Dy persona kanë mbetur të plagosur në një konflikt të ndodhur mes disa banorëve në një pallat në Tiranë pasditen e së mërkurës.
Policia tha se ngjarja ndodhi në rreth orës 16:15, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, në hyrje të pallatit ku banojnë, shtetasi K.Th, 34 vjeç, ka dëmtuar me një mjet prerës komshiun e tij, shtetasin M.N, dhe me sende të forta shtetasin A.N.
Shtetasit A.N dhe M.N(babë e bir), ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me qëllimin kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.