TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

“Konsumatorët s’respektohen fare në Kosovë, megjithëse janë kontribuuesit kryesorë në buxhetin e shtetit”

nga TËVË 1
26 Mars, 2023
0
A A
Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit, Kaçaniku: Konsumatori nuk po njihet nga Qeveria

Ndonëse konsumatorët janë të mbrojtur ligjërisht edhe në Kosovë, shkeljet e të drejtave të tyre janë mjaft të shpeshta.

Nga shoqata “Konsumatori”, thonë se konsumatorët janë njëherësh taksapagues dhe gjenerues kryesor të buxhetit të shtetit, por nuk përmenden asnjëherë nga institucionet.

“Po ka shkelje. Në rend të parë që nuk janë çmimet në rregull. Çmimet i rrit secili market sipas interesave të veta. Sidomos çmimet për produktet bazike duhet me qenë të rregulluara me ligj, pra asnjëri të mos guxojë me i ngrit çmimet sipas dëshirë. Por gjithashtu duhet të ketë një kontroll të madh, jo vetëm tek çmimet por edhe te cilësia”, thotë qytetarja Nedime Belegu.

Enver Ukaj konsideron se konsumatori nuk respektohet gjithaq në Kosovë.

“Nuk ka kurrfarë inspektimi, kështu që nuk respektohen”, u shpreh Ukaj.

Ndërsa një tjetër qytetar që nuk deshi të tregojë emrin, tha se nuk ka pasur rast që është dëmtuar nga tregtarët.

“Sipas mendimit tim respektohen mjaftueshëm. Mua personalisht nuk më ka ndodhur ndonjë herë mospërputhje të çmimeve me artikullin që unë e kam marrë”, u shpreh ai.

E në lidhje me këtë, EO ka kontaktuar me kryetarin e Shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku.

Ai u shpreh se konsumatori nuk respektohet fare në Kosovë, me ç’rast thotë se fjalën “konsumator” nuk e përmendin fare as krerët e institucioneve.

“Nëse e kemi parasysh faktin e nivelit të kënaqshmërisë të qytetarit konsumator, të familjes konsumatore, me perfomancën qeveritare, parlamentare, presidenciale, ministrore e tjera, atëherë më duhet t’ju përgjigjem me pyetje: A keni dëgjuar ndonjëherë, ose nga presidenca, nga parlamenti, nga Qeveria, nga ndonjë ministri që është përmendur emri ‘konsumator’? Mjaftojnë këto tri parametra që ta keni përgjigjen se sa respektohet konsumatori, sa respektohen të drejtat e qytetarit konsumator, familjes konsumatore, njëherësh taksapagues dhe gjenerues kryesor të buxhetit, nga financohet buxheti”.

“Shteti financohet nga ne. Ne si sovran e kemi themeluar dhe e financojmë shtetin, por ata që duhet të na njohin nuk na njohin”, u shpreh Kaçaniku.

Ai thotë se shkaku i moszbatueshmërisë së ligjeve, shpesh tregtarët abuzojnë me konsumatorët.

“Gjithmonë kur i jepet shansi, mundësia, dikujt për të abuzuar, natyrisht dhe natyrshëm e shfrytëzon atë shans. Pe ndodh kjo? Për arsye se zbatueshmëria e ligjeve është akoma në 40 për qind. Ndodh edhe për arsye se ne nuk kemi treg vendor, treg të brendshëm. Nocioni treg tek në nënkuptohet si nocioni gjeografik i tregut, domethënë kemi territor dhe natyrisht ai territor është edhe treg. Për ta identifikuar një territor si treg, nevojiten edhe shumë faktorë të tjerë, shumë kupola të tjera që e bëjnë tregun treg dhe një prej tyre si komponentë kryesore, pas komponentës gjeografike është komponenta ligjore”, u shpreh ai.

Tags: cmimeKonsumatoriSelatin Kaçaniku
ShareTweet

Postime të ngjashme

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

Tokë, shtëpi, veturë, shpenzime – Kjo është pasuria e presidentes Osmani

Osmani uron kadetët të cilët diplomuan në ShBA: Suksesi i tyre është arritje për FSK-në dhe Kosovën

Kurti paralajmëron shtimin e disa shërbimeve të reja në E-Kosova

Kurti: Arrestimi i personave për bashkëpunim me BIA-n serbe, rezultat i suksesshëm nga AKI-ja

Policia e Kosovës dhe KFOR-i amerikan zhvillojnë garë miqësore me shah

Policia e Kosovës dhe KFOR-i amerikan zhvillojnë garë miqësore me shah

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

Njihuni me kapitullin e ardhshëm të përvojës Ultra

Njihuni me kapitullin e ardhshëm të përvojës Ultra

Shqipëri-Serbi/ Autokolonat ‘kuq e zi’ përshkojnë rrugët e Tiranës, tifozët fillojnë të mblidhen disa orë para ndeshjes

Shqipëri-Serbi/ Autokolonat ‘kuq e zi’ përshkojnë rrugët e Tiranës, tifozët fillojnë të mblidhen disa orë para ndeshjes

Reagim i ashpër nga lideri i “Dardanëve”, për Shqipëri – Serbi

Reagim i ashpër nga lideri i “Dardanëve”, për Shqipëri – Serbi

Ish-trajneri kuqezi, De Biasi: Shqipëria ka cilësi, vendimtare sfida me Serbinë

Ish-trajneri kuqezi, De Biasi: Shqipëria ka cilësi, vendimtare sfida me Serbinë

Tifozi unik i kombëtares, viziton Vlorën para ndeshjes së Shqipërisë

Tifozi unik i kombëtares, viziton Vlorën para ndeshjes së Shqipërisë

Serbët e pësojnë goditjen e parë sot, Gjokoviq eliminohet nga “Roland Garros”

Serbët e pësojnë goditjen e parë sot, Gjokoviq eliminohet nga “Roland Garros”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X