TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Komisioneri thotë se u përdor “treni bullgar”, shprehet i gatshëm për dëshmi para Prokurorisë

Në një vendvotim në Viti, një komisioner po thotë se është përdorur treni bullgar, që nënkupton keqpërdorim me vota. Për këtë ai shprehet i gatshëm për dëshmi edhe para Prokurorisë së shtetit.

nga Lindrit Zejnullahu
5 muaj më parë
41
A A
Komisioneri thotë se u përdor “treni bullgar”, shprehet i gatshëm për dëshmi para Prokurorisë

Procesi zgjedhor i 9 shkurtit kaloi pa ndonjë incident, për çka Kosova mori edhe notë kaluese nga bashkësia ndërkombëtare.

Megjithatë, pas mbylljes së qendrave të votimit, filluan të shfaqeshin disa parregullsi në ueb-sajtin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

E kjo ngriti dyshimet për manipulime me vota në procesin e numërimit të tyre.

Për këtë, tashmë me njoftim zyrtar ka dalë edhe Zyra e Prokurorit të Shtetit ku ka treguar se janë duke e hetuar rastin.

“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit informon opinionin publik se Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë ditës së djeshme, pasi ka pranuar informacion rreth mos-funksionimit të platformës së KQZ-së, ka kërkuar nga ky institucion marrjen e informatave të nevojshme për të vërtetuar nëse ka elemente të kryerjes së ndonjë vepre penale apo jo.”

Ndërkaq, edhe një komisioner në fshatin Sllatinë të Vitisë, po pretendon se në qendrën ku ka qenë ai, ka pasur keqpërdorime në stilin e “trenit bullgar”.

“Ditën e votimeve shqetësimi im kryesor ka qenë se pas mbylljes së vendvotimit kemi hasur në një parregullsi, atë se nuk janë përputhur numrat e nënshkrimeve në librin e votuesit me numrin e votave në kuti që është tregues i qartë se aty ka qenë e pranishme dukuria e trenit bullgar. Kryesuesi nga radhët e LVV ka propozuar që ai të nënshkruajë në librin e votuesve në mënyrë që të barazojë numrin e votave në kuti me numrin e nënshkrimeve të votuesve”, ka deklaruar komisioneri në zgjedhje, Vegim Ymeri.

Ai thotë se tashmë ka njoftuar edhe Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe për këtë është i gatshëm të japë dëshmi para institucioneve të drejtësisë.

“Një parregullsi nuk mund të rregullohet me një parregullsi tjetër, prandaj për këto parregullsi kam raportuar dhe parashtruar ankesë pranë Komisionit për Ankesa dhe Parashtresa PZAP dhe do të presë përgjigje në ditët në vijim. Gjithashtu për këto parregullsi jam i gatshëm të raportojë edhe para Prokurorisë së Shtetit”.

Tëvë1 ka kërkuar pyetje specifike për këtë çështje, mirëpo nuk ka marrë përgjigje as nga Prokuroria dhe as nga Policia e Kosovës.

Treni bullgar është metodë e manipulimit të zgjedhjeve me ç’rast, votuesve që janë të gatshëm të shesin votën e tyre, apo që detyrohen nga frika të votojnë për ndonjërën parti ose kandidat, u jepen fletëvotime të plotësuara para se të hyjnë në vendvotim apo në qendrën votuese.

Share6Tweet4

Postime të ngjashme

Avokati i njërit nga policët e arrestuar: Viktima pati halucinacione, pamjet e plota ende nuk janë bërë publike

Avokati i njërit nga policët e arrestuar: Viktima pati halucinacione, pamjet e plota ende nuk janë bërë publike

Aliu: Trajnimet policore janë zbehur, reagimi i Policëve më shumë emocional se profesional

Aliu: Trajnimet policore janë zbehur, reagimi i Policëve më shumë emocional se profesional

A duhet të ketë dorëheqje pas vdekjes së 27-vjeçarit? – Flet ish-drejtori i Policisë së Kosovës

A duhet të ketë dorëheqje pas vdekjes së 27-vjeçarit? – Flet ish-drejtori i Policisë së Kosovës

Musa: Vdekja e 27-vjeçarit nga Lipjani, s’mund të cilësohet si vrasje nga pakujdesia me vetëdije

Musa: Vdekja e 27-vjeçarit nga Lipjani, s’mund të cilësohet si vrasje nga pakujdesia me vetëdije

Emisioni “Info Nata” 08.07.2025

Drita fiton ndeshjen e parë

Bajraktari: Tri pista hetimi për rastin e 27-vjeçarit – Raporti i Mjekësisë Ligjore do të jetë vendimtar

Bajraktari: Tri pista hetimi për rastin e 27-vjeçarit – Raporti i Mjekësisë Ligjore do të jetë vendimtar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X