TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Konjufca: Janë zvogëluar shanset për shpërndarjen e Kuvendit

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Konjufca: Janë zvogëluar shanset për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se marrëveshja për të shkuar në zgjedhje nuk mund të bëhet vetëm ndërmjet dy grupeve parlamentare por që kjo çështje kërkon unitet të plotë. Andaj, shanset për shpërndarjen e Kuvendit ditëve i sheh të pakta.

Kryeparlamentari Konjufca ka theksuar se nëse do të tentohej shpërndarja e Kuvendit veç me PDK-në, do të ishin në kufi të numrit të nevojshëm, e që është 80.

Pradaj, siç ka theksuar ai duhet unifikim edhe i opozitës në këtë proces, në mënyrë që shpërndarja të mos dështoj.

Ai ka theksuar se në këto ditët e fundit goxha shumë janë zvogëluar shanset për shpërndarjen e Kuvendit.

“Unë sa kam informata nga grupet opozitare do ishte e pamundur të shkohet në zgjedhje në vjeshtë për arsye se edhe vet PDK-ja sa e kam kuptuar këto i ka ndarë edhe me opinion publik. Ka dhënë qëndrime ne media, ky është afati i fundit për zgjedhje, pra afati i fundit do të ishte që java e parë e qershorit qe të krijohej konsensusi mes partive politike”, u shpreh Konjufca.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka vlerësuar si të paqëllimshëm, moskordinimin e Qeverisë me presidenten Vjosa Osmani, për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ai ka theksuar se përplasja ka ardhur për shkak se e para e shtetit ka qenë jashtë vendit dhe qeveria, përkatësisht MPJD-ja, nuk kanë arritur ta informojnë Osmanin me kohë.

“Kuvendi, Presidenca, unë e kam kuptuar këtë si një pamundësi që të njoftohet presidentja për çdo hollësi nga ana e Ministrisë së Jashtme, e kjo mua kam hamendësua që ka mundur me ndodh për shkak të vizitës që ajo e kishte  në ShBA e për shkak të largësisë me siguri. Jo çdo hollësi e cila  ndryshonte çdo minutë, në ditën e votimit të Këshillit të Ministrave për Këshill të Evropës mund të ndahet dhe koordinohet, pra unë nuk shoh mosvullnet nga ana e Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme që të bëj diçka te qëllimshme kundër Presidentes. Ka qenë thjeshtë teknikisht një largësi e madhe gjë që ka pamundësi që ndryshimet çdo minutë që i ka bërë Qeveria e Kosovës, të arrijnë të krijojnë atmosferën që Kosova të hynte në agjendë, nuk ka mundur t’i ndaj të gjitha me Presidencën, dhe Presidenca e ka pas reagimin e saj”, ka thënë ai.

Pas letrës që ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, i kishte dërguar KiE-së, se do ta dërgojnë në fund të majit një draft-statut për Asociacionin, kishte reaguar presidentja Osmani, për mos koordinim me të.

Krekuvendari ka folur edhe për kritikat që shefi i EULEX-it ia i bërë institucionit që ai drejton për mos kalimin e raportit vjetor për vitin 2022 të institucionit të Avokatit të Popullit.

“Kjo ka ndodh për shkak se mazhoranca konstatoi që raporti ishte i paplotë, deputet kishin secili vërejtjet e tyre në përgjithësi një numër i madh i deputetëve nga ana e mazhorancës herë pas here e kanë kritikuar institucionin e avokatit të popullit”, ka thënë Konjufca. /rtk/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Auto Draft

Sylë Hasani nga Lishkoshani dhe kushëriri i tij qëndruan në ahër për disa orë për t’i shpëtuar vrasjes

Homazhe në Likoshan e Qirez, 28 vjet nga masakra e parë serbe në Kosovë

Homazhe në Likoshan e Qirez, 28 vjet nga masakra e parë serbe në Kosovë

Auto Draft

“Ishte duke pjekur bukë, brenda e kanë vrarë”, rrëfimi i Mihane Morinës për vajzën e vrarë

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Sulmet iraniane në Katar plagosin tetë persona, Doha thërret ambasadorin dhe paralajmëron pasoja

Sulmet iraniane në Katar plagosin tetë persona, Doha thërret ambasadorin dhe paralajmëron pasoja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën