TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Konjufca: Jam pa tekst nëse Kosova përjashtohet nga procesi i Berlinit

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Konjufca: Jam pa tekst nëse Kosova përjashtohet nga procesi i Berlinit

Kryeparlamentari Glauk Konjufca deklaroi se të gjithë kriminelët që ishin përgjegjës në sulmin terrorist në Banjskë duhet të dalin para bankave të drejtësisë. Ai tha se është lajm i mirë, ani pse u shpreh se “më mirë vonë se kurrë”. Pas takimit me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, Konjufca foli edhe për procesin e Berlinit për çka nuk e mohoi mundësinë që Kosova mund të përjashtohet nga ky proces.

Konjufca tha se prokurorisë i është nevojitur kohë për të kompletuar dosjen e aktakuzës për numrin e madh të terroristëve të përfshirë në sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.

“Ky po që është një lajm i mirë dhe një lajm për të cilën nuk dua të jap kritikat pse u vonua kaq shumë. Do të thosha që fraza më e mirë që i shkon këtij lajmi është ‘më mirë vonë se kurrë’ dhe kështu ka ndodhur. Me siguri tash po supozoj që prokurorisë i është nevojitur gjithë ajo kohë për të kompletuar dosjen e aktakuzës sa i përket gjithë atij numri të madh të kriminelëve të cilët ishin të përfshirë drejtpërdrejt në këtë sulm. Kështu që pasi kjo çështje të bëhet objekt i drejtësisë, ju si gazetarë ju inkurajojë që gjithë fokusin ta keni te institucionet e drejtësisë që ky proces të shkojë ashtu siç duhet, të zhvillohen në mënyrë profesionale dhe të gjithë kriminelët që ishin përgjegjës në këtë sulm e që në të cilën është vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Ta marrin dënimin e merituar dhe të dalin para bankave të drejtësisë”, deklaroi Konjufca.

I pyetur nëse Kosova mund të ketë gjasa të përjashtohet nga procesi i Berlinit, Konjufca deklaroi se pozicionimi i BE-së në procesin e dialogut Kosovë-Serbi nuk është i barabartë.

“Kosova është e diskriminuar në këtë proces, Kosova po përjeton padrejtësi në këtë proces. Dhe nuk ka shembull më të qartë se këtë që dua ta them tash, Kosovës i bëhet presion dhe përjashtimi mund të vie për shkak të mos zbatimit të marrëveshjeve dhe të sjelljes së Kosovës, çfarë po bën Kosova është që po dëshiron të realizojë një përmbajtje e cila është pikërisht në marrëveshje. Është hapja e Urës së Ibrit. Negociatorët e mëhershëm e kanë bërë urën pjesë të negociatave, mirëpo palët janë pajtuar që ura të hapet. Tash kur Kosova dëshiron ta zbatojë këtë marrëveshje, nuk duhet të hapet ura, thonë faktorët ndërkombëtarë. Ndërsa, faktin që ne ende nuk po mund ta zbatojmë asociacionin e për këtë Kosova meriton të përjashtohet. Këto janë standarde të dyfishta, Kosova nuk trajtohet e barabartë në procesin e dialogut, Serbia trajtohet ndryshe, Kosova trajtohet ndryshe… Unë nuk po them që e përjashtojë këtë mundësi që t’i ndodhë Kosovës, por ne nuk kemi rrugë tjetër përveçse të luftojmë për të drejtat tona”, shtoi ai.

Konjufca shtoi se Kosova dëshiron të vjen në një pikë ku sundimi i ligjit nuk është destabilizim.

“Është betejë e drejtë që sundimi i ligjit të mos jetë destabilizim. Kjo është lufta që po e bën Kosova sot. A ka mundësi të bëjë edhe sundim të ligjit edhe shtrirje të sovranitetit edhe kjo të mos jetë destabilizim. Kjo është një betejë e drejtë, kësaj nuk mund t’i thoni gabim prej anës të Kosovës. Ndoshta nuk e kemi gjetur mënyrën më të mirë, do ta përmirësojmë, por drejtimi është i mirë, është i duhur. Ndoshta nuk po mund të arrijmë stacionin e duhur në të cilën jemi nisur me shpejtësinë e duhur, por do të bëhemi më të shpejt. Unë nuk kam dilema në drejtimin, drejtimi është i sovranitetit, drejtimi është i sundimit të ligjit. E nëse për këtë përjashtohemi, unë mund të them që më keni lënë pa tekst”, përfundoi ai./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

18-vjetori i Pavarësisë, Kuvendi mblidhet nesër për seancë solemne

​Kuvendi shkon në pauzë, pas orës 14:00 pritet shqyrtimi i Ligjit për Specialen

Një muaj paraburgim për të dyshuarin që mori pjesë në grupin e organizuar kriminal

Përleshje fizike mes dy të dënuarve në Burgun e Sigurisë së Lartë, rasti po hetohet

Haxhiu: Kuvendi do të jetë pjesë e punës për cilësi më të mirë në shëndetësi

Haxhiu: Kuvendi do të jetë pjesë e punës për cilësi më të mirë në shëndetësi

Gjashtë vjet burgim dhe 3 mijë euro gjobë për një person në Gjakovë, u dënua për trafikim me njerëz

Gjashtë vjet burgim dhe 3 mijë euro gjobë për një person në Gjakovë, u dënua për trafikim me njerëz

Përballje të forta në Ligën e Kombeve, vëmendja në “San Siro”

Përballje të forta në Ligën e Kombeve, vëmendja në “San Siro”

18-vjetori i Pavarësisë, Kuvendi mblidhet nesër për seancë solemne

​Kuvendi shkon në pauzë, pas orës 14:00 pritet shqyrtimi i Ligjit për Specialen

Esmeralda Hasani emërohet në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë

Esmeralda Hasani emërohet në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë

Një muaj paraburgim për të dyshuarin që mori pjesë në grupin e organizuar kriminal

Përleshje fizike mes dy të dënuarve në Burgun e Sigurisë së Lartë, rasti po hetohet

Nurmagomedovi sulmon fizikisht Dvalishvilin në hotel

Nurmagomedovi sulmon fizikisht Dvalishvilin në hotel

Haxhiu: Kuvendi do të jetë pjesë e punës për cilësi më të mirë në shëndetësi

Haxhiu: Kuvendi do të jetë pjesë e punës për cilësi më të mirë në shëndetësi

Të dërguarit amerikanë mbërrijnë në Moskë për bisedime me Putinin për Ukrainën

Të dërguarit amerikanë mbërrijnë në Moskë për bisedime me Putinin për Ukrainën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën