Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se përpjekja për ta lidhur Vetëvendosjen e me sulmin ndaj institucioneve të Kosovës ka qenë një proces i montuar gjyqësor me prapavijë politike.
Madje ai i ka thënë deputetit të PDK-së, se nëse ai din diçka më shumë lidhur me këtë rast dhe vrasjen e Deharit atëherë Konjufca tha se do ta ftojë prokurorinë për ta intervistuar Hisen Berishen.
“Nëse dini diçka më shumë unë e kasha ftu prokurorin me ju ftu në intervistë gjithcka çka dini zotëri Berisha e që pretendoni për lidhjen e Vetëvendosjes me këtë akt terrorist, unë e ftoj prokurorin me të intervistu nëse din diqka… A çkado që kan pasë institucionet që kan ditë i kan liru këta persona, prej kësaj mund të konstatojmë që ishte një proces i montumë politik”, tha Konjufca në Kuvend./teve1.info./