TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Konsulenti politik serb Dušan Lj. Milenković: Vuçiqi do t’i humbë bindshëm zgjedhjet

nga Tëvë1
5 orë më parë
0
A A
Konsulenti politik serb Dušan Lj. Milenković: Vuçiqi do t’i humbë bindshëm zgjedhjet

Sondazhet e opinionit publik të realizuara nga kompania Sprint Insight në fund të qershorit dhe fillim të korrikut kanë treguar se lista studentore do ta mundte bindshëm regjimin e Vuçiqit, nëse zgjedhjet do të mbaheshin nesër. Diferenca në përqindje është më shumë se dhjetë për qind – në favor të studentëve.

Dušan Lj. Milenković, konsulent politik dhe një nga themeluesit e kompanisë që ka realizuar këtë sondazh, në një intervistë për Danas thotë se është i habitur me shpejtësinë me të cilën po rritet diferenca mes dy garuesve kryesorë në skenën politike.

– Por nuk jam i befasuar nga fakti që lista studentore ka më shumë mbështetje sesa lëvizja e Aleksandar Vuçiqit. Edhe sondazhet tona të mëparshme, ashtu si edhe ato të disa kompanive të tjera, prej muajsh tregojnë rënie të përkrahjes për Vuçiqin, ndërsa besimi ndaj studentëve dhe lëvizjes së tyre është i jashtëzakonshëm – thotë bashkëbiseduesi i Danas.

Sondazhet kanë treguar se opozita e bashkuar, si ajo qytetare ashtu edhe e djathta, do të merrte vetëm 10 për qind të votave. Gjithashtu, sondazhet tregojnë se qytetarët kanë shumë pak besim te partitë opozitare. Si e shpjegoni këtë fenomen? A e kanë merituar një trajtim të tillë?

– Kur bëhet fjalë për besimin ndaj partive opozitare, nuk është hera e parë që them dhe shkruaj se një gjë e tillë nuk është e merituar – nëse duhet të japim një vlerësim normativ. Por ky këndvështrim është vetëm për analizë, jo për veprim, që do të thotë se si aktorë, kjo s’u hyn në punë. Kështu vijmë te pjesa e parë e pyetjes suaj. Ne u kemi ofruar të anketuarve një “opozitë të bashkuar”, që nënkupton se kemi përfshirë edhe Kreni Promeni, edhe doktorët Miliq dhe Nestoroviq për të theksuar atë bashkim. Të gjithë ata duhet ta shohin këtë 10 përqindësh si një lajm të mirë – sepse lista studentore është cunami që po pastron skenën politike serbe, dhe ky rezultat tregon se ende ekziston një grup prej rreth dhjetë për qind që dëshiron të votojë për parti të konsoliduara dhe aktorë opozitarë.

Çfarë mendoni për rezultatin e takimit për bashkimin rreth kushteve zgjedhore, të thirrur nga partia opozitare e Miroslav Aleksiqit?

– Nuk kam vërejtur që publiku është njoftuar për ndonjë rezultat konkret, përveç se është bërë e ditur se dialogu do të vazhdojë. Kur të shohim apo dëgjojmë rezultatet, do të komentoj.

Studentët refuzuan të marrin pjesë në atë takim. A është ky qëndrim ndaj opozitës i mirë, duke marrë parasysh nevojën – që theksohet në shumë analiza – për bashkëpunim të të gjitha grupeve shoqërore të pakënaqura, nëse dëshirohet rrëzimi i regjimit të Vuçiqit?

– Edhe unë jam në grupin e atyre që me zë të lartë mbështesin idenë se aleancat janë të domosdoshme për rrëzimin e këtij regjimi. Kjo nuk do të thotë krijimi i koalicioneve zgjedhore, çka as nuk e pres nga studentët – sidomos kur kemi rezultatet e sondazhit tonë që tregojnë se një listë e përbashkët me opozitën do të humbte vota. Megjithatë, aleancat janë më të rëndësishme sesa koalicionet. Dhe janë aleancat ato që fitojnë. Aleksandar Vuçiq po sundon Serbinë prej më shumë se një dekade përmes aleancave.

Sinqerisht, a e shihni në të ardhmen një opozitë të bashkuar me studentët, para ndonjë pale zgjedhjesh të jashtëzakonshme?

– Të gjitha deklaratat e studentëve tregojnë se ata tashmë e kanë finalizuar listën e tyre. Duke pasur parasysh se kanë pasur një metodologji të veçantë për përzgjedhjen, kandidimin dhe filtrimin e kandidatëve në listë, më duket e vështirë të imagjinoj që ata do të heqin dorë nga gjithçka dhe ta ndryshojnë krejt konceptin tani.

