TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Konfirmohet raportimi i Tëvë1, vrasja e Hekuran Shalës erdhi pasi dorasi dhe viktima i përleshën qentë

Prokuroria Themelore në Prizren ka konfirmuar raportimin e mbrëmshëm të Tëvë1, se vrasja e së dielës mbrëma në Prizren, erdhi pas një mosmarrëveshje që E.B dhe viktima Hekuran Shala, kishin pas përleshjes së qenve. Kërkesën e Prokurorisë e gjeti si të bazuar Gjykata Themelore në Prizren, e cila për E.B caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

by Fidan Zejnullahu
3 muaj ago
1
A A
Rast tragjik: Dyshohet se pas një mosmarrëveshje për qen, vritet Hekuran Shala në Prizren

Forcat e qenve, vendosën t’i testojnë në këtë vend.

Mbrëmjen e së dielës, në rrugën “Tusuz – Hoçë e Qytetit” u takuan Hekuran Shala e personi me inicialet E.B.

Të dy këta me vete, morën edhe qentë e tyre.

Por, pas përleshjes së qenve, lindi një mosmarrëveshje edhe mes pronarëve.

Pas kësaj, dyshohet se E.B goditi me thikë Hekuran Shalën, ndërsa ky i fundit nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.

E të martën, Prokuroria Themelore e Prizrenit, kërkoi paraburgim për dorasin e dyshuar.

Në kërkesë ka zbardhur edhe rrethanat se si erdhi deri të vrasja që tronditi Prizrenin.

“Sipas kërkesës së prokurorisë, me datë 10.08.2025 rreth orës 20:30 min në lagjen “Tusuz” në rrugën “Lapidari” në Prizren, i pandehuri E.B., pas një mosmarrëveshjeje paraprake, në mënyrë dinake dhe duke shfrytëzuar besimin e viktimës, me dashje e privon nga jeta tani më të ndjerin H.Sh., në atë mënyrë që fillimisht i nxisin qentë e tyre në një përleshje dhe pas një fjalosjeje të shkurtër, i pandehuri papritmas dhe në mënyrë të befasishme e nxjerr thikën-patente dhe e godet H.Sh., me ç’rast i njëjti dërgohet në QKUK në Prishtinë, ku ndërron jetë nga plagët e marra. Me këto veprime E.B., ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” sipas KPRK-së”, kanë thënë nga Prokuroria Themelore.

E kërkesa e prokurorisë për paraburgim, u miratua nga Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda.

“Gjyqtari i Procedurës – Artan Sejrani– ka caktuar masën e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një (1) muaji, për të pandehurin E.B., e cila mund të zgjasë deri më datën 11.09.2025 për shkak të dyshimi të bazuar se ka kryer veprën penale, vrasja e rëndë nga neni 173 par. 1 nën par. 1.4, dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve nga neni 366 par. 1 të KP-së”, thuhet në reagimin e Gjykatës Themelore në Prizren.

Në arsyetimin për caktimin e masës së paraburgimit, gjykata shton se me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku i ndikimit në dëshmitarë, apo fshehjes së fakteve dhe provave tjera materiale meqë çështja penale është në fazën fillestare të hetimit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shërbimi Korrektues i Kosovës fiton Çmimin Ndërkombëtar të Ekselencës nga ICPA

Shërbimi Korrektues i Kosovës fiton Çmimin Ndërkombëtar të Ekselencës nga ICPA

Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për njohjen nga Siria

Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për njohjen nga Siria

Arrestohen edhe tre persona për 1 ton marihuanë që u kap vjet në Sverkë të Pejës

Arrestohen edhe tre persona për 1 ton marihuanë që u kap vjet në Sverkë të Pejës

Vidhen dy kambana të kishës katolike në Ferizaj

Vidhen dy kambana të kishës katolike në Ferizaj

Liverpooli kthen sytë kah trajneri holandez

Arne Slot ankohet për mungesë alternativash te Liverpooli

Shërbimi Korrektues i Kosovës fiton Çmimin Ndërkombëtar të Ekselencës nga ICPA

Shërbimi Korrektues i Kosovës fiton Çmimin Ndërkombëtar të Ekselencës nga ICPA

Renditja tabelare pas xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës

Superlia rikthehet në fundjavë, spikat derbi Drita – Llapi

Bayern Munich po përgatitet të nënshkruajë një mesfushor për 50 milionë euro

Bayerni ka vendosur rekord historik europian

Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për njohjen nga Siria

Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për njohjen nga Siria

Arrestohen edhe tre persona për 1 ton marihuanë që u kap vjet në Sverkë të Pejës

Arrestohen edhe tre persona për 1 ton marihuanë që u kap vjet në Sverkë të Pejës

Vidhen dy kambana të kishës katolike në Ferizaj

Vidhen dy kambana të kishës katolike në Ferizaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën