TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Konjufca: Dialogu Kosovë-Serbi është i rëndësishëm për bashkëpunim rajonal

nga tëvë1
1 vit më parë
0
A A
Konjufca siguron SHBA-në: Situata nuk del prej kontrolli për dinarin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u ka bërë thirrje thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që t’i japin përparësi zgjerimit e po ashtu t’i ofrojnë mundësitë e premtuara për të gjithë rajonin tonë.

Ai në takimin e 11-të i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, ka thënë se përshpejtimi i procesit të anëtarësimit është imperativ duke kërkuar veprim të shpejtë nga shtetet anëtare për ta avancuar aplikimin e Kosovës, duke shtuar se nuk kërkojnë procedura të pandershme nga ana e BE-së, porse procedura strikte dhe të bazuara në drejtësi dhe meritokraci.

Konjufca ka thënë se ka punë për të bërë në këtë rrugëtim, pasi siç tha ai, sfidë mbetet korrupsioni, sidomos në sistemin prokurorial e gjyqësor.

“Ne jemi të përkushtuar të punojmë së bashku për t’i adresuar sfidat tona në mënyrë që të avancojmë tutje në integrimin tonë drejt BE-së. Sa i përket progresit dhe sfidave e reformave të nevojshme për integrim, ne pranojmë se ka ende punë për të bërë. Njëra ndër sfidat e mëdha mbetet korrupsioni, sidomos për sistemin tonë prokurorial dhe gjyqësor, por ne duhet t’i vazhdojmë reformat në lidhje me sundimin e ligjit dhe për të drejtat e njeriut, e këto do të na mundësojnë të krijojmë kushte edhe më të mira për qytetarët tanë, ashtu që ta mbështesim zhvillimin tonë shoqëror dhe t’i përmbushim në të njëjtën kohë edhe kriteret e BE-së, që na ndihmojnë që reformat të jenë të qëndrueshme”,ka theksuar Konjufca.

Konjufca ka thënë po ashtu se dialogu i ndërmjetësuar nga BE mes Kosovës dhe Serbisë është një komponent e rëndësishme e bashkëpunimit tonë rajonal. Ndërsa, ka shtuar se vazhdojnë të jenë të përkushtuar për të punuar së bashku që t’i zgjedhin çështjet në këtë drejtim.

“Dialogu i ndërmjetësuar nga BE mes Kosovës dhe Serbisë është një komponent e rëndësishme e bashkëpunimit tonë rajonal. Ne jemi të përkushtuar të punojmë së bashku për t’i zgjidhur çështjet e pazgjidhura ende dhe për të promovuar paqen e stabilitetin në rajon. Ne besojmë se vetëm njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është pjesa thelbësore e marrëveshjes përfundimtare gjithëpërfshirëse si parakusht i domosdoshëm që të dyja vendet të përparojnë në rrugën e tyre drejt integrimeve evropiane. Përkushtimi i palëkundur i Kosovës për anëtarësim në BE është si një fanar i shpresës, i cili i reflekton aspiratat e qytetarëve tonë për demokraci e prosperitet. Potenciali transformues i procesit të integrimit në BE është parësor, duke theksuar domosdoshmërinë konsolidim demokratik, kohezion socio ekonomik, si dhe rritje të qëndrueshme afatgjatë”, tha ai.

Konjufca ka thënë po ashtu se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022 ishte dhe vazhdon të mbetet moment historik për vendin.

Ai ka kërkuar veprim të shpejtë nga shtetet anëtare të BE-së për të avancuar aplikimin e Kosovës në anëtarësim në Këshillin e Evropës, teksa shtoi se Kosova mbetet e palëkundur në përpjekjet e saj për integrimin evropian, për demokraci dhe barazi.

Në fjalën e tij, ai ka theksuar se nuk po kërkojnë procedura të pandershme nga ana e BE-së në këtë drejtim porse procedura strikte dhe të drejta.

“Përshpejtimi i procesit të anëtarësimit është imperativ duke kërkuar veprim të shpejtë nga shtetet anëtare për ta avancuar aplikimin e Kosovës dhe për të forcuar mbështetjen institucionale për reformat që përmirësojnë jetën e përditshme të popullsisë së Kosovës. Ne nuk kërkojmë procedura të pandershme nga ana e BE-së, ne po kërkojmë procedura strikte dhe të bazuara në drejtësi dhe meritokraci. Përafrimi i Kosovës në politikat e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, veçanërisht si përgjigje ndaj sfidave globale, tregon edhe përkushtimin tonë ndaj BE-së, bashkëpunimit rajonal dhe nismave gjithëpërfshirëse. Miratimi i kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës po ashtu e nënvizon edhe përkushtimin e vendit tonë ndaj bashkëpunimit dhe integrimit ndërkombëtar…Kosova mbetet e palëkundur në përpjekjet e saj për integrimin evropian, për demokraci dhe barazi. Besojmë se BE nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor, dhe ju bëjmë thirrje vendeve anëtare të BE-së që t’i japin përparësi sidomos zgjerimit po ashtu t’i ofrojnë mundësitë e premtuara për të gjithë rajonin tonë ”, tha Konjufca./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Plagoset me armë zjarri një person në Vushtrri

Zhvillimet politike dhe integrimi euro-atlantik në qendër të takimit Kurti–Hanrahan

Zhvillimet politike dhe integrimi euro-atlantik në qendër të takimit Kurti–Hanrahan

Prokuroria kërkon paraburgim për të miturin, dyshohet për keqpërdorim seksual ndaj një të mituri tjetër

Mungesa e barnave në IVF – As pas gjashtë muajsh, pacientët s’kanë nisur procedurën

Mungesa e barnave në IVF – As pas gjashtë muajsh, pacientët s’kanë nisur procedurën

Lajmi i fundit: Yll Hoxha pranon ofertën e Lirisë në Ligën e Parë

Lajmi i fundit: Yll Hoxha pranon ofertën e Lirisë në Ligën e Parë

Plagoset me armë zjarri një person në Vushtrri

Zhvillimet politike dhe integrimi euro-atlantik në qendër të takimit Kurti–Hanrahan

Zhvillimet politike dhe integrimi euro-atlantik në qendër të takimit Kurti–Hanrahan

Absurditeti i kotësisë dhe pritjes

Absurditeti i kotësisë dhe pritjes

Prokuroria kërkon paraburgim për të miturin, dyshohet për keqpërdorim seksual ndaj një të mituri tjetër

Fidan Aliti vazhdon kontratën me Alanyasporin

Fidan Aliti vazhdon kontratën me Alanyasporin

Mungesa e barnave në IVF – As pas gjashtë muajsh, pacientët s’kanë nisur procedurën

Mungesa e barnave në IVF – As pas gjashtë muajsh, pacientët s’kanë nisur procedurën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X