Si mund të kontribuojë opozita në këtë situatë?

– Vetëm kjo pyetje do të kërkonte shumë më tepër se një intervistë për t’i dhënë një përgjigje cilësore, por di çfarë opozita nuk duhet t’ia lejojë vetes: që në mes të dy elefantëve politikë (lista studentore dhe lëvizja AV), të dalë në shumë kolona xhuxhe. Kjo do të shkaktonte pasoja të shumta negative – mbi të gjitha për vetë ata.

Nuk është e rrallë të dëgjohet se rebelimi kundër Vuçiqit nuk po sjell rezultate të shpejta, edhe pse është masiv, sepse protestuesit ende nuk reagojnë “me stomak” – pra, sepse situata ekonomike në Serbi është ende relativisht e qëndrueshme. Si e komentoni këtë?

– Përveç të dhënave zyrtare që tregojnë se ekonomia e Serbisë është në telashe serioze, dhe gjithnjë e më shumë dëshmive nga sektori privat për rënie të qarkullimit, tashmë edhe hulumtimi ynë tregon se njerëzit po jetojnë më keq. Plot 11.8 për qind e të anketuarve thonë se jetojnë shumë keq, ndërsa 47.9 për qind mendojnë se janë larg nga stabiliteti ekonomik. Kjo do të thotë rreth 60 për qind e popullsisë jeton në pasiguri ekonomike. Vuçiqi pa dyshim shqetësohet nga fakti që 28 për qind e të anketuarve thonë se jetojnë më keq se një vit më parë, ndërsa vetëm 14 për qind mendojnë se jetojnë më mirë.

Si i komentoni kritikat se brenda lëvizjes studentore dhe protestave qytetare po shfaqen zëra të fortë nacionalistë që e çojnë shoqërinë edhe më pas se mënyra e udhëheqjes së Vuçiqit – gjë që po shkakton neveri te një pjesë e madhe e pjesëmarrësve?

– Lëvizja studentore është një aktor “për të gjithë”, ashtu siç ishte edhe SNS-i kur nisi të rritet. Konteksti aktual politik kërkon që pikërisht një lëvizje e tillë të rrëzojë regjimin, prandaj nacionalizmi është pjesë e atij koncepti. Nuk mendoj se kemi rritje të këtij elementi, por thjesht luhatje – sidomos për shkak të Vidovdanit, që është një festë që, përderisa serbët ta kremtojnë, do të mbetet e ngarkuar me nacionalizëm dhe mitologji të Kosovës.

Çfarë do të bënit ju nëse do të ishit një nga udhëheqësit e BE-së me ndikim në zhvillimet në Serbi për momentin?

– Do t’i falënderoja studentët serbë që e kanë ngritur demokracinë në nivelin e vlerave olimpike të Evropës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes një 40 vjeçar në Prizren, policia jep detaje

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

Ngjarjet e ditës së sotme

Avionët luftarakë izraelitë kryejnë sulm të ri ajror në Suwayda të Sirisë

Avionët luftarakë izraelitë kryejnë sulm të ri ajror në Suwayda të Sirisë

Çka e shtyu Ziadin Selën të futet në koalicion me BDI-n dhe Ali Ahmetin?

Çka e shtyu Ziadin Selën të futet në koalicion me BDI-n dhe Ali Ahmetin?

Asani vazhdon me gola në Ligën e Kampionëve

Goditje perfekte nga Asani, sulmuesi i Kombëtares gjen golin e radhës në Kore

Hysaj kërkon largimin nga Lazio

Hysaj qetëson Sarrin

Tottenhami futet në garë për Ardon Jasharin

Tottenhami futet në garë për Ardon Jasharin

Avokati i Jevtiqit kërkon mbrojtje në liri: Ofrojmë 15 mijë euro garanci

Avokati i Jevtiqit kërkon mbrojtje në liri: Ofrojmë 15 mijë euro garanci

Rama nderon me “Hyjneshën në fron” Armend Rexhepagiqin

Rama nderon me “Hyjneshën në fron” Armend Rexhepagiqin

​SBAShK kërkon krijimin e institucioneve, në shtator mund të ketë protestë

​SBAShK kërkon krijimin e institucioneve, në shtator mund të ketë protestë

​Rritet dukshëm numri i operacioneve në vena në Klinikën e Kirurgjisë

​Rritet dukshëm numri i operacioneve në vena në Klinikën e Kirurgjisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X