TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Komunat akuzojnë Qeverinë për mungesë të financimit në projekte

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
Komunat akuzojnë Qeverinë për mungesë të financimit në projekte

Disa prej komunave të Kosovës po akuzojnë Qeverinë për mungesë të mbështetjes dhe financimit në projekte të ndryshme. Në komunën e Prizrenit, Lipjanit dhe Hanit të Elezit, thonë se vështirësitë e bashkëpunimit me nivelin qendror janë të mëdha. Sipas tyre, qeveria ka bërë diskriminim buxhetor në komunat që i takojnë partive politike të kundërta me partinë në pushtet.

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, tha për KSP-në se mbështetja e nivelit qendror për këtë komunë është shumë e vogël krahas kërkesave dhe nevojave që i kanë.

Ai shtoi se burokracia në ministri të linjave po shkakton vonesa të mëdha, siç është rasti me bartjen e mjeteve buxhetore nga vitit paraprak.

“Nëse i referohem mbështetjes prej nivelit qendror, faktikisht prej ministrive për projekte që janë të rëndësishme në fusha të ndryshme, ka mungesë të financimit nga niveli qendror. Komuna e Prizrenit është komuna e dytë në Kosovë për nga numri i banorëve dhe për nga kërkesat dhe nevojat e shumta që ka. Në këtë kuptim mbështetja e nivelit qendror është shumë e vogël, përjashtimisht projekte që kanë filluar vite më parë dhe që realizohen tani. Përndryshe, projekte të reja, projekte që komuna vazhdimisht ka bërë kërkesa nuk kemi të atij niveli. Ajo që është më e keqe se kaq është burokracia që ekziston në ministri të ndryshme, në kuptimin e koordinimit. E veçanta e asaj është se vendimet e Asamblesë Komunale që obligohen të shqyrtohen në ministri të linjës, kanë vonesa të jashtëzakonshme, shembull është rasti i bartjes së mjeteve nga viti paraprak”, tha Gashi.

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti tha se problemet me Qeverinë janë më të theksuara në rastet e rishikimeve buxhetore dhe bartjen e të hyrave vetanake.

Sipas tij, vonesa më të mëdha ka në alokimin e mjeteve dhe zotimin e tyre për projekte të caktuara.

“Problemet janë më të theksuara në rastet e rishikimeve buxhetore, pasi ridestinim s’ka. Po ashtu, edhe në bartjen e të hyrave vetanake. Natyrisht se ka vonesa të theksuara në alokimin e mjeteve sepse neve na duhen edhe zotimi i mjeteve për të publikuar projekte të caktuara që i kemi në agjendë. Vështirësitë nuk janë të vogla, në kuptimin e komunikimit që duhet të ketë pushteti lokal me pushtetin qendror. E gjithë kjo pason në zvarritjen e implelemtimit të projekteve”, deklaroi Ahmeti.

Kritika më të ashpra ndaj ekzekutivit adresoi kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi.

Ai shprehu pakënaqësinë e tij, siç thotë për mosmbështetjen e Qeverisë ndaj komunës që drejton.

“Kemi shprehur shqetësimet tona për një bashkëpunim të zbehtë me nivelin qendror edhe pse kjo s’do të kishte dashur të ndodh kësisoj. Ne jemi pjesë e territorit të Kosovës dhe bëjmë pjesë në tërësinë territoriale të saj. Nuk është se kam ndonjë kënaqësi për këtë bashkëpunim, i cili nuk ka ndodhur asnjëherë me qeveritë e kaluara. Është dashur mos të ketë diskriminim buxhetor, pasi shihet se ka në komunat që i takojnë partive politike, të kundërta me qeverinë në pushtet. Kjo duhet të ndryshonte. Unë personalisht si kryetar komune nuk jam i kënaqur me bashkëpunimin që deri tani e kemi”, theksoi Ballazi.

Tags: KomunaprishtinaQeveria e Kosovës
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rikthehet në funskion njësia B2 e Termocentralit “Kosova B”

Rikthehet në funskion njësia B2 e Termocentralit “Kosova B”

Mediaplani per reklamimin pa pagese – Balotazhi i 9 nëntorit

Mediaplani per reklamimin pa pagese – Balotazhi i 9 nëntorit

Oferta e Tëvë1 për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale

Oferta e Tëvë1 për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale

Ndalohet importi i shpezëve dhe produkteve të tyre nga Gjermania

Haxhiu pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit: Në vend të unitetit, pashë kapriço politike

Haxhiu pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit: Në vend të unitetit, pashë kapriço politike

Prokuroria kërkon paraburgim për personin që i janë gjetur 268 kg marihuanë

Prokuroria kërkon paraburgim për personin që i janë gjetur 268 kg marihuanë

Bleart Tolaj i Ballkanit shpallet “Ylli i Javës”

Bleart Tolaj i Ballkanit shpallet “Ylli i Javës”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën