Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka vizituar Ambasadën e Kosovës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në faqen zyrtare të Ambasadës, e kanë cilësuar si nder të veçantë vizitën e Konjufcës atje.
“Nder i veçantë vizita e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në Ambasadën e Republikës së Kosovës në SHBA, në nisje të vizitës në Ëashington, D.C. Kryeparlamentari Konjufca dhe delegacioni i përbërë nga Deputetja Shqipe Mehmeti Selimi, Shefi i Stafit Ilir Kërçeli dhe Këshilltari Donik Sallova, u pritën nga Ambasadori Ilir Dugolli dhe stafi i Ambasadës”, thuhet në postim./teve1.info/.