Konfiskimi i armës është realizuar në fshatin Baks të Skenderajt.
Policia ka bërë të ditur se ka ndaluar B.B, 49-vjeçar me veturë për kontroll ku gjatë kontrollit në bagazhin e veturës është gjetur e konfiskuar armë pushkë gjuetie me 12 fishek, për të cilën i njëjti nuk ka poseduar leje, raporton teve1.info
Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ’Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’’.