TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Konjufca: Radoiçiqin e shporrëm prej Kosove, do t’i çrrënjosim edhe mbetjet e tij

by TËVË 1
11 muaj ago
5
A A
Konjufca: Radoiçiqin e shporrëm prej Kosove, do t’i çrrënjosim edhe mbetjet e tij

Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, thotë se kryeterroristi Milan Radoiçiq ka paguar njerëz për të ndërhyrë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Konjufca thotë se ka veprimtari të disa personave që e konsiderojnë vetën struktura, e të cilat janë nënkontrollin e Radoiçiqit.

“Deklaratat e kryeministrit janë të bazuara kryesisht në informata të sakta të institucioneve tona të sigurisë, ato janë të vërteta dhe të sakta. Një konstatim i tillë nuk mund të bëhet pabazë. Një konstatim i tillë bëhet vetëm kur është informacioni i saktë i veprimtarisë së personave, të cilët ende paguhen nga Radoiçiqi, ende e konsiderojnë vetveten struktura, të cilat janë drejtpërdrejtë nën kontrollin e Radoiçiqit edhe pastaj ata është konstatuar prej institucioneve tona që e kanë informacionin e saktë që kanë pasur shumë veprimtari aktive gjatë zgjedhjeve”, tha ai në një intervistë për Tëvë1.

Konjufca dha detaje se si strukturat ilegale serbe i kanë realizuan ndërhyrjet gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

“Gjatë zgjedhjeve kanë pasur veprimtari të llojit të blerjes së votave, shantazhi, kontrolli dhe orientimi i votimit edhe duke mos përjashtuar edhe këto që ndodhen si lloj sulmesh dhe përdorim i metodave që janë tipike terroriste, siç ishte edhe sulmi në Zveçan. Të gjitha këto janë për me krijua një atmosferë të terrorit, të mosbesimit dhe të frikësimit të qytetarëve të Serbisë, kinse po i bindin ata që dora e fortë është nga ana e Radoiçiqit edhe pse ai është në Serbi”, deklaroi ai.

Kryekuvendari në detyrë thotë se LVV-ja do të jetë në rrugën që është nisur drejtë sundimit të ligjit.

Ai zotohet se LVV-ja do t’i “çrrënjos mbetjet e Radoçiqit”, që sipas tij janë akoma aktive në disa struktura paralele serbe.

“Prandaj kjo na bind edhe më shumë që rruga, të cilën e kemi ne, sidomos këto dy-tri vitet e fundit, prej 2022-23, është sundimit të ligjit me i shkua deri në fund. Jo vetëm Radoiçiqin që e shporrëm prej Kosovës, por edhe mbetjet e tij që ende i ka nëpër disa prej këtyre strukturave që po funksionojnë edhe ato me i çrrënjos. Vetëm atëherë Kosova mund të ndihet më rehat edhe popullata serbe e çliruar prej këtyre shantazheve dhe kërcënimeve dhe sulmeve të drejtpërdrejta”, deklaroi Konjufca./teve.info/

Tags: Glauk KonjufcaLVVMilan RadoiçiqTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Një person sulmohet fizikisht në Vushtrri, intervistohen tre të dyshuar një në arrati

Mungon identifikimi i personave që i lëshuan alarmet

Opozita serbe në Kosovë me nismë të re bashkëpunimi

Arrestohet një person për ndotje e degradim të mjedisit, sekuestrohet një eskavator

Arrestohet një person për ndotje e degradim të mjedisit, sekuestrohet një eskavator

Të “pakapshmit” e shtetit

Arrestohet çifti në Lipjan për moskujdesje ndaj djalit të tyre

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Një person sulmohet fizikisht në Vushtrri, intervistohen tre të dyshuar një në arrati

Sulmet e fundit izraelite në Liban plagosin 12 persona

Sulmet e fundit izraelite në Liban plagosin 12 persona

Mungon identifikimi i personave që i lëshuan alarmet

Opozita serbe në Kosovë me nismë të re bashkëpunimi

Arrestohet një person për ndotje e degradim të mjedisit, sekuestrohet një eskavator

Arrestohet një person për ndotje e degradim të mjedisit, sekuestrohet një eskavator

Të “pakapshmit” e shtetit

Arrestohet çifti në Lipjan për moskujdesje ndaj djalit të tyre

Sonte mësohen katër çerekfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve

Sonte mësohen katër çerekfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve

Moti për pesë ditët e ardhshme

Sot reshje shiu e bore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën