TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Komuna e Malishevës e fillon dezinsektimin kundër rriqrave

nga tëvë1
1 vit më parë
0
A A
Komuna e Malishevës e fillon dezinsektimin kundër rriqrave

Në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për parandalimin dhe luftimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK), sot, Komuna e Malishevës, ka filluar me dezinsektimin e zonave endemike, kundër rriqrave, si bartës të virusit të EHKK.

Fillimin e kësaj fushate, e ka parë nga afër edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe drejtorët e drejtorive përkatëse, përgjegjëse për realizimin e dezinfektimit dhe zbatimit të masave parandaluese kundër EHKK.

“Pavarësisht numrit të rasteve të thumbimeve nga rriqrat, është fat i mirë se tani e një dekadë nuk kemi raste të infektimit me këtë virus vdekjeprurës, por ne si komunë, brenda përgjegjësive dhe kompetencave, jemi duke bërë të pamundurën për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Shfrytëzoj rastin ti falënderoj të gjithë që janë të angazhuar në luftimin dhe parandalimin e kësaj sëmundje, duke filluar nga punëtorët shëndetësor, zyrtarët përgjegjës komunal, si dhe të gjithë qytetarët, të cilët po tregohen shumë të kujdesshëm”, ka thënë kryetari Kastrati, me rastin e fillimit të dezinsektimit të zonave endemike.

Po ashtu, kryetari i Kastrati, ka apeluar tek organet përgjegjëse shtetërore, që të marrin masat e nevojshme për luftimin e EHKK, siç janë Këshilli Ndërministror, pastaj realizimi i repelimit të kafshëve, si masa më efektive në luftimin e EHKK dhe të gjitha përgjegjësitë tjera, të cilat duhet të fillojnë nga Ministria e Shëndetësisë, IKSHPK, Ministria e Bujqësisë, AUV, në mënyrë që luftimi dhe parandalimi i EHKK, të ketë rezultate dhe të mbrohet jeta dhe shëndeti i qytetarëve.

“Në fillimin e fushatës së dezinfektimit të zonave endemike, ishin të pranishëm edhe drejtorët e drejtorive përkatëse, Hajdin Berisha, drejtor i shëndetësisë, Sylë Dukolli, drejtor i bujqësisë dhe drejtori për mbrojtje dhe shpëtim, Shqipron Shala. Ky dezinsektim, bëhet në koordinim në mes të drejtorive përgjegjëse në Komunën e Malishevës dhe Institutit Rajonal të Shëndetit Publik (IRSHP) në Prizren.Kjo fushatë e dezinsektimit, tregon përkushtimin e Komunës së Malishevës në raport me ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve nga rreziku i EHKK”, thuhet në njoftim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KP: Vjehrri i Radojçiqit ishte takuar disa herë këtë vit me të akuzuarën për spiunazh Jelena Djukanoviq

KP: Vjehrri i Radojçiqit ishte takuar disa herë këtë vit me të akuzuarën për spiunazh Jelena Djukanoviq

Osmani: Disa gazetarë po hetohen si bashkëpunëtorë të Radoiçiqit

Osmani: Disa gazetarë po hetohen si bashkëpunëtorë të Radoiçiqit

Aktakuzë ndaj një personi për krime lufte në Kosovë

Aktakuzë për spiunazh ndaj një personi, paguhej nga 700 euro në muaj për informatat që i jepte BIA-s

Tërmet në Shqipëri

Tërmet në Maqedoni – lëkundjet ndihen në disa qytete

​Rama mbërrin në Pallatin e Kongreseve, pas pak shpall qeverinë e re

​Rama mbërrin në Pallatin e Kongreseve, pas pak shpall qeverinë e re

KP: Vjehrri i Radojçiqit ishte takuar disa herë këtë vit me të akuzuarën për spiunazh Jelena Djukanoviq

KP: Vjehrri i Radojçiqit ishte takuar disa herë këtë vit me të akuzuarën për spiunazh Jelena Djukanoviq

Pas zbulimit të iPhone-ëve të rinj, Samsung tallet me Apple!

Pas zbulimit të iPhone-ëve të rinj, Samsung tallet me Apple!

Presidenti i UEFA-së, Çeferin arrin në Tiranë, pritet nga kreu i FSHF-së, Duka

Ditë historike për futbollin shqiptar, UEFA mban mbledhjen e KE-së në Tiranë

Polonia kufizon trafikun ajror përgjatë kufirit lindor, një ditë pasi rrëzoi dronë të dyshuar rusë

Polonia kufizon trafikun ajror përgjatë kufirit lindor, një ditë pasi rrëzoi dronë të dyshuar rusë

Alexander Isak shfaqet në stërvitjet e para me Liverpoolin

Alexander Isak shfaqet në stërvitjet e para me Liverpoolin

Juventusi shfaq driblimet dhe golin e Zhegrovës

Juventusi shfaq driblimet dhe golin e Zhegrovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X