TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kongresisti amerikan Keith Self ngre shqetësimet për diskriminimin e shqiptarëve në Luginë

by teve1
3 orë ago
1
A A
Kongresisti amerikan Keith Self ngre shqetësimet për diskriminimin e shqiptarëve në Luginë

Gjatë një seance të Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresmeni amerikan Keith Self prezantoi projektligjin e tij, “Aktin për Vlerësimin e Diskriminimit në Luginën e Preshevës”, duke theksuar nevojën për mbikëqyrje dhe llogaridhënie mbi trajtimin që Serbia i bën pakicave të saj etnike.

Self nënvizoi se, përveç konfliktit të Rusisë në Ukrainë, Ballkani Perëndimor mbetet një nga rajonet më të paqëndrueshme në Evropë, ku tensionet ndërmjet qeverisë serbe dhe pakicës shqiptare vazhdojnë të jenë shqetësim i madh.

“Si kryetar i Nënkomisionit për Evropën në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, muajin e kaluar drejtova një seancë dëgjimore për të promovuar balancën dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor,” tha Self.

Kongresmeni përmendi raste konkrete të diskriminimit ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës, përfshirë pasivizimin e adresave të banimit, i cili ka çuar në tkurrjen e komuniteteve shqiptare, si në Medvegjë, ku popullsia shqiptare është zvogëluar nga 4,000 në rreth 400–500 banorë.

Ai gjithashtu nënvizoi se shqiptarët hasin vështirësi në sigurimin e kujdesit shëndetësor, në zotërimin e pronës, gjetjen e punës dhe të drejtën për të votuar.
“Ky pasivizim i adresave ka rezultuar në tkurrjen e komuniteteve shqiptare, ndër to Medvegjën, ku popullsia shqiptare ka rënë ndjeshëm. Ky është vetëm një nga shembujt e shumtë të diskriminimit të raportuar. Shkelje të tjera përfshijnë refuzimin e Beogradit për të njohur diplomën dhe gradat e fituara në Kosovë, pengimin e përdorimit të teksteve shkollore për nxënësit shqipfolës, si dhe përdorimin e forcave të rendit për të kërcënuar, marrë në pyetje dhe frikësuar shqiptarët pa proces të rregullt ligjor,” shtoi Self.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë pjesën e tyre për ta mbajtur Serbinë përgjegjëse dhe për të garantuar që pakica shqiptare të gëzojë të njëjtat të drejta dhe mundësi që Serbia i kërkon për pakicën serbe në Kosovë.

Në një video të publikuar nga faqja Albanians for America, thuhet se anëtarët e Komitetit të Punëve të Jashtme kanë diskutuar shqetësime të vazhdueshme për të drejtat e njeriut dhe të pakicave në jug të Serbisë, çështje që shpesh kanë mbetur jashtë vëmendjes ndërkombëtare.

Lidhur me projektligjin amerikan ka folur edhe deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, i cili shprehu mirënjohje për kongresmenin Keith Self.

Kamberi theksoi se si qëndrim zyrtar i Shteteve të Bashkuara, Komiteti për Punë të Jashtme i Kongresit miratoi rezolutën H.R. 6411, e cila fokusohet në të drejtat etnike dhe kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Mirënjohje e veçantë për kongresistin Keith Self, Kryetar i Nënkomitetit për Evropë, për iniciativën dhe lidershipin e tij parimor, si dhe për përkrahjen dypartiake të Kryetarit Brian Mast dhe Nënkryetarit Gregory Meeks. Kjo rezolutë pritet të aprovohet së shpejti nga Kongresi i SHBA-së,” shkroi Kamberi.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara po kërkojnë përgjegjësi ligjore dhe politike nga Beogradi për diskriminimin sistematik ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Faleminderit të gjithë atyre që nuk u ndalën kurrë. Zëri ynë u dëgjua. Puna jonë dhe ndihma e Qeverisë së Republikës së Kosovës për Luginën po shihet,” përfundoi deputeti Kamberi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në Bruksel

Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në Bruksel

Mehmeti: Rama keqpërdori ftesën e Trump për Bordin e Paqes dhe manipuloi popullin

Mehmeti: Rama keqpërdori ftesën e Trump për Bordin e Paqes dhe manipuloi popullin

Lezhë: 35-vjeçari nxirret nga makina dhe dhunohet brutalisht pas një prite në rrugë

Arrestohen katër të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda

Kim Mehmeti në 20-vjetorin e vdekjes së Rugovës: Ishte fat për shqiptarët që ai ishte president në atë kohë

Sylvinho kontaktohet nga klubi brazilian, i përfundon kontrata me Shqipërinë më 2025

Sylvinho beson se Shqipëria do të kualifikohet në Botëror

Kim Mehmeti në 20-vjetorin e vdekjes së Rugovës: Ishte fat për shqiptarët që ai ishte president në atë kohë

Kim Mehmeti në 20-vjetorin e vdekjes së Rugovës: Ishte fat për shqiptarët që ai ishte president në atë kohë

Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se aksidentalisht e plagosi një tjetër

Arrestohet një i dyshuar për grabitje në Prishtinë

Mehmeti: Vjedhja e votave nuk është dukuri e re, është bërë edhe me dirigjim partiak

Mehmeti: Vjedhja e votave nuk është dukuri e re, është bërë edhe me dirigjim partiak

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën