Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar opinion ligjor nga Ministria e Financave për faljen e 100 eurove nga tatimi në pronë.
Përmes një postimi në Facebook, bëhet e ditur se kjo kërkesë është parashtruar nga kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.
“Kërkohet opinion ligjor nga Ministria e Financave për faljen e 100 eurove nga tatimi në pronë. Sot, është parashtruar kërkesa për Opinion ligjor nga Kryetari i Drenasit, z.Ramiz Lladrovci drejtuar Ministrisë së Financave, Transfereve dhe Punës duke e vënë në dijeni edhe Kryeministrin, Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe palët e interesit. Konsiderohet se Opinioni ligjor nga Ministria e Financave Transfereve dhe Punës do të sqaroj dilemat e ligjshmërisë rreth propozimit të Ministrit z.Murati për “faljen e 100 eurove nga tatimi i pronës për vitin 2023”, thuhet në postimin e tyre.
Po ashtu, kanë shkruar se dilemat e shprehura nga Kryetarët e Komunave rreth ligjshmërisë së këtij propozimi të Ministrit të Financave, Hekuran Murati, presin t’i japin zgjidhje Ministria e Financave, Tranfereve dhe Punës.
“Duke qenë se në opinion ka dilema ligjore për atë se a është apo jo përgjegjësi e nivelit lokal çështja e “faljes së tatimit në pronë”, presim që këto dilema t’i qartësojë Opinioni ligjor nga Ministria e Financave, Transfereve dhe Punës si institucion kompetent”, thuhet tutje./teve1.info/.