TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Konjufca harron datën e seancës, shtyhet gjykimi për gazin lotsjellës në Kuvend

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Konjufca harron datën e seancës, shtyhet gjykimi për gazin lotsjellës në Kuvend

Për shkak të mungesës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është shtyrë seanca e së martës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku Konjufca akuzohet për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend.

Në aktakuzë thuhet se në seancën e Kuvendit të Kosovës të datës 10 gusht 2016, në cilësi të deputetit, Glauk Konjufca ka hedhur gaz lotsjellës në sallë, me ç’rast është pamundësuar qëndrimi në sallë.

Mbrojtësja sipas detyrës zyrtare e Konjufcës, Arbnora Zeqiri, njoftoi gjykatën se klienti i tij ka qenë i ftuar gojarisht përmes procesverbalit nga seanca e kaluar për seancën e sotme, andaj atij i ka ikur kjo datë dhe nga kabineti i tij i është thënë se data e sotme nuk figuron në agjendë dhe se Konjufca është në një aktivitet jashtë Prishtinës, andaj është e pamundur që brenda një kohe të shkurtër të jetë prezent.

Në këtë seancë munguan edhe dëshmitarët Pal Lekaj, Sllobodan Petkoviq dhe Valdete Bajrami, ndërsa i pranishëm në cilësinë e dëshmitarit ishte Sabri Hamiti. Sipas fletëkthesës, gjykatësja e rastit Edita Çanta, tha se rezulton se Lekaj e ka pranuar ftesën, kurse për Bajramin tha se ka rezultuar adresa jo e plotë, ndërsa gjykata ka kërkuar përmes Policisë të sigurojë adresën e plotë, por nuk ka marrë përgjigje.

Për dëshmitarin Petkoviq, gjykatësja tha se rezulton se njoftimi i është lënë më 13 nëntor, ndërsa raporti i është lënë më 16 nëntor, mirëpo gjykata nuk ka pranuar kopjet e raportit.

Dëshmitari Hamiti, kërkoi llogari nga gjykatësja Çanta se pse nuk po përfundon çështja ngase me vite të tëra po endet në gjykatë si dëshmitar. Në mungesë të kushteve ligjore, seanca u shty./BetimipërDrejtësi/

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Kurti në veri të Mitrovicës, përurohet objekti i ATK-së

​Kurti në veri të Mitrovicës, përurohet objekti i ATK-së

Sveçla: Konkurset në arsim në Prishtinë, vegël e nepotizmit të LDK-së

Sveçla i reagon Ramës për teleferikun e Gërmisë: Projekti s’ka mbështetje financiare

Vidhen pajisje me vlerë rreth 550 euro në një pompë derivatesh në Zubin Potok

MINT publikon çmimet e reja të derivateve për ditën e sotme

Haradinaj: AAK do të garojë e vetme në zgjedhje, nuk ka kërkesë serioze nga VV-ja për bashkëpunim

Fyerjet ndaj Ramush Haradinajt, studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” thërrasin protestë në Pejë

​Kurti në veri të Mitrovicës, përurohet objekti i ATK-së

​Kurti në veri të Mitrovicës, përurohet objekti i ATK-së

Kthimi i fuqishëm i Shkëlqim Vladit në fushë pas një periudhe të vështirë

Kthimi i fuqishëm i Shkëlqim Vladit në fushë pas një periudhe të vështirë

Sveçla: Konkurset në arsim në Prishtinë, vegël e nepotizmit të LDK-së

Sveçla i reagon Ramës për teleferikun e Gërmisë: Projekti s’ka mbështetje financiare

Si të silleni në një restorant?

Si të silleni në një restorant?

5 gabime në mëngjes që ju bëjnë të keni uri brenda 1 ore

5 gabime në mëngjes që ju bëjnë të keni uri brenda 1 ore

Lladrovci zbulon një skenar të ri për Stadiumin Nacional: Kam informata jo zyrtare se mund të ndodh

Lladrovci zbulon një skenar të ri për Stadiumin Nacional: Kam informata jo zyrtare se mund të ndodh

Tri përballje interesante sonte në basketbollin vendor, vendoset për mbetje në ligë

Tri përballje interesante sonte në basketbollin vendor, vendoset për mbetje në ligë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën