TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kompania Shell vazhdon tregtimin e gazit rus, edhe pse u zotua se s’do ta bënte

nga TËVË 1
2 Korrik, 2023
0
A A
Kompania Shell vazhdon tregtimin e gazit rus, edhe pse u zotua se s’do ta bënte

Kompania e energjisë Shell po vazhdon ta tregtojë gazin rus, më shumë se një vit pasi u zotua se do të tërhiqej nga tregu rus i energjisë.

Sipas analizës nga grupi Global Witness, kompania ishte e përfshirë në gati një të tetën e eksporteve të gazit rus të transportuar nga anijet gjatë vitit 2022.

Oleg Ustenko, një këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, e akuzoi Shell-in për pranimin e “parave të gjakut”.

Shell tha se eksportet e raportuara ishin rezultat i “angazhimeve kontraktuale afatgjata” dhe nuk përbëjnë shkelje të ligjeve apo sanksioneve, raporton transmetuesi publik britanik, BBC.

Deri më 9 maj, një cisternë e madhe, që mund të transportojë më shumë se 160.000 metra kub gaz i lëngshëm natyror, u nis nga porti i Sabettas, në veri të Rusisë. Kjo ngarkesë u ble nga Shell para se të nisej për në destinacionin e saj përfundimtar, Hong Kong.

Kjo është një nga tetë ngarkesat me gaz të lëngshëm natyror që Shell i ka blerë nga Yamal këtë vit, sipas të dhënave nga baza e të dhënave Kpler, të analizuara nga Global Witness.

Vitin e kaluar Shell përbënte 12 për qind të tregtisë për gazin të lëngshëm natyror, llogarit Global Ëitness, dhe ishte ndër pesë tregtarët kryesorë të këtij gazi me origjinë ruse gjatë atij viti.

Në mars të vitit 2022, në javët pas pushtimit të Ukrainës, Shell kërkoi falje për blerjen e një ngarkese me naftë ruse dhe tha se synonte të tërhiqej nga nafta dhe gazi rus.

Kjo kompani tha se do ta ndalonte blerjen e naftës ruse, do të shiste stacionet e saj të shërbimit dhe biznese të tjera në Rusi, gjë që e ka bërë. Ajo ka mbyllur edhe ndërmarrjet e saj të përbashkëta me gjigantin shtetëror rus të energjisë, Gazprom.

Shell tha se do të fillonte të tërhiqej nga produktet ruse të naftës dhe gazit, por paralajmëroi se kjo do të ishte një “sfidë komplekse”.

Që atëherë, Shell ka vazhduar të marrë ngarkesa me gaz të lëngshëm natyror nga dy porte ruse, ai në Yamal dhe ai në Sakhal.

Oleg Ustenko, një këshilltar i presidentit ukrainas, tha se “”është shumë e thjeshtë: duke vazhduar tregtimin e gazit rus, Shell po fut para në xhepat e Putinit dhe po ndihmon për ta financuar agresionin brutal të Rusisë kundër popullit të Ukrainës”.

Një zëdhënës i Shell tha se “ekziston një dilemë mes ushtrimit të presionit mbi qeverinë ruse për mizoritë e saj në Ukrainë dhe sigurimit të furnizimeve të qëndrueshme të energjisë. U takon qeverive të vendosin për kompromiset tepër të vështira që duhet të bëhen”.

Shell është tregtari më i madh në botë i gazit të lëngshëm natyror që nuk është sanksionuar në Evropë, duke nxitur kështu miliarda dollarë fitime nga tregtimi i naftës dhe gazit gjatë vitit të kaluar, shkruan REL.

Rusia reduktoi ndjeshëm furnizimet e saj të gazit përmes tubacioneve vitin e kaluar, por ka rritur sasinë e gazit që furnizon me anije, përfshirë në Evropë.

Mbretëria e Bashkuar nuk ka importuar aspak gaz rus për më shumë se një vit, ndërsa politikanët e BE-së po përpiqen ta zvogëlojnë sasinë e gazit të lëngshëm natyror rus që importon i gjithë blloku evropian.

Në mars, komisionari i BE-së për Energji, Kadri Simson, u bëri thirrje vendeve dhe kompanive që ta ndalojnë blerjen e gazit rus dhe të mos nënshkruajnë kontrata të reja.

 

 

Tags: gazi ruskompaniOleg Ustenko
ShareTweet

Postime të ngjashme

PS dhe PD gati për takimin përmbyllës elektoral

PS dhe PD gati për takimin përmbyllës elektoral

UNICEF: Planet e reja për ndihma në Gazë do t’i shtonin vuajtjet e fëmijëve

UNICEF: Planet e reja për ndihma në Gazë do t’i shtonin vuajtjet e fëmijëve

Gjendet trupi i pajetë i të riut që e zuri dheu gjatë punimeve në Shqipëri

Gjendet trupi i pajetë i të riut që e zuri dheu gjatë punimeve në Shqipëri

Ky është Papa i ri

Ky është Papa i ri

Zhegrova mungon edhe ndaj Marseillet, këtë të diel

Zhegrova nuk pritet të luajë më në këtë sezon

Shefi i Këshillit Evropian viziton Ballkanin Perëndimor javën e ardhshme, përfshirë Kosovën

Shefi i Këshillit Evropian viziton Ballkanin Perëndimor javën e ardhshme, përfshirë Kosovën

Referi i Ligës së Kampionëve, gjykon në finalen e futbollit në Shqipëri

Referi i Ligës së Kampionëve, gjykon në finalen e futbollit në Shqipëri

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë – Policia në kërkim të të dyshuarit

Dy persona të lënduar nga aksidenti mes dy kamionëve në Drenas

Dy persona të lënduar nga aksidenti mes dy kamionëve në Drenas

Shala e quan votimin e fshehtë antiligjor

Shala e quan votimin e fshehtë antiligjor

Emisioni “Ditari” 09.05.2025

Emisioni “Ditari” 09.05.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X