TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Konjufca: Ukshin Hoti me kurrizin drejt na mësoi e frymëzoi se si duhet atdheu

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Konjufca: Ukshin Hoti me kurrizin drejt na mësoi e frymëzoi se si duhet atdheu

Sot, në 25 vjetorin e zhdukjes me dhunë të intelektualit të shquar dhe atdhetarit Ukshin Hoti nga ana e aparatit shtetëror të Serbisë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjuca e cilësoi atë njeri të pathyeshëm, që me kurrizin drejt na mësoi e frymëzoi se si duhet atdheu dhe si luftohet për të deri në çlirim.

Në shtëpinë-muze në Krushë të Madhe të Rahovecit, kryetari Konjufca tha se Ukshin Hoti atdhedashurinë e kishte të rrënjosur thellë në zemër. Ai tha se Hoti ishte prej intelektualëve të rrallë që popullin e donte ashtu siç i ka hije çdo atdhetari, përderisa edhe fatin e ndau bashkë me atdheun.

I pari i Kuvendit theksoi se Ukshin Hoti e ngriti një popull në këmbë, për të kërkuar liri e republikë, duke qenë i pari në protesta, i pari në demostrata.

“Jemi këtu sot për të kujtuar jetën dhe veprën e njërit prej patriotëve dhe intelektualëve tanë të rrallë, që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për çlirimin e Kosovës, por edhe i cili ka lënë trashëgimi të jashtëzakonshme intelektuale, konceptuale dhe teorike për popullin tonë”, theksoi kryetari Konjufca, duke shtuar se Ukshin Hoti i përmbledh virtytet më të larta që i nevojiten një personaliteti për t’u konsideruar figurë e kompletuar intelektuale dhe kombëtare, thuhet në komunikatë.

Duke lartësuar figurën dhe kontributin e Ukshin Hotit, kryetari Konjufca tha se vepra e tij është busulla jonë, udhërrëfyesi që do frymëzojë të gjithë ata që janë pjesë e proceseve politike e shoqërore, jo vetëm të Kosovës, por të kombit shqiptar në tërësi.

Në këtë ceremoni nderimi e përkujtimi nga një fjalë rasti mbajtën edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe i biri i Ukshin Hotit, Andin Hoti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti takon personalitete franceze në Paris, diskutojnë zhvillimet në Kosovë dhe integrimin euro-atlantik

Kurti takon personalitete franceze në Paris, diskutojnë zhvillimet në Kosovë dhe integrimin euro-atlantik

Maqedonci: Partneriteti me SHBA-në mbetet thelbësor për sigurinë e Kosovës

Maqedonci: Partneriteti me SHBA-në mbetet thelbësor për sigurinë e Kosovës

299 raste me fruth në Kosovë, 30 të konfirmuara vetëm gjatë javës së fundit

299 raste me fruth në Kosovë, 30 të konfirmuara vetëm gjatë javës së fundit

Fotografia zyrtare e Presidentes Justina Shiroka-Pula vendoset në Presidencë dhe institucionet e Kosovës

Franca akuzon Iranin se qëndron pas sulmit kibernetik ndaj supermarketeve

Tri pajisje shtëpiake që shpenzojnë më shumë rrymë edhe kur nuk i përdorni

Tri pajisje shtëpiake që shpenzojnë më shumë rrymë edhe kur nuk i përdorni

Trump vë në pikëpyetje integritetin e zgjedhjeve të mesmandatit

Trump vë në pikëpyetje integritetin e zgjedhjeve të mesmandatit

Fotografia zyrtare e Presidentes Justina Shiroka-Pula vendoset në Presidencë dhe institucionet e Kosovës

Fotografia zyrtare e Presidentes Justina Shiroka-Pula vendoset në Presidencë dhe institucionet e Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën