TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Komuna e Obiliqit: KEK-u s’po e respekton ligjin, nga ndotja e ajrit është rritur numri i sëmundjeve

by teve1
11 muaj ago
0
A A
Komuna e Obiliqit: KEK-u s’po e respekton ligjin, nga ndotja e ajrit është rritur numri i sëmundjeve

Komuna e Obiliqit ka ngritur shqetësim për gjendjen e krijuar në këtë komunë nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).

Sipas kësaj komune, bazuar në memorandumet ndërmjet Komunës së Obiliqit dhe KEK-ut, ku është kërkuar që të vendoset muri i gjelbër mbrojtës përreth Termocentralit, kjo gjë nuk është realizuar deri më tani, dhe nga kjo po pësojnë qytetarët e Obiliqit, e në veçanti banorët e fshatit Dardhishtë.

“Keto dy vitet e fundit nuk është realizuar asnjë nga projektet e dedikuara për komunitetin (qytetarët) në territorin e Obiliqit. Projektet, të cilat janë të hartuara dhe të gatshme për t’u implementuar, Komuna e Obiliqit gjatë këtyre tri viteve të fundit vazhdimisht ka dërguar projekte të cilat do të kishin impakt direkt në përmirësimin e jetës së qytetarëve, por KEK-u nuk ka marrë parasysh asnjë nga këto projekte”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në njoftim thuhet se , që nga data 20.08.2024 deri më datën 15.09.2024, filtrat brenda Kosovës B kanë qenë jashtë funksionit dhe gjendja në Termocentralin “Kosova B” ka pasur tejkalime enorme, çka ka bërë që ajri në në Obiliq të arrijë nivele shumë të larta të ndotjes.

“Nga deklarimet e qytetarëve gjatë këtyre ditëve, ajri në Obiliq ka arritur nivele shumë të larta të ndotjes. Po ashtu, pranë këtij termocentrali ishte krijuar zhurmë e cila është e padurueshme për banorët, kryesisht në orët e mbrëmjes. Gjatë tërë kësaj periudhe kemi reaguar dhe kemi kërkuar nga Korporata Energjetike e Kosovës të ofrojë të dhëna (raportojë) për gjendjen. Kemi kërkuar një raport të detajuar për TC A dhe TC B për datat e lartpërmendura, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Edhe sot kemi pasur një situatë të ngjashme në qytetin e Obiliqit, ku ndotja e ajrit ka qenë jashtë të gjitha përmasave normale”, bëhet e ditur në njoftim.

Më tej, theksohet se nga ndotja e lartë e mjedisit në Kastriot me rrethinë janë rritur rreth 30% rastet e sëmundjeve respiratore si dhe mesatarisht çdo vit regjistrohen rreth 50 raste të reja me sëmundje kancerogjene (dg carcinoma).

“Nga ndotja e lartë e mjedisit kemi raste të rritura të sëmundjeve. Nëse bëjmë krahasimin e pjesëmarrjes së sëmundjeve respiratore në sëmundshmërinë e përgjithshme nëpër viset më pak të ndotura të Kosovës, sëmundjet e organeve respiratore të evidentuara në QKU dhe në spitalet rajonale të Kosovës për grupmoshat mbi 18 vjeç janë rreth 14.26%, ndërsa në Kastriot me rrethinë janë rreth 30%. Atëherë mund të konkludojmë me siguri se termoelektranat gjatë gjithë këtyre viteve jo vetëm që kanë shkaktuar një ambient të ndotur dhe të dëmshëm, por në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë ndikuar në cilësinë e jetesës, shëndetin e njerëzve dhe shkurtimin e jetës. Ndotja e mjedisit është kthyer në një ndër faktorët kryesorë për shkurtimin e jetës së banorëve të Obiliqit. Është i madh numri i personave që u drejtohen klinikave për probleme të shumta, të shkaktuara nga tymrat apo gazrat që lëshohen çdo ditë në atmosferë. Një nga sëmundjet kryesore që sjell ndotja është tumori i mushkërive, i cili në shumicën e rasteve është vdekjeprurës. Raportimet ditore gjatë vitit 2023 tregojnë se sëmundjet e traktit respirator kanë arritur në 17,912 raste, ndërsa sëmundjet e qarkullimit të gjakut në 7,355 raste. Në Komunën e Obiliqit, mesatarisht çdo vit kemi 50 raste të reja me sëmundje kancerogjene (dg carcinoma). Ndërsa vetëm gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2024 janë realizuar 876 vizita shtëpiake te personat me sëmundje malinje (kancerogjene)”, theksohet në njoftim.

Dëm tjetër sipas komunës së Obiliqit është edhe shkarkimi i ujërave të patrajtuara direkt në lumenjtë e Obiliqit, e veçanërisht në lumin Sitnica.

“Dëmi tjetër është edhe shkarkimi i ujërave të patrajtuara, të cilat shkarkohen direkt në lumenjtë e Obiliqit, e veçanërisht në lumin Sitnica. Kemi shkarkime jo vetëm nga termocentralet, por edhe nga sistemi hidraulik i hirit, i cili shkarkohet në lumin Sitnica, për çka kemi ngritur shqetësime dhe i kemi drejtuar disa herë kërkesa KEK-ut”, thuhet në vijim të njoftimit.

E për të gjitha këto dëme komuna e Obiliqt thotë se KEK-u nuk po reagon e gjithashtu nuk po e respekton as Ligjin për Obiliqin, i cili e obligon që të paktën të investojë në projekte të cilat e përmirësiojnë mjedisin në përgjithësi.

“Për të gjitha dëmet që po i shkaktohen banorëve të Komunës së Obiliqit, nuk kemi asnjë reagim nga Korporata Energjetike e Kosovës. E njëjta nuk po respekton as Ligjin për Obiliqin, i cili e obligon që të paktën të investojë në projektet me interes për komunitetin dhe përmirësimin e mjedisit në përgjithësi”, theksohet në fund të njoftimit./teve1.info/

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se kanosi nënën e tij

Tri operacione policore në Prishtinë, arrestohen tre persona të kërkuar me urdhër-arreste aktive

Vrasje në tentativë në Prishtinë

Një grua në Graçanicë raporton se djali i saj kanosi gjithë familjen

U godit nga lisi, vdes një person në Ferizaj

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se kanosi nënën e tij

Tri operacione policore në Prishtinë, arrestohen tre persona të kërkuar me urdhër-arreste aktive

Vrasje në tentativë në Prishtinë

Një grua në Graçanicë raporton se djali i saj kanosi gjithë familjen

U godit nga lisi, vdes një person në Ferizaj

Theret me thikë një person në Podujevë

Theret me thikë një person në Podujevë

Sot protesta e madhe në Hagë: Kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Sot protesta e madhe në Hagë: Kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Si ndikon mungesa e gjumit tek emocionet tuaja?

Si ndikon mungesa e gjumit tek emocionet tuaja?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën