TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së ruminantëve të vegjël në Kosovë

by teve1
7 muaj ago
2
A A
Konfirmohet rasti i parë i murtajës së ruminantëve të vegjël në Kosovë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se është konfirmuar rasti i parë shpërthimit të sëmundjes “Murtaja e Ruminantëve të Vegjël”.

Përmes njoftimit bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në një fermë në fshatin Landovicë të Komunës së Prizrenit.

“Menjëherë janë aktivizuar ekipet e inspektorëve të mjekësisë veterinare. Të cilët kanë vendosur masën e kufizimit të lëvizjes në fermën e dyshuar. Nga e cila janë marrë mostrat për testim. Sot në mëngjes Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë ka konfirmuar prezencën e sëmundjes në fermën e dyshuar. Mostrat e testuara në fermat përreth kanë rezultuar negativ”, thuhet në njoftim.

Sipas AUV-it, bazuar në rezultat të analizave laboratorike fshati Landovicë është shpallur vatër e infektuar, në perimetër prej 3 km nga ferma e prekur.

“Kjo zonë është vendosur  në masë karantine, ndalim të lëvizjes se çdo kafshe, transport apo qarkullim të produkteve dhe nënprodukteve të kafshëve”, theksohet në njoftim.

Ndërkaq, fermat përreth thuhet se janë vendosur nën masën e dyshimit për hulumtim epidemiologjik, hulumtimin e burimit të infektimit dhe kontakteve të mundshme me fermën e infektuar.

“Janë vendosur në zbatim masat e biosigurisë ne ferma, si dhe  dezinfektimi i fermave dhe zonave përreth sipas protokolleve veterinare”, bëhet e ditur në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë të enjten (3 korrik), bazuar në Ligjin për Veterinarinë, ka nxjerr vendim për masat e përgjithshme për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e sëmundjes “Murtaja e Ruminantëve të Vegjël”, vendim ky që duhet të zbatohet në gjithë territorin e Kosovës.

“Masat e përgjithshme: a) Ndalimi i lëvizjes së deleve dhe dhive nga fermat,  tregtimin në tregjet e dhe  shitblerjen; b) Fermerët obligonë qe menjëherë të njoftojnë veterinarin  rast të ndryshimit të gjendjes shëndetësore të deleve dhe dhive në fermat e tyre, c) Praktikat veterinare janë të obliguar njoftojnë secilin rast të dyshuar me PPR tek autoriteti zyrtar AUV, d) Kryerjen e inspektime të menjëhershme të fermave të dyshuara, marrja e mostrave dhe dërgim në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë; e) Groposja e kafshëve në fermat të cilat rezultojnë të infektuara me PPR; f) Komunat obligohen të përcaktojnë lokacionet për asgjësim të kafshëve të infektuar g) Dezinfektimi i objekteve dhe zonave përreth e fermave dhe zonave përreth   rasteve të shpërthimit të sëmundjes; II. Përjashtimisht nga pika I e këtij vendimi, lejohet lëvizja deleve dhe dhive nga fermat e lira nga kjo sëmundje në thertore të licencuara,  me pëlqimin paraprak të inspektorit veterinar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. III. Urdhërohen të gjithë menaxheret e tregjeve që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij vendimi të pezullojnë pranimin e deleve dhe dhive në hapësirat e tyre. IV. Obligohen të gjitha Komunat, Policia e Kosovës, në koordinim dhe bashkëpunim me AUV-në  të bëjnë mbikëqyrjen e zbatimit të masave. V. Masat hynë në fuqi sot datë 03.07.2025”, thuhet në njoftim.

Tags: "Murtaja e Ruminantëve të Vegjël”Agjencia e Ushqimit dhe VeterinariseKosove
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Në qershor dhe korrik, 10% të policëve kanë pasur të ardhura mesatare më të larta se presidentja

Kurti: Kemi nevojë për një raport të ri Qeveri-opozitë për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

Nesër testi vendimtar për Abdixhikun

Nesër testi vendimtar për Abdixhikun

Mullistët paralajmërojnë rritjen e çmimit të bukës, nëse shtrenjtohet rryma

Mullistët paralajmërojnë rritjen e çmimit të bukës, nëse shtrenjtohet rryma

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Aksident mes një veture e motoçiklete në Prishtinë, lëndohet një person

Kurti: Në qershor dhe korrik, 10% të policëve kanë pasur të ardhura mesatare më të larta se presidentja

Kurti: Kemi nevojë për një raport të ri Qeveri-opozitë për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

Nesër testi vendimtar për Abdixhikun

Nesër testi vendimtar për Abdixhikun

Mullistët paralajmërojnë rritjen e çmimit të bukës, nëse shtrenjtohet rryma

Mullistët paralajmërojnë rritjen e çmimit të bukës, nëse shtrenjtohet rryma

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Aksident mes një veture e motoçiklete në Prishtinë, lëndohet një person

Numërimi i votave nga diaspora pritet të kryhet në fundjavë

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit

​Mitrovica e Veriut dhe Zubin Potoku tërhiqen nga Asociacioni i Komunave, shfuqizohet edhe vendimi për emërtimin e 87 rrugëve

​Mitrovica e Veriut dhe Zubin Potoku tërhiqen nga Asociacioni i Komunave, shfuqizohet edhe vendimi për emërtimin e 87 rrugëve

Muriqi, nëntë gola larg rekordit të kamerunasit Eto’o

Fantastike: Vedat Muriqi, lojtari më i mirë i muajit në La Liga

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën