Komuna e Obiliqit ka njoftuar se të gjitha fshatrat e saj tani janë përfshirë në rrjetin e transportit publik.
Kryetari i komunës, Halil Thaçi, ka deklaruar se ky është një tjetër premtim i mbajtur ndaj qytetarëve.
“Për herë të parë, kemi përfshirë të gjitha fshatrat në transportin publik. Sot, edhe ato zona që nuk kanë pasur kurr qasje në transport, do lidhen me qytetin”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Ai ka theksuar se përmes subvencionimit për kilometër, Komuna po siguron që operatorët të ofrojnë shërbim të rregullt dhe cilësor, duke garantuar që transporti publik të funksionojë për çdo qytetar.







