TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Konjufca dhe Mehaj përkujtojnë heronjtë e kombit Ilir Konushefcin dhe Hazir Malajn

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Konjufca dhe Mehaj përkujtojnë heronjtë e kombit Ilir Konushefcin dhe Hazir Malajn

Konjufca së bashku me Mehajn sot kanë bërë homazhe tek varri i Ilir Konushefcit, në lagjen “Velania” në Prishtinë.

Konjufca tha se humbja e “Kombandant Mërgimit” ishte humbje e madhe për organizimin e UÇK-së.

“Komandant Mërgimi i orëve të para të organizimit të rezistencës së armatosur është njëra ndër figurat më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rënia e tij ishte  humbje e madhe për organizimin e ushtrisë sonë. Brenda një harku kohor prej 5 ditësh në maj të vitit 1998 ranë në altarin e lirisë Iliri Konushevci, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani. Por rënia e tyre e lavdishme i ngjeshi radhët e UÇK-së me mijëra çlirimtarë”, ka shkruar Konjufca.

Tutje ai tha se sa më shumë që kujtojmë heroizmin e Ilir Konushefcit dhe Hazir Malajt dhe luftën e UÇK-së, sipas tij aq më shumë shtohet dashuria e përkushtimi ndaj atdheut, shkruan teve1.info

Konjufca theksoi se falë sakrificës së tyre dhe të tjerëve që kanë rënë për liri, Republika e Kosovës sot është e pavarur.

“Sa më shumë e kujtojmë heroizmin e Ilirit, të  doktor Hazirit dhe luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, aq më shumë na shtohet dashuria dhe përkushtimi ndaj atdheut. Falë sakrificës së tyre dhe mijëra të rënëve, Republika e Kosovës sot frymon lirshëm dhe e pavarur”, ka shkruar Konjufca.

“Vepra atdhetare e heronjve, dëshmorëve dhe të rënëve për liri do të kujtohet dhe nderohet brez pas brezi. Përjetësisht”, shtoi ai.

Ndërsa, Mehaj ka thënë se Ilir Konushefci atdheut dhe luftës i kishte falur gjithçka që kishte.

“Atdheut dhe luftës për çlirim, i kishte falur gjithçka që kishte, angazhimi e rrugëtimi i tij ishte i gjatë dhe i pandalshëm. Ai ishte njëri nga themeluesit e UÇK-së, kishte rolin kryesor për sjelljen e armatimit në Kosovë. Mbi tridhjetë herë kishte hyrë në Kosovë me armë të kalibrave të ndryshëm. Gjithashtu, ai solli edhe shumë eprorë profesionist në radhët e UÇK-së”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

“Si gjithnjë në krye të detyrës, duke sjellë një kamion me armatim, derisa po udhëtonin për në Bajram Curr, së bashku me mjekun Hazir Mala, ai u vra nga dora e zgjatur e pushtetit serb”, tha Mehaj.

Mehaj theksoi se Ilir Konushefci ka lënë gjurmë të pashlyeshme në themelimin, organizimin dhe ngritjen e UÇK-së, e që sipsaj tij gjurmë të cilat do të mbesin gjallë gjithmonë ndër breza të ardhshëm.

Tags: Armend MehajGlauk Konjufca
ShareTweet

Postime të ngjashme

Tahiri i AAK-së: Nuk do të merrnim pjesë në takim me Kurtin për presidentin

Tahiri i AAK-së: Nuk do të merrnim pjesë në takim me Kurtin për presidentin

Ndalohen për 48 orë tre të dyshuarit që u kapën me mbi 1 milion euro në Merdare, dyshohen për “shpëlarje të parave”

Ky është polici nga Shqipëria që dyshohet se u kap me 1 milion euro në Merdarë

Aksident mes autobusit e dy veturave në Bresje, tre të lënduar

OVL-UÇK të hënën mban konferencë për media

OVL UÇK thërret konferencë për media

Reagim i redaksisë së Sportit në Tëvë 1 për komentet fyese të nënkryetarit të KF Llapi

Reagim i redaksisë së Sportit në Tëvë 1 për komentet fyese të nënkryetarit të KF Llapi

Tahiri i AAK-së: Nuk do të merrnim pjesë në takim me Kurtin për presidentin

Tahiri i AAK-së: Nuk do të merrnim pjesë në takim me Kurtin për presidentin

Ndalohen për 48 orë tre të dyshuarit që u kapën me mbi 1 milion euro në Merdare, dyshohen për “shpëlarje të parave”

Ky është polici nga Shqipëria që dyshohet se u kap me 1 milion euro në Merdarë

Juventusi llogarit në Zhegrovën, nuk e largon në verë

Zhegrova kthehet në Francë?

Bora shton amerikanin Dingle

Bora shton amerikanin Dingle

“Këndi i debatit”- 24.02.2026

“Këndi i debatit”- 24.02.2026

Aksident mes autobusit e dy veturave në Bresje, tre të lënduar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën