Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Ai ka thnë se qëndrojmë pranë famljes Thaçi në këto momente dhimbjeje.
“Me pikëllim mora lajmin se u nda nga jeta Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të cilët humbën të dashurin e tyre! Qëndrojmë pranë tyre në këto momente dhimbjeje. Edhe pse Haxhi Thaçi nuk është më në këtë jetë, ai do të jetë i pranishëm në kujtimet që ka lënë pas, në zemrat e atyre që e patën pranë dhe ndanë jetën me të. U prehtë në paqe”, ka thënë Konjufca.