Këtë e ka bërë të ditur Ilir Kërçeli, shefi i kabinetit të kryeparlamentarit, Glauk Konjufca përmes një njoftimi në Facebook.
Ai ka thënë se pas drekës do të takohet edhe me Rexhep Selimin, ndërsa nesër me Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Hysni Gucatin e Nasim Haradinaj.
“Sot bashkë me kryeparlamentarin Konjufca filluam vizitat në Hagë, takuam ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi e Pjetër Shalën, pas drekës takojmë gjeneral Rexhep Selimin. Kurse nesër ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, e poashtu edhe të dënuarit nga shoqata e veteranëve të luftës Hysni Gucati e Nasim Haradinaj”, ka shkruar ai.
Ai thotë se besojnë fuqishëm në pastërtinë e luftës çlirimtare të popullit në Kosovës në krye me UÇK-në.
“Ne besojmë fuqishëm në pastërtinë e luftës çlirimtare të popullit tonë në krye me UÇK-në. Sikundër jemi të bindur se adresa e krimeve barbare dhe gjenocidit mbi popullin tonë është Serbia agresore, e pandëshkuar deri më tani. Të bashkuar me njëri tjetrin mbrojmë historinë e vendit tonë”, ka thënë Kërçeli. /teve1.info/







