TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Konjufca thotë se plani i propozuar nga emisarët duhet të shqyrtohet me kujdes

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Konjufca nuk beson që Serbia do pranojë ta nënshkruajë deklaratën për të pagjeturit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca thotë se plani i ri i propozuar nga pesëshja diplomatike duhet që të shqyrtohet me kujdes.

Sipas tij, nuk ka dëgjuar se ka pasur pajtueshmëri për këtë plan, përcjell teve1.info

Reklamë

“Nuk paskam dëgjuar që ka pasë pajtueshmëri për këtë plan, të themi ajo duhet të vendoset në kontekst të marrëveshjes së Ohrit. Qeveria jonë e ka pranuar marrëveshjen e Ohrit dhe ka pranu që ajo të zbatohet, është Serbia ajo që nuk e ka pranuar. Ndërsa sa i përket planit që u propozua dhe ideve të reja ato duhet të shqyrtohen me kujdes dhe ta bëjmë një dallim. Dallimi që unë mendoj që është esencial për Republikën e Kosovës dhe për institucionet tona shtetërore, ka të bëjë me faktin që për Asociacion nuk duhet të negociohet, nuk është Asociacioni le të themi temë qendrore e negociatave me Serbinë”, tha Konjufca.

Tutje, ai theksoi se ky plan i propozuar është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Nuk e kam shqyrtuar me kujdes, vetëm kështu një shikim sipërfaqësor, por është plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe kurrfarë niveli i pushtetit në Kosovë. Por edhe kjo nuk mendoj që është temë e negociatave me Serbinë”, shtoi kryeparlamentari Konjufca.

Të shtunën, kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, i shoqëruar nga i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe këshilltarët e lartë të liderëve të Gjermanisë, Francës, Italisë.

Pas takimit, Lajçak ka deklaruar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të themelohet sa më shpejt, pasi pa të Kosova nuk do të ketë progres për integrimin në BE, teksa ka njoftuar se kanë ardhur me një plan, të cilin e kanë diskutuar me Kurtin.

Siç është njoftuar, i njëjti plan është diskutuar edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kurti dhe Vuçiq do të qëndrojnë nesër (e enjte) në Bruksel, ku pritet të kenë takime ndaras me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Takimet do të zhvillohen në margjinat e një samiti të BE-së, ku do të diskutohet për një “propozim modern evropian” për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohen dy persona në Skenderaj, konfiskohen katër armë

Arrestohen dy persona në Skenderaj, konfiskohen katër armë

Maloku: Marrëveshja politike është thelbësore, egoizmi politik i Kurtit është i pashpjegueshëm

Maloku: Marrëveshja politike është thelbësore, egoizmi politik i Kurtit është i pashpjegueshëm

Zgjedhjet lokale në veri i gjejnë partitë shqiptare të ndara

Zgjedhjet lokale në veri i gjejnë partitë shqiptare të ndara

Arrestohet një 25-vjeçar për vjedhje të rëndë

Arrestohen dy të dyshuar për fajde

Arrestohen dy persona në Skenderaj, konfiskohen katër armë

Arrestohen dy persona në Skenderaj, konfiskohen katër armë

Maloku: Marrëveshja politike është thelbësore, egoizmi politik i Kurtit është i pashpjegueshëm

Maloku: Marrëveshja politike është thelbësore, egoizmi politik i Kurtit është i pashpjegueshëm

“Këndi i Debatit” 20.08.2025

“Këndi i Debatit” 20.08.2025

Zgjedhjet lokale në veri i gjejnë partitë shqiptare të ndara

Zgjedhjet lokale në veri i gjejnë partitë shqiptare të ndara

Gjykata austriake lejon përdorimin e Sheriatit në arbitrazh privat

Gjykata austriake lejon përdorimin e Sheriatit në arbitrazh privat

Arrestohet një 25-vjeçar për vjedhje të rëndë

Arrestohen dy të dyshuar për fajde

Gërvalla paralajmëron njohjet të reja pas atyre nga Kenia e Sudani

Gërvalla reagon pasi nuk u votua për kryetare të Kuvendit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X