TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Komisioni Presidencial – Skepticizëm për funksionim

nga Albiona Hajdari
3 Nëntor, 2024
0
A A
Komisioni Presidencial – Skepticizëm për funksionim

Njohës të Drejtësisë Tranzicionale shprehen skeptik nëse Komisioni Presidencial do të funksionojë. Për këtë komision të ripërtërirë nga presidentja Osmani nuk janë thirrur anëtarë të ekipit përgatitor në bisedime, ndërsa informacione të pakta kanë edhe shoqëria civile.

Nisma u mor qysh në vitin 2017 nga ish-presidenti Thaçi.

Atëkohë, përmes ekipit përgatitor u themelua akti normativ për komisionin e së vërtetës dhe pajtimit.

Në këtë formë, përmes këtij drafti, synohej ballafaqimi me të kaluarën dhe pranimi i së vërtetës dhe vendosja e  drejtësisë lidhur me atë që ka ndodhur në luftë.

Por, puna ishte ndërprerë në shtator të vitit 2020, pasi ish-Presidenti Hashim Thaçi u arrestua nga Gjykata Speciale.

Për mos-funksionalizimin e kësaj nisme shprehet i dëshpëruar anëtari i ekipit përgatitor, Kushtrim Koliqi.

“Ai draft, akt normativ hala merret si rast studimi në plot institucione, universitete ndërkombëtare si një bazë e jashtëzakonshme për një komision për të vërtetën. Kështu që ka qenë një punë shumë  e madhe dhe po besoj jo vetëm unë por krejt anëtarët e grupit përgatitor jemi shumë krenarë me punën që e kemi bërë, por në të njëjtën kohë edhe shumë të dëshpëruar që ajo ide nuk është jetësu kurrë”, tha Koliqi.

Megjithatë ka mbi dy muaj që në Strategjinë Kombëtare për Drejtësinë Tranzicionale është themeluar edhe Komisioni Presidencial.

Në thelb, ky komision parashihet të ketë rolin e njejtë sikurse Komisioni për të Vërtetën dhe Pajtimin.

Koliqi megjithatë deri tash nuk ka marrë asnjë ftesë zyrtare nga presidenca për të diskutuar për këtë çështje.

“Na duhet me pritë çka ka me bo presidenca, nuk po e di a ka me marrë atë akt normativ që na e kemi bo apo ka me bo një akt normativ të ri apo ka me bo grup përgatitor, nuk dimë kurgjë faktikisht”, tha ai.

Ndërsa Fondi për të Drejtën Humanitare bën thirrje që ky komision të fillojë punën sa më shpejt.

“Është shumë i rëndësishëm dhe tani mendoj që me kalimin e kohës është vështirë me u realizu, pra është koha e fundit që të krijohet një komision i tillë dhe t’i hetojë e t’i mbledhë të gjitha faktet mbi luftën e fundit në Kosovë”, tha Bekim Blakaj nga Fondi për Drejtësinë Humanitare.

Edhe gazetarja Serbeze Haxhiaj dyshon se nisma e Presidentes Osmani për Komisionin Presidencial ka prirje të dështojë.

“Definimi si komision presidencial më jep përshtypjen që është një sinjal që do të jetë një nismë që do të dështojë shumë më lehtë. Kur dialogu nuk po ofron kurrfarë platforme të ofrimit të komuniteteve në terren, kur spektri politik është mjaft i përçarë dhe kur Gjykata Speciale po shkon drejt sinjaleve që do të dënojë dikë prej krerëve të UÇK-së”, tha Haxhiaj.

E nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut kërkojnë bashkëpunim më të madh mes institucioneve dhe shoqërisë civile.

“Një rivlerësim i situatës mirëpo edhe një rivlerësim i nismave aktuale që janë ndërmarrë viteve të fundit është shumë i nevojshëm, në mënyrë që të kemi produkte, në mënyrë që të kemi strategji, procese”, tha drejtoresha në YIHR, Marigona Shabiu.

Tëvë1 ka kontaktuar edhe Presidencën e Kosovës për të kuptuar më shumë rreth Komisionit Presidencial, mirëpo të njëjtët nuk kanë kthyer përgjigje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

LDK publikon letrën e Abdixhikut për Kurtin

Abdixhiku paralajmëron platformën 15-pikëshe për Qeverinë e Unitetit

Auto Draft

Bizneset pritet të shtrenjtojnë produktet, shkak çmimi i rrymës

Auto Draft

Tuneli i “kurrizi” gati në qershor, qytetarët shprehen të kënaqur me projektin

Sulmi me armë ndaj furgonit që po transportonte para, deklarohet policia

Grabitja në Veternik – pas 75 ditëve trajtim në Turqi, vushtrriasi kthehet në shtëpi

Portugalia  fiton trofeun e Ligës së Kombeve

Portugalia  fiton trofeun e Ligës së Kombeve

LDK publikon letrën e Abdixhikut për Kurtin

Abdixhiku paralajmëron platformën 15-pikëshe për Qeverinë e Unitetit

Auto Draft

Bizneset pritet të shtrenjtojnë produktet, shkak çmimi i rrymës

Auto Draft

Tuneli i “kurrizi” gati në qershor, qytetarët shprehen të kënaqur me projektin

Sulmi me armë ndaj furgonit që po transportonte para, deklarohet policia

Grabitja në Veternik – pas 75 ditëve trajtim në Turqi, vushtrriasi kthehet në shtëpi

Ndalimi i ish-policit  në Serbi, Morina: Qetësia në veri nuk i konvenon Vuçiqit

Ndalimi i ish-policit në Serbi, Morina: Qetësia në veri nuk i konvenon Vuçiqit

Policia: Vdekja e të riut në autostradën “Arbën Xhaferi” nuk ishte si pasojë e aksidentit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X