TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Komercialja obligon MTI-në t’ia kompensojë dëmin mbi 1 milion euro paditësit

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Komercialja obligon MTI-në t’ia kompensojë dëmin mbi 1 milion euro paditësit

Gjykata Komerciale përmes aktgjykimit ka obliguar Qeverinë e Kosovës, përkatësisht Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), që paditësit KPU “Inspect” Sh.p.k t’ia kompensojë dëmin material në formën e fitimit të humbur, në vlerë prej 1 milion e 8 mijë e 454 euro e 61 centë, me kamatë ligjore prej 8%, nga data e paraqitjes së padisë e deri në përmbushjen definitive.

Aktgjykimi i Komerciales, është marrë më 2 maj 2023, jashtë seancës, ndërsa shuma që do të kompensohet thuhet se është konstatuar dhe vërtetuar me ekspertizë financiare, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas padisë, e paditura MTI më 30 gusht 2021, në mënyrë të kundërligjshme ka marrë vendim, me të cilin paditësit KPU “Inspect”, i është refuzuar dhënia e autorizimit për inspektimin e karburanteve të naftës.

Komercialja konstaton se vendimi i MTI-së ishte i kundërligjshëm, i përbërë me shkelje të dispozitave procedurale dhe me vërtetim të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike.

“Vendimi i të Paditurës me të cilin ishte refuzuar kërkesa me numër protokolli 3104, ishte vendim i kundërligjