 vjeçare ndërsa Bilbao, nga ky transferim, do të përfitojë rreth 60 milionë euro përfshirë dhe bonuset.
Spanjolli ishte shumë afër Bayernit por duket se Barcelona ishte dëshira e tij më e madh pasi ka pranuar të ul dhe rrogën vetëm për t’ju bashkuar katalanasve.
Në sezonin e kaluar me Atletik Bilbaon, ai u aktivizua në 29 ndeshje, realizoi 5 gola dhe dhuroi 5 asist.