TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kompania e Zvonko Veselinoviqit, i sanksionuar nga ShBA sërish merr punë nga Serbia

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kompania e Zvonko Veselinoviqit, i sanksionuar nga ShBA sërish merr punë nga Serbia

Kompania “Novi Pazar-put”, e cila është në pronësi të biznesmenit kontrovers nga Kosova, Zvonko Veselinoviq, sërish ka marr punë nga shteti, kështu që nga fillimi i vitit ka lidhur kontrata në vlerë prej gati gjysmë milioni eurosh. Me sa duket, as lidhja me vepra të ndryshme kriminale, as fakti që ai është nën sanksionet e SHBA-së, Veselinoviqit nuk mund t’ia rrezikojnë biznesin e suksesshëm me ndërmarrjet shtetërore.

Kompania “Novi Pazar-put” merret me ndërtimin e rrugëve dhe autostradave, por nuk është e njohur për opinionin e gjerë për shkak të projekteve që ka bërë, por për shkak të pronarit të saj. Përkatësisht, është pjesë e kompanisë “Inkop”, kompani e cila është në pronësi të biznesmenit kontrovers nga Kosova Zvonko Veselinoviq, e cila ka 60 për qind të aksioneve, ndërsa 40 për qind mban vëllai i tij Zharko.

Zvonko Veselinoviq ka lidhje me vepra të ndryshme kriminale – nga trafikimi i drogës, përfshirja në vrasjen e Oliver Ivanoviqit, deri te nxjerrja e paligjshme e zhavorrit, dhe gjithashtu është nën sanksionet e Ministrisë së Financave të SHBA-së. Megjithatë, kjo nuk e pengon atë të bëjë biznes të mirë me shtetin.

Siç shkruan “Nova”,Veselinoviqi që nga fillimi i vitit ka nënshkruar katër marrëveshje me shtetin serb, ndërsa të fundit e ka fituar më 5 gusht, kur ka dorëzuar ofertë më të mirë se një ofertues tjetër, në procedurën e shpallur nga Kompania Publike për Rregullimin e Tokave Ndërtimore Novi Pazar. Bëhet fjalë për furnizimin me material prej guri. Vlera e kontratës është 15.96 milionë dinarë me TVSH, që është rreth 136,400 euro, transmeton Telegrafi.

Vetëm dhjetë ditë më parë, më 24 korrik, “Novi Pazar-put” mori punë nga Administrata Komunale e Komunës së Tutinit. Kësaj radhe, vëllezërit Veselinoviq ishin të vetmit të interesuar për punën e rregullimit të rrugëve të qytetit dhe rrugëve lokale, kështu që u shpërblye me një punë në vlerë prej 3.5 milionë dinarë (30,000 euro) me TVSH.

Dy punët e mbetura nga fillimi i vitit “Novi Pazar-put” i ka marrë nga Kompania“Putevi”. Të dyja i ka marrë më 27 shkurt në një procedurë të vetme dhe kontratat peshojnë afërsisht 246 mijë dhe 27,300 euro.

Bëhet fjalë për punë në furnizimin me gur të granitit për shtresa tampon dhe agregat gurit eruptiv.

Së paku 10 kompani janë të lidhura me Veselinoviqin dhe Radoiçiqin

Ndryshe, së paku 10 kompani janë të lidhura me Veselinoviqin dhe ortakun e tij Milan Radoiçiq, të cilët zyrtarisht e lanë pronësinë e kompanisë “Inkop” nga Çupria, dhe rrjedhimisht edhe subjektet juridike të varura. Hulumtimi i “Nova” ka treguar se së paku pesë kompani drejtohen në emër të Veselinoviqit dhe “Inkop-it”, ndërsa po aq janë të lidhura drejtpërdrejt apo tërthorazi me dyshen nga Kosova.

 

Konkretisht, përveç “Inkop”, aty janë edhe kompanitë “Betonjerka Aleksinac”, “Dolly Bell”, “Novi Pazar-put”, “Velmort trans plus”, kurse Radoiçiq dhe Veselinoviq kanë qenë edhe pronarë të “Putne izgradnje Novi Pazar”, e cila u likuidua dhe “Čivija komerc” e cila u fshi nga regjistri. Me Veselinoviqin janë të lidhura edhe dy kompani të tjera – “SZTR Prizma B.I.” dhe “Ferari preduzeće za usluge i promet polovnim vozilima D.D.”, për të cilën Ministria e Financave konstatoi se është nën kontrollin e tij, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, sipas vlerësimit të tyre nën kontrollin e vëllait të tij Zharko janë edhe tri kompani të tjera – “Zarko Veselinović B.I” dhe STR “Kristal”, me seli në Kosovë dhe Nautika centar D.O.O. me seli në Kroaci.

Por, duhet të përmendim edhe kompanitë e gruas së Veselinoviqit, Ljiljana Bozhoviq. Ajo është bashkëpronare e kompanisë “Bioroganika Beograd”, dhe ka pasur aksione edhe në kompaninë “Storenergy” nga Kragujevci, bashkëpronar i së cilës është kumbarë i Vuçiqit, Nikolla Petroviq. Sipas të dhënave të APR, ajo transferoi ose shiti pjesën e saj të pronësisë tek Petroviq, i cili tani zotëron 60 për qind të kompanisë. Po ashtu, një pjesë e kompanisë “Granit Pesca” nga Ligu ishte në pronësi të Veselinoviqit dhe Petroviqit, por tani gjithçka menaxhohet nga “Nukelus” nga Lazarevaci.

Nga shteti edhe kredi të favorshme

Njëra nga kompanitë e lidhura me Zvonko Veselinoviqin është edhe “C&LC”, e cila vitin e kaluar ka marrë kredi nga Fondi shtetëror për zhvillim, i cili çdo vit jep kredi të favorshme për kompanitë, me qëllim të paktën siç thuhet në faqen zyrtare të këtij institucioni shtetëror, për të ndihmuar në përmirësimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme. Megjithatë, fondet shkojnë edhe për kompanitë që marrin punë fitimprurëse nga shteti dhe janë pranë qeverisë aktuale të SNS.

Paratë e dhëna në formë kredie variojnë nga 300,000 deri në 250 milionë dinarë, ndërsa normat e interesit shkojnë nga vetëm 1.5 për qind deri në maksimum 2.8 për qind, të cilat janë aq të ulëta sa që këto kredi mund të trajtohen pothuajse si dhuratë.

Tags: serbiZvonko Veselinoviqi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Çmimet e naftës bien ndjeshëm pas marrëveshjes për armëpushim mes SHBA-së dhe Iranit

Çmimet e naftës bien ndjeshëm pas marrëveshjes për armëpushim mes SHBA-së dhe Iranit

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump pezullon sulmet ndaj Iranit për dy javë

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump është në dijeni për propozimin e Pakistanit

Futboll, të mërkurën gjysmëfinalet e para të Kupës së Kosovës

Sot zhvillohen dy gjysmëfinalet e para të Kupës së Kosovës

Liga e Kampionëve vjen me dy super përballje sonte, gjigantët evropianë në garë për një vend në gjysmëfinale

Liga e Kampionëve vjen me dy super përballje sonte, gjigantët evropianë në garë për një vend në gjysmëfinale

Haradinaj: AAK do të garojë e vetme në zgjedhje, nuk ka kërkesë serioze nga VV-ja për bashkëpunim

Fyerjet ndaj Ramush Haradinajt, studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” thërrasin protestë në Pejë

Bastisje në Mitrovicën e Jugut, arrestohet një person – sekuestrohen armë dhe drogë

Bastisje në Mitrovicën e Jugut, arrestohet një person – sekuestrohen armë dhe drogë

Përfshihet nga zjarri një banesë në Fushë-Kosovë

Zjarr në ballkonin e një banese në Prishtinë, s’raportohet për të lënduar

Dogana zbulon mbi 10 mijë euro të fshehura në trupin e një udhëtari në Aeroportin e Prishtinës

Të dyshuarës për prezantim të rremë i sekuestrohen dokumente diplomatike në Aeroportin e Prishtinës

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet i dyshuari për sulm seksual ndaj një të miture në Gjakovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën