TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kontrabandimi i armëve nga Serbia në veri përmes ambulancave, “The Geopost” publikon pamjet (VIDEO)

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kontrabandimi i armëve nga Serbia në veri përmes ambulancave, “The Geopost” publikon pamjet (VIDEO)

Deputetja e Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns tha se sot se në veri të Kosovës kontrabandohen armë që vijnë nga Serbia, dhe sipas saj, kjo bëhej me anë të ambulancave.

Portali “The Geopost” ka publikuar videon për të cilën thotë se është xhiruar në veri të Mitrovicës e ku shihen persona të maskuar duke marrë armë nga ambulanca.

“Ambulanca serbe në veri të Kosovës bartë armë ditën kur u bombardua një ndërtesë zgjedhore në Mitrovicë. Në video shfaqen edhe anëtarët e ‘Mbrojtjes Civile’ , të udhëhequr nga i burgosuri tashmë i ndaluar i njohur si Lune”, thuhet në përshkrimin e Geopost.

 

Kearns  në Parlamentin e Britanisë së Madhe, ka thënë se Qeveria e Britanisë është informuar nga KFOR-i se në veri të Kosovës kontrabandohen armë që vijnë nga Serbia, dhe sipas saj, ato ruhen në kishat ortodokse serbe.

“Kjo është arsyeja pse fotografia e sigurisë është kaq e rëndë. Për një kohë të gjatë nuk kemi arritur t’i ndalim milicitë e armatosura serbe që veprojnë në veri të Kosovës. Qeveria është e vetëdijshme, me Fusilierët që sapo janë kthyer nga shërbimi në KFOR, se ka armë që kontrabandohen përtej kufirit nga Serbia në kishat ortodokse me ambulanca. Kur trupat tona bëhen të vetëdijshme për këtë dhe përpiqen të marrin leje për të shkuar dhe për t’i marrë ato, lejet zgjasin shumë. Deri në momentin që ka leje – të papritura – një ambulancë është paraqitur në kishë dhe ka nxjerrë përsëri të gjitha armët”, ka thënë Kearns.

Deputetja britanike i ka bërë thirrje Qeverisë së këtij shteti që ta bëjnë të qartë përkrahjen për Kosovën dhe sovranitetin e integritetin territorial të saj. Kearns tha kjo bëhet duke e zgjeruar mandatin e KFOR-it për ta luftuar kontrabandën me armë nga grupet kriminale në veri.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një person plagoset me thikë në Mitrovicën e Veriut, policia në kërkim të të dyshuarve

168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të rëndësishëm

168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të rëndësishëm

Kurti: Kemi 60 ditë kohë për ta zgjedhur presidentin

Kurti e quan jokushtetues dekretin e Osmanit, thotë se zgjedhjet s’janë zgjidhje

Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale

Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale

Emisioni “Këndi i Kimi” 06.03.2026

Emisioni “Këndi i Kimi” 06.03.2026

Emisioni “Info Nata” 06.03.2026

Emisioni “Info Nata” 06.03.2026

Një person plagoset me thikë në Mitrovicën e Veriut, policia në kërkim të të dyshuarve

168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të rëndësishëm

168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të rëndësishëm

Trump: Ndikimi i Izraelit në Kongresin Amerikan është dobësuar

Trump i kërkon Iranit të dorëzohet pa kushte

​Orkestra Simfonike e RTSh koncert për 8-Marsin, Marsela Çibukaj me këngët më të bukura shqiptare për nënën

​Orkestra Simfonike e RTSh koncert për 8-Marsin, Marsela Çibukaj me këngët më të bukura shqiptare për nënën

Kurti: Kemi 60 ditë kohë për ta zgjedhur presidentin

Kurti e quan jokushtetues dekretin e Osmanit, thotë se zgjedhjet s’janë zgjidhje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën