Bëhet e ditur se në ditën e parë të vizitës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në Francë, kryetari Konjufca, u prit në një takim të veçantë nga presidenti i APKE-së, Tiny Kox dhe Sekretarja e Përgjithshme, Despina Chatzivassiliou.
Sipas njoftimit Konjufca dhe delegacioni që e shoqëron, sot zhvilloi takime të ndara me Kryesuesin e Komitetit për Çështje Politike dhe Demokraci, Zsolt Németh, Kryesuesin e Grupit Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën, Iulian Bulai, me deputetin nga radhët e delegacionit gjerman në APKE, Knut Abraham, si dhe me George Papandreu, nga radhët e delegacionit grek.
“Në këto takime u diskutua për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, rëndësinë dhe mbështetjen e nevojshme, për të siguruar që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, progresin në respektimin dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, gjë që dëshmohet nga raporte ndërkombëtare, si dhe tema të tjera me interes për thellimin e bashkëpunimit me Këshillin e Evropës” thuhet në njoftim.
Teksa thuhet se gjatë takimeve, u kuptua rëndësia dhe domosdoshmëria e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, përderisa kryetari Konjufca kërkoi mbështetje në këtë proces.
Vizita në Strasburg po zhvillohet në kuadër të punimeve të seancës vjeshtore të APKE-së, e cila po mbahet në datat 23-27 janar 2023.
Teksa ditës së nesërme kryetari Konjufca do të zhvillojë një sërë takimesh të tjera me kryesues të grupeve dhe delegacione të parlamenteve të ndryshme, pjesëmarrëse në Asamble./teve1.info./







