TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Konjufca takon presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, diskutojnë për zhvillimet aktuale në Kosovë

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Konjufca takon presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, diskutojnë për zhvillimet aktuale në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca sot ka pritur në takim Presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer, i cili po qëndron në Kosovë në krye të një delegacioni parlamentar zviceran.

Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë, arritjet e saj dhe sfidat që ka para vetes, për bashkëpunimin e shkëlqyer midis dy parlamenteve dhe për mundësitë e avancimit të mëtejmë të tij nëpërmjet programeve të veçanta.

Konjufca ka falënderuar Nussbaumer dhe shtetin zviceran për mbështetjen ndaj Kosovës në objektivat e saj për të forcuar sovranitetin shtetëror dhe sundimin e ligjit, si dhe në përcaktimin për të ndjekur rrugën e integrimit evropian, përfshirë së fundmi mbështetjen për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Po ashtu, Konjufca tha se kontributi i Zvicrës në Kosovë është i hershëm dhe përfshin pothuajse të gjitha segmentet, prej atij në garantimin e paqes dhe sigurisë, nëpërmjet pjesëmarrjes në trupat e KFOR-it, deri te mbështetja financiare nëpërmjet qindra projekteve me të cilat është ndihmuar zhvillimi i Kosovës.

“Për Kosovën, Zvicra është më shumë se sa një shtet mik dhe aleat. Për shumë shqiptarë të Kosovës, Zvicra është një atdhe i dytë, të cilët të përndjekur nga sistemi i ish-Jugosllavisë dhe Serbisë gjetën tek Zvicra jo vetëm strehim politik e mbështetje socio-ekonomike për familjet e tyre, por një vatër nga ku punuan dhe kontribuuan për çlirimin e Kosovës”, tha Konjufca.

Në takim gjithashtu u diskutua për bashkëpunimin në mes dy vendeve, me theks të veçantë për sigurinë e Kosovës dhe për rreziqet me të cilat po përballet ajo, për shkak të qasjes destruktive të Serbisë ndaj Kosovës dhe afërsisë së saj me Rusinë.

“Shpreha shqetësimin tim se nëse Serbia do të lihet e pandëshkuar për agresionin terrorist në Bajnskë në shtator të vitit të kaluar, ajo ka për ta përsëritur këtë skenar, por tani në përmasa shumë më të mëdha”, tha kryetari Konjufca në konferencën e përbashkët për media pas takimit, duke shtuar se Serbia duhet të shihet jo vetëm si një rrezik për Kosovën, por për krejt stabilitetin dhe paqen në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Ndërsa, Nussbaumer tha se me Konjufcën patën një takim të frytshëm, në të cilin janë diskutuar marrëdhëniet në mes dy shteteve, përfshirë edhe bashkëpunimet ndërmjet dy parlamenteve.

“Zvicra është gjithnjë mbështetëse e Kosovës dhe është njëra ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e saj. Ne do ta mbështesim Kosovën në qeverisje të mirë, në sigurimin e paqes, zhvillimin ekonomik, shëndetësi etj. Ky angazhim është dëshmi se jemi të interesuar për zhvillimin e Kosovës”, tha Nussbaumer./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Në orën 15:00 pritet ceremonia e inaugurimit të Presidentes së re, Justina Shiroka-Pula

Mbreti Charles III uron Presidenten Justina Shiroka-Pula, thekson miqësinë e qëndrueshme Kosovë–Britani

PDK-ja lëshon seancën në Mitrovicë, Ibrahimi akuzon Pecin për gjuhë fyese

PDK-ja lëshon seancën në Mitrovicë, Ibrahimi akuzon Pecin për gjuhë fyese

Lëndohen 5 persona pas shembjes së një pllake betoni në një objekt ndërtimi në Prizren

Lëndohen 5 persona pas shembjes së një pllake betoni në një objekt ndërtimi në Prizren

​Gusia për vrasjen e Arlinda Zekajt: Urdhri mbrojtës duhej të përfshinte edhe kunatin, dështoi vlerësimi i rrezikut

Apple prezanton MacBook Pro të ri 14-inç me çipin M6

Apple prezanton MacBook Pro të ri 14-inç me çipin M6

A ndikon tableti në gjumin e fëmijëve? Studimi zbulon çfarë ndodh pas 15 minutash me filma vizatimorë

A ndikon tableti në gjumin e fëmijëve? Studimi zbulon çfarë ndodh pas 15 minutash me filma vizatimorë

Mbi 70 për qind të votave të numëruara në Izrael, blloku i Netanyahut kryeson garën

Mbi 70 për qind të votave të numëruara në Izrael, blloku i Netanyahut kryeson garën

Të paktën 30 të vdekur dhe 80 të plagosur nga përplasja e dy trenave në Spanjë

Të paktën 30 të vdekur dhe 80 të plagosur nga përplasja e dy trenave në Spanjë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën