Përmes një postimi në Twitter, Torres ka thënë se investimi amerikan është një votë besimi për të ardhmen e Kosovës si një demokraci e pavarur.
“Urime Kosovës për sigurimin e një granti prej 202 milionë dollarësh nga MCC, themeluar nga Kongresi. Investimi amerikan është një votë besimi për të ardhmen e Kosovës si një demokraci e pavarur dhe e gjallë”, ka shkruar Torres.
Kjo marrëveshje është nënshkruar të mërkurën në Washington nga ministrja e Ekonomisë në Kosovë, Artane Rizvanolli, dhe drejtoresha ekzekutive e Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright. /teve1.info/