Gjatë asistimit nga zyrtarët e ATK-së dhe Doganës së Kosovës, u kontrolluan gjithsej 5 pika-biznese në Gjilan.
Pas hetimit të rastit, janë intervistuar dy persona të dyshuar, teksa me vendim të prokurorit u liruan në procedurë të rregullt, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
“Gjilan. 26.10.2022-10:00. Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e PK-së, gjatë kontrollit në pesë (5) pika-biznese të argjendarisë, të asistuar edhe nga zyrtarë të ATK-së dhe Doganës se Kosovës kanë konfiskuar një sasi ari dhe argjendi në dy biznese. Dy persona të dyshuar meshkuj kosovar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, raporti i plotë i policisë.