TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Komisioni për Buxhet dyfishon mbështetjen financiare për katërshen e UÇK-së në Hagë

by teve1
26 minuta ago
2
A A
Komisioni për Buxhet dyfishon mbështetjen financiare për katërshen e UÇK-së në Hagë

Me katër vota për, tri kundër dy abstenime Komisioni për Buxhet i ka dhënë përkrahje amandamentit për dyfishim të mbështetjes financiare për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë.

Ky amandament u propozua nga Partia Demokratike e Kosovës.

Për votuan deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, deputetët e PDK-së, Kujtim Gashi e Mërgim Lushtaku, deputeti i LDK-së, Besian Mustafa dhe deputeti i AAK-së, Duat Haradinaj.

Ndërsa, me 6 vote për, një kundër dhe asnjë abstenim Komisioni për Buxhet miratoi edhe projekt-buxhetin e vitit 2026 në lexim të dytë.

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri tha se propozimi i kësaj partie është në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi.

Ai shtoi se dyfishimi i buxhetit mundëson mbështetje të dinjitetshme nga Kosova për ish-krerët e UÇK-së.

“Propozohet që të dyfishohet mbështetja për të akuzuarit tanë në Hagë dhe bëhet fjalë për një çështje shumë të rëndësishme identitetin reputacionin e vendit tonë dhe duke pas parasysh se ka nevojë për mbështetje më të avancuar dhe më të lartë të shtetit të Kosovës është në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi iu kërkoj me respektin maksimal që të votojmë për në mënyrë që të krijohet mundësia të ketë mbështetje të dinjjtetshme nga Kosova për një proces që si shtet edhe si shoqëri e kemi mbështetjen ndaj tyre”, tha ai.

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se marrë parasysh që procesi gjyqësor në Hagë është drejt fundit, 8 milionë eurot e ndara janë të mjaftueshme.

Megjithatë, ai shprehu gatishmërinë për mjete shtesë në rast nevoje dhe sipas tij kjo mund të shqyrtohet gjatë rishikimit të buxhetit.

“Marr parasysh që procesi është në fund dje i kemi parë deklarimet përfundimtare edhe të gjitha palëve dhe të mbrojtjes konsideroj se buxheti aktual i 8 milionë eurove do të mjaftonte marr parasysh që jemi në tre mujorin e parë të viti dhe procesi ka përfunduar. Duke iu bashkangjitur urimit të deputetit Haradinaj dhe gjithë neve që të kemi epilog sa më të shpejt të rastit dhe të konfirohet pafajësia dhe të mos ketë nevojë për buxhet shtesë kosndieroj se ky buxhet prej 8 milionëve është i mjaftueshëm në rast se ka nevojë për më tepër jemi të gatshëm ta shqyrtojmë gjatë rishikimit”, tha ai.

Kurse, kryetari i Komisionit për Buxhet, Enver Haliti duke shprehur besimin se ish-krerët e UÇK-së, do të kthehen së shpejti të lirë në Kosovë, tha se po të jetë e nevojshme institucionet do të ndajnë mjete shtesë.

“Besoj se gjithë i presim që të kthehen në Kosovë sa më shpejt dhe dashtë zoti të mos ndahen mjete shtesë dhe porcesi të përfundoj të kthehen…prapë do të jemi në nivel të detyrës dhe qeveria dhe MD të ndaj buxhet aq sa është në nevojë të tyre”, tha ai.

Deputeti i Vetëvendosje, Faton Geci u shpreh kundër dyfishimit të mbështetjes për katërshen e UÇK-së, duke thënë se ata nuk janë themelues të shtetit.

“Ata nuk janë themelues të shtetit siç tha deputeti Tahiri, meqenëse është në përfundim nuk konsideroj se është e arsyeshme për me vazhdua për mbrojtje të tyre”, tha ai.

Tahiri iu kundërpërgjigj Gecit duke i thënë se kush është themelues i shtetit të Kosovës është histori, dhe se mbështetja shtesë për ish-krerët e UÇK-së është e nevojshme.

“Sa i përket çështjes së themeluese mendoj se është histori dhe pjeës e lavdishme 17 shkurt është datë e përjetshme dhe dihet se kush e ka shpall pavarësinë…kanë nevojë për mbështetje shtesë pra nuk është që ndikon direkt brenda Kosovës por është diçka që shoqëria me rrit mbështetur”, tha ai.

Përkrahje për këtë amandament kërkoi edhe deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, i cili e quajti si infuzion të fundit nga shtetit për katërshen e UÇK-së.

“Jemi në fund të atij procesi edhe natyrisht mirënjohje e pafund për të gjithë ata që ishin në shesh aty duke filluar nga kryeministri që dha përkrahje, presidentes, gjithkush kush e njeh atë histori të Tribunaleve e dinë që ka kosto të madhe të papërballuesnme sa i përket ekipeve mbrojtëse duke e ditur që është në tre muajt e fundit në këtë kuptim kisha kërkuar që të votojmë për dhe t’ua japim infuzionin e fundit kisha menduar me bindjen që do të jenë në Kosovë të pafajshëm”, tha ai.

Komisioni për Buxhet nuk e miratoi amendamentin e deputetes së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi për buxhet shtesë për Radio Televizionin e Kosovës.

Anëtarët e komisionit votuan me 4 vota për, 5 kundër dhe 2 abstenime.

ShareTweet

Postime të ngjashme

MAShT-i nënshkruan kontratat për ndërtimin e 3 çerdheve dhe një shkolle

Nagavci: Buxheti i vitit 2026, një hapi i rëndësishëm për shërbimin e qytetarëve dhe zhvillimin e Kosovës

Kosova dhe Australia rikonfirmojnë angazhimin për thellimin e bashkëpunimit

Kosova dhe Australia rikonfirmojnë angazhimin për thellimin e bashkëpunimit

Gjykata ende pa vendim ndaj ankesës së LDK-së për gjobën e shqiptuar nga PZAP-ja

Mustafa: Pushteti qendror po saboton zhvillimin e Prishtinës

Osmani ndan foto nga takimi i Bordit të Paqes: Bashkë me Amerikën për paqen, sigurinë dhe të ardhmen

Bleona Qerreti reagon në rrjetet sociale: “Drejtësi për Hashim Thaçin”

Bleona Qerreti reagon në rrjetet sociale: “Drejtësi për Hashim Thaçin”

Kosova dhe Australia rikonfirmojnë angazhimin për thellimin e bashkëpunimit

Kosova dhe Australia rikonfirmojnë angazhimin për thellimin e bashkëpunimit

Gjykata ende pa vendim ndaj ankesës së LDK-së për gjobën e shqiptuar nga PZAP-ja

Mustafa: Pushteti qendror po saboton zhvillimin e Prishtinës

Osmani ndan foto nga takimi i Bordit të Paqes: Bashkë me Amerikën për paqen, sigurinë dhe të ardhmen

Osmani ndan foto nga takimi i Bordit të Paqes: Bashkë me Amerikën për paqen, sigurinë dhe të ardhmen

Komisioni për Buxhet dyfishon mbështetjen financiare për katërshen e UÇK-së në Hagë

Komisioni për Buxhet dyfishon mbështetjen financiare për katërshen e UÇK-së në Hagë

​Prokuroria propozon dy raporte juridike ndërkombëtare për sulmin në Banjska

​Prokuroria propozon dy raporte juridike ndërkombëtare për sulmin në Banjska

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën