TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kontrata e MSh-së për barnat esenciale, disa produkte s’dihet sa kushtojnë në treg

by Tëvë1
1 vit ago
0
A A
Kontrata e MSh-së për barnat esenciale, disa produkte s’dihet sa kushtojnë në treg

Çmimet e tregut të hapur nga lista e barnave esenciale ishin mesatarisht deri në 92% më të larta krahasuar me çmimet e barnave ekuivalente nga kontrata e tenderit të menaxhuar nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërsa, në tregun e hapur nuk janë gjetur çmime për nëntë produkte që disa prej tyre janë në vlera të larta.

Kështu është bërë e ditur përmes një tryezë diskutimi, në të cilën Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka prezantuar analizën e Tregut mbi Procesin e Prokurimit të Barnave Esenciale në Kosovë.

Berat Abdiu nga UBO Consulting, derisa ka treguar se çfarë përmban raporti, ka theksuar se fokusi i këtij studimi është tek proceset e prokurimit për barnat nga lista esenciale dhe proceset e prokurimit lidhur me infrastrukturën shëndetësore.

“Fokusi i këtij studimi është tek proceset e prokurimit për barnat nga lista esenciale dhe për proceset e prokurimit lidhur me infrastrukturën shëndetësore. Qëllimi kryesor ka qenë një zhvillim i analizës së hulumtimit të tregut me qëllim të ofrimit të një vlere referente për të krahasuar kontratat e përzgjedhura për analizë, kontratat për barnat e listës esenciale dhe projektet infrastrukturës shëndetësore. Analiza nga studimi ka pas për synim të identifikojë shkaqet që ndikojnë në pengesat për furnizim me barna nga lista esenciale dhe keq menaxhimin potencial të fondeve publike nga këto procese”, ka thënë Abdiu.

Ndërsa ka thënë se nga kontratat që janë marrë për analizë janë identifikuar 49 produkte mjekësore, nga të cilat vlera e kontratave të prokurimit ka qenë mbi 3 milionë euro. Ai ka shtuar se pesë nga këto barna përbejnë 66 për qind të vlerës së kontratës apo 2.1 milionë shpenzohen vetëm në pesë prej këtyre barnave nga lista e përgjithshme për 49 produkte.

Abdiu ka theksuar se për këto barna diferenca në treg është shumë e madhe në raport me çmimin e barnave të kontraktuara përmes mekanizmit të prokurimit publik nga MSh-ja.

“Nga kontratat që janë marrë për analizë kemi identifikuar 49 produkte mjekësore, nga këto rezulton vlera e kontratave të prokurimit 3 milionë e 164 mijë euro. Pesë barna nga këto përbejnë 66 për qind të vlerës së kontratës apo 2.1 milionë shpenzohen vetëm në pesë prej këtyre barnave nga lista e përgjithshme prej 49. Në tregun e hapur nuk kemi gjet çmime referente për nëntë produkte, që përfshihen edhe pesë nga këto në vlerë të larta. Këto barna janë për sëmundje të rralla dhe vlera e tyre është shumë e lartë. Për këto barna kemi gjet se diferenca në treg është shumë e madhe në raport me çmimin e barnave të kontraktuara përmes mekanizmit të prokurimit publik nga MSh-ja, d.m.th përgjysmë janë të siguruara nga MSH-ja me çmim përgjysmë më të lirë se e tregut për këtë pjesë. Në anën tjetër për një pjesë të kontratës nuk kemi mund të gjejmë çmim referent në treg”, tha Abdiu.

Në këtë studim është analizuar një kontratë për ndërtimin e një objekti të kujdesit shëndetësor parësor në Mamushë për analizë krahasuese të kostos. Analiza nxjerr në pah se kontrata e përfituar nëpërmjet prokurimit është 21% nën kostot e referencës të marra nga hulumtimi i tregut (çmimet e tregut).

Po ashtu është theksuar gjatë raportit se dallim të konsiderueshme u gjetën midis kategorive të ndryshme të kontratave, si në sektorin e ndërtimit, të instalimeve hidraulike, instalimeve elektrike, sistemet e ngrohjes, ajrosjes e klimatizimit dhe sistemet e gazit medicinal. Ndërsa analiza e kostos zbulon se kontrata demonstron një avantazh në kosto, ajo nuk arrin të trajtojë dhe të paraqes plotësisht në pah se zbatimi i projektit në tërësinë e tij ka devijuar nga kushtet kontraktuale, duke lënë kështu në fakt disa punë të papërfunduara plotësisht.

Kontratat e analizuara kanë qenë gjatë vitit 2022 dhe 2023./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Parandalohet kontrabandimi me pajisje mjekësore në Merdarë

Parandalohet kontrabandimi me pajisje mjekësore në Merdarë

KQZ-ja emëron mbi 15 mijë anëtarë të Këshillave të Vendvotimeve

KQZ-ja emëron mbi 15 mijë anëtarë të Këshillave të Vendvotimeve

Tahiri premton ndërtimin e një ure të re mbi lumin Slinicë

Tahiri premton ndërtimin e një ure të re mbi lumin Slinicë

Kryetari Basha priti në takim ambasadorin e Hungarisë

Kryetari Basha priti në takim ambasadorin e Hungarisë

Parandalohet kontrabandimi me pajisje mjekësore në Merdarë

Parandalohet kontrabandimi me pajisje mjekësore në Merdarë

Trump pritet të takojë kryeministrin izraelit në Shtëpinë e Bardhë

Trump pritet të takojë kryeministrin izraelit në Shtëpinë e Bardhë

KQZ-ja emëron mbi 15 mijë anëtarë të Këshillave të Vendvotimeve

KQZ-ja emëron mbi 15 mijë anëtarë të Këshillave të Vendvotimeve

Tahiri premton ndërtimin e një ure të re mbi lumin Slinicë

Tahiri premton ndërtimin e një ure të re mbi lumin Slinicë

Kryetari Basha priti në takim ambasadorin e Hungarisë

Kryetari Basha priti në takim ambasadorin e Hungarisë

Rusia tërhiqet nga Konventa Evropiane kundër Torturës

Rusia tërhiqet nga Konventa Evropiane kundër Torturës

Ismaili: Pas 12 tetorit s’ka më ndarje selektive ndaj lagjeve të Prishtinës

Ismaili: Pas 12 tetorit s’ka më ndarje selektive ndaj lagjeve të Prishtinës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën