TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kontrabandojnë dhe shesin mjaltë me substanca të dëmshme për shëndetin, arrestohen 5 veta

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kontrabandojnë dhe shesin mjaltë me substanca të dëmshme për shëndetin, arrestohen 5 veta

Janë arrestuar dhe ndaluar për 48 orë në Ferizaj të dyshuarit me inicialet: K.Gj., E.Gj., Q.Sh., M.Sh. dhe E.I., me dyshimin se kanë kontrabanduar dhe shitur mjaltë me përmbajtje të substancave të dëmshme për shëndetin, raporton teve1.info

Sipas një komunikate të Prokurorisë së Ferizajt, të dyshuarit që nga muaji mars 2023 e tutje kanë futur në vazhdimësi mjaltë të kontrabanduar përmes pikës kufitare me Malin e Zi, duke e shmangur kontrollin doganor dhe atë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Po ashtu, të dyshuarit, mjaltin e kontrabanduar e kanë plasuar në shitje në Ferizaj dhe pejsë tjera të Kosovës duke qenë të vetëdijshëm se mjalti i kontrabanduar nuk i plotëson kushtet e nevojshme për konsum dhe se përmban substanca të dëmshme për shëndetin dhe paraqet rrezik të madh për shëndetin e qytetarëve të cilët e blejnë këtë produkt.

Sipas Prokurorisë, me këto veprime, të arrestuarit dyshohen për veprat penale: “Kontrabandimi i mallrave”, “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë” dhe “Mashtrimi i blerësve”.

“Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i arsyeshëm se të pandehurit nga marsi i vitit 2023 e në vazhdimësi edhe tani, përmes pikës kufitare që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut, të pandehurit, kalojnë vijën kufitare duke bartur mallra dhe shmangin kontrollin doganorë, ashtu që me mjete të ndryshme të transportit duke shfrytëzuar rrugët ilegale nëpër rrugë malore dhe rrugë të tjera kontrabandojnë mallra të emëruara si “mjaltë” me origjinë nga vende të ndryshme, e cila futet në paketime të ndryshme dhe në kavanoz dhe këto mallra futen në Kosovë duke i’u shmangur kontrollit doganorë dhe kontrolleve sanitare nga AUV në lidhje me cilësinë e këtyre produkteve, me ç’ rast Doganës së Kosovës i shkaktojnë dëm të konsiderueshëm material, me këtë ekziston dyshimi i arsyeshëm që secili veç e veç ka kryer veprën penale “Kontrabandimi i mallrave” nga neni 311 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Sipas Prokurorisë, të dyshuarit kanë kryer edhe veprën penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Të njëjtit, gjatë periudhës kohore të lartëcekur, në Ferizaj dhe në vende të ndryshme nëpër Kosovë, mallin e kontrabanduar e vënë në qarkullim për shitje pa u bërë kontrolli i nevojshëm nga enti i autorizuar- AUV në Kosovë, duke e plasuar nëpër lokale të ndryshme nëpër Ferizaj dhe nëpër vende të tjera në Kosovë duke qenë të vetëdijshëm se mjalti i kontrabanduar nuk i plotëson kushtet e nevojshme për konsum dhe se përmban substanca të dëmshme për shëndetin dhe paraqet rrezik të madh për shëndetin e qytetarëve të cilët e blenë këtë produkt, me këtë ekziston dyshimi i arsyeshëm që secili veç e veç ka kryer veprën penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë” nga neni 261 1 dhe 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Si dhe, pesë të arrestuarit dyshohen edhe për veprën penale “Mashtrim i blerësve”.

“Po ashtu, të njëjtit, gjatë kësaj periudhe, në Ferizaj dhe në vende të ndryshme nëpër Kosovë, me dashje dhe me qëllim të mashtrimit të blerësve vënë në qarkullim prodhime me shenjën në të cilën janë të shënuara të dhëna të cilat nuk i përgjigjen përmbajtjes, llojit, prejardhjes dhe kualitetit të produktit, me këtë ekziston dyshimi i arsyeshëm që secili veç e veç ka kryer veprën penale “Mashtrimi i blerësve” nga neni 293 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Vdes në spital gruaja që ra nga ura në Gjakovë

Shqipëria hapi negociatat, cilët janë hapat për anëtarësim

Kosova pa fonde, në pritje pas aplikimit për rreth 7%

“Lufta” me IA, ekspertët: Mos besoni çdo gjë

“Lufta” me IA, ekspertët: Mos besoni çdo gjë

Shkolla “Emin Duraku” mbetet pa dy mësimdhënës

Raporti i sigurisë, kjo është shkolla ndër më të sigurta në kryeqytet

Të paktën 33 izraelitë u plagosën në një sulm iranian në qytetin e Aradit

Të paktën 33 izraelitë u plagosën në një sulm iranian në qytetin e Aradit

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Trump: SHBA, shumë afër përmbushjes së objektivave në Iran

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Vdes në spital gruaja që ra nga ura në Gjakovë

Shqipëria hapi negociatat, cilët janë hapat për anëtarësim

Kosova pa fonde, në pritje pas aplikimit për rreth 7%

“Lufta” me IA, ekspertët: Mos besoni çdo gjë

“Lufta” me IA, ekspertët: Mos besoni çdo gjë

Shkolla “Emin Duraku” mbetet pa dy mësimdhënës

Raporti i sigurisë, kjo është shkolla ndër më të sigurta në kryeqytet

Çmimi i naftës arriti sot në 1.67 cent për litër, qytetarët thonë se është e papërballueshme

Çmimi i naftës arriti sot në 1.67 cent për litër, qytetarët thonë se është e papërballueshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën