TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kompensimi i munguar për vdekjen në vendin e punës

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Gjashtë punëtorë kanë humbur jetën në vendin e punës gjatë vitit 2023

Njoftimet për vdekjet e punëtorëve në vendet e tyre të punës, Milaim Ibriqit ia rikthejnë skenat dhe momentet kur mësoi për humbjen e vëllait të tij, Kujtimit.

Kujtim Ibriqi, 44 vjeç nga fshati Komoran, Komuna e Drenasit, humbi jetën në vendin e tij të punës në prill të këtij viti. Ai la pas gruan dhe dy fëmijë.

Milaim Ibriqi kujton edhe bisedat me vëllain e tij për kushtet e punës.

Kujtimi punonte në një kompani private në sektorin e ndërtimit.

“Edhe çizmet e punës, në disa raste, i ka blerë me para të veta. Kompania nuk i ka ofruar kurrfarë kushtesh, as kapelë e as rrip mbrojtës. Asgjë. Por, kushtet e vështira [ekonomike] e kishin detyruar që të punonte për të siguruar ekzistencën e familjes”, thotë Milaim Ibriqi.

Humbja e Kujtimit nuk mund të kompensohet, thotë vëllai i tij. Por, ai shton se një kompensim financiar nga kompania ku Kujtimi ka punuar, do ta lehtësonte sadopak gjendjen sociale të familjes së tij, pasi gruaja e Kujtimit është e papunë dhe dy fëmijët janë të mitur.

Që nga vdekja e Kujtimit, Milaimi e ka ndërprerë punën, pasi edhe ai punonte në sektorin e ndërtimtarisë.

“Për ceremoninë e varrimit kemi marrë një shumë të mjeteve të nevojshme për mbulimin e shpenzimeve për atë ditë. Më, asnjë cent. Tani lënda ka shkuar në gjykatë. Kur të na thërrasin, do të shkojmë dhe do të shikojmë se çfarë do të vendoset”, tregon ai.

Sipas Inspektoratit të Punës, vetëm gjatë këtij viti, 12 persona kanë vdekur në vendin e tyre të punës. Një vit më parë, ky numër ishte 14.

“Nga ky numër, pesë raste nga Inspektorati janë cilësuar vdekje si rezultat i drejtpërdrejtë i ushtrimit të veprimtarisë së punës dhe shtatë raste të tjera nuk lidhen me ushtrimin e veprimtarisë së punës”, thuhet në përgjigjen e Inspektoratit të Punës dërguar REL-it.

Por, shifrat zyrtare për vdekjet e personave në vendet e tyre të punës ndryshojnë nga të dhënat e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat.

Udhëheqësi i kësaj sindikate, Jusuf Azemi, thotë se vetëm gjatë këtij viti, 17 persona kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës.

Ai thotë se këto raste vdekjesh duhet të jenë alarm veprimi për institucionet e Kosovës. Sipas Azemit, duhet të shtohen kontrollet në sektorin e ndërtimtarisë, në mënyrë që të përmirësohen masat mbrojtëse për sigurinë e punëtorëve.

Vitin e kaluar, Inspektorati i Punës ka kryer 6.316 inspektime. Sipas raportit vjetor të këtij institucioni, gjatë kësaj periudhe janë trajtuar me prioritet rastet e aksidenteve në vendet e punës. Sipas këtij raporti, më 2022 në Kosovë kanë ndodhur 394 aksidente, prej të cilave 15 kanë përfunduar me fatalitet.

Pronarët nuk kompensojnë familjarët e viktimave

Azemi nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat u shpreh kritik, pasi pas rasteve që përfundojnë me fatalitet, kompanitë private e as institucionet nuk i kompensojnë familjarët e viktimave.

“Deri më tani, Qeveria e Kosovës dhe Inspektorati i Punës nuk kanë bërë asgjë. Dhe, ajo që është më e keqja, gjithkund, në këto raste qeveritë kanë fonde të veta për një mbështetje financiare derisa të vërtetohet nëse është fajtor pronari i kompanisë ose kushdo qoftë tjetër. Por, në momentin që vdesinkëta punëtorë, familjarët e tyre mbesin pa asnjë mbështetje financiare dhe ligjore”, thotë ai.

Edhe në raportin vjetor të institucionit të Avokatit të Popullit thuhet se numri i aksidenteve në vendet e punës, që kanë përfunduar me fatalitet, mbetet i lartë dhe mjaft shqetësues.

“Në rast të vdekjes së punëtorit”, thuhet në raport, “familjet nuk gëzojnë ndonjë kompensim të domosdoshëm” që është i përcaktuar sipas legjislacionit që është në fuqi në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.

E vetmja rrugë për realizimin e përfitimeve financiare në këto raste mbetet procedura gjyqësore civile, e cila familjarëve të viktimave u merr shumë kohë, mund dhe kosto financiare.

Siguria në punë në aspektin legjislativ në Kosovë rregullohet me dy ligje në fuqi: me Ligjin e punës dhe me Ligjin për siguri në punë, mbrojtjen e shëndetit të të punësuarve dhe ambientin e punës.

Dënimet për punëdhënësit për shkak të mungesës së sigurisë në ambientet e punës dhe vdekjeve në punë, sipas këtyre ligjeve, janë nga 100 deri në 35.000 euro.

Sektori privat në Kosovë llogaritet punëdhënësi më i madh. Numri i të punësuarve vlerësohet të jetë mbi 220.000. Paga mesatare, sipas të dhënave për vitin e kaluar, ka qenë rreth 480 euro.

Punonjësit në sektorin privat vazhdimisht janë ankuar për mosrespektim të të drejtave të tyre.

Edhe në raportin vjetor të Avokatit të Popullit konstatohet se në sektorin publik, e sidomos në atë privat, ka shkelje të ndryshme të së drejtës nga marrëdhënia e punës, përfshirë edhe diskriminimin, si: shkelje të procedurave të punësimit, të ndërprerjes së marrëdhënies së punës në mënyrë joligjore, si dhe shkelje lidhur me kohëzgjatjen e orarit të punës, kompensimin për punë jashtë orarit, mohimin e së drejtës për pushim vjetor dhe për pushim të lehonisë dhe mosrealizimin e së drejtës në pagë.

Tags: denimetJuzuf AzemiSindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës
ShareTweet

Postime të ngjashme

Komandanti i KFOR-it viziton Beogradin, flet për sigurinë në rajon

Komandanti i KFOR-it viziton Beogradin, flet për sigurinë në rajon

Një muaj paraburgim ndaj serbit të dyshuar për krime lufte në Malishevë

Mbrojtja kërkon lirimin e ish-shefit të AKI-së për rastin “Gylenistët”

Gjendet i vdekur 18-vjeçari që u shpall i zhdukur

Gjendet i vdekur 18-vjeçari që u shpall i zhdukur

Gucati reagon ndaj Mickoskit: Mos frikësoni protestuesit, protesta jonë është e lejuar dhe e qetë

Gucati reagon ndaj Mickoskit: Mos frikësoni protestuesit, protesta jonë është e lejuar dhe e qetë

Komandanti i KFOR-it viziton Beogradin, flet për sigurinë në rajon

Komandanti i KFOR-it viziton Beogradin, flet për sigurinë në rajon

Një muaj paraburgim ndaj serbit të dyshuar për krime lufte në Malishevë

Mbrojtja kërkon lirimin e ish-shefit të AKI-së për rastin “Gylenistët”

Gjendet i vdekur 18-vjeçari që u shpall i zhdukur

Gjendet i vdekur 18-vjeçari që u shpall i zhdukur

Nis rikonstruktimi i stadiumit “Zahir Pajaziti”

Nis rikonstruktimi i stadiumit “Zahir Pajaziti”

Gucati reagon ndaj Mickoskit: Mos frikësoni protestuesit, protesta jonë është e lejuar dhe e qetë

Gucati reagon ndaj Mickoskit: Mos frikësoni protestuesit, protesta jonë është e lejuar dhe e qetë

Kurti priti në takim studentët përfitues të skemave të bursave

Kurti priti në takim studentët përfitues të skemave të bursave

FSK mban ligjërata vetëdijesuese në shkollat e Kosovës për rreziqet nga mjetet piroteknike

FSK mban ligjërata vetëdijesuese në shkollat e Kosovës për rreziqet nga mjetet piroteknike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën