TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Konjufca: Shembja e gurit të kufirit me çizmet e komandantit Agim Ramadani e Sali Qekaj, ishte njëra nga ngjarjet më historike të luftës së UÇK-së

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Konjufca: Shembja e gurit të kufirit me çizmet e komandantit Agim Ramadani e Sali Qekaj, ishte njëra nga ngjarjet më historike të luftës së UÇK-së

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, tha se Beteja e Koshares shquhet për përfshirjen më të madhe ushtarake, mobilizimin dhe gjithpërfshirjen më të madhe kombëtare shqiptare si dhe zhvillimin e betejës krah për krah me NATO-n, raporton teve1.info

Në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës kushtuar 25-vjetorit të Betejës së Koshares ku u vranë 111 ushtarë të UÇK-së dhe u plagosën qindra të tjerë, Konjufca tha se themelimi i UÇK-së është një nga ngjarjet më të rëndësishme të kombit shqiptar në 100 vitet fundit ndërsa beteja e Koshares është një nga betejat më të lavdishme të luftës tonë për çlirim nga Serbia.

“Ashtu siç UÇK ia dha çlirimin dhe lirinë Kosovës, Beteja e Koshares ia dha namin UÇK-së si një ushtri e aftë për ta sfiduar fuqishëm armatën serbo-jugosllave, për ta bërë atë të paaftë për me garantu kufirin e vendosur dhunshëm mes Kosovës e Shqipërisë. Prandaj jemi mbledhur sot për ta kujtuar këtë betejë historike të UÇK-së e për të nderuar të gjithë dëshmorët e rënë të saj me në krye heroin e Kosovës Agim Ramadanin, komandantin emblematik të Brigadës 138”, tha Konjufca.

Ai shtoi se beteja u bë shtegu pa kthim i përpjekjeve gati njëshekullore të shqiptarëve për çlirim e bashkim.

“Kjo betejë ishte sinonimi më i mirë i ushtarit të Kosovës, shembja e gurit të kufirit me çizmet e komandantit Agim Ramadani e Sali Qekajt ishte njëra nga ngjarjet më historike të luftës së UÇK-së”, tha Konjufca.

Kryeparlamentari tha se në kontekstin e luftës, Beteja e Koshares do të vlerësohet së paku për tri aspekte:

“Imperacionin më të madh luftarak të UÇK-së, përveç se po ashtu edhe beteja më e përgjakshme me 111 dëshmorë, qindra të plagosur e mijëra luftëtarë të cilët ishin në front drejtpërdrejtë kundër ushtrisë së Jugosllavisë. Kjo betejë ia ndërroi fizionominë UÇK-së si një ushtri që ishte e gatshme të ndërmerrte operacione luftarake në shkallë të gjerë kundër Jugosllavisë së Serbisë. Pra Beteja Koshares do të vlerësohet për cilësitë e saj të larta, e realizuar si një operacion ushtarak i paparë deri atëherë. E dyta, kjo shënon një përbashkim të lartë kombëtar, me gjithpërfshirje të të gjitha trevave të ushtarëve që merrnin pjesë nga të gjitha viset e vendit tonë duke përfshirë edhe mërgatën tonë. E treta e bënë këtë betejë një nga betejat më domethënëse për mobilizimin gjithëkombëtar sepse për çlirimin e Kosovës në Koshare luftoi e gjithë shqiptaria. E treta, është një nga betejat me historike edhe për faktin që ajo u zhvillua si operacion krah për krah me aleancën më të fuqishme demokratike të botës, të NATO-s për ndalimin e spastrimit etnik të Serbisë dhe gjenocidit të Serbisë ndaj popullit shqiptar”, tha Konjufca.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Familjet mitrovicase mbi 800 mijë euro dëme nga vërshimet, akoma s’u kompensuan nga shteti

Familjet mitrovicase mbi 800 mijë euro dëme nga vërshimet, akoma s’u kompensuan nga shteti

Studentët shqiptarë protestojnë të hënën në Shkup, kërkojnë provimin e jurisprudencës në shqip

Studentët shqiptarë protestojnë të hënën në Shkup, kërkojnë provimin e jurisprudencës në shqip

Si u mirëprit nga bujqit vendimi për ndalimin e mjeteve bujqësore në Prishtinë?

Si u mirëprit nga bujqit vendimi për ndalimin e mjeteve bujqësore në Prishtinë?

Deputetja britanike: Fundi i mandatit të Osmanit, moment i gabuar për humbjen e një udhëheqëse të kalibrit të saj

I pamëshirshmi Muriqi gjunjëzon Realin me gol në fund të ndeshjes

39 aksidente në trafik me persona të lënduar gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë

Pesë persona të lënduar nga një aksident mes dy veturave në Tomoc të Istogut

“Faji s’është jetim”, Qorrolli: Hamza pa guxim për të dhënë emër të përveçëm për president

“Faji s’është jetim”, Qorrolli: Hamza pa guxim për të dhënë emër të përveçëm për president

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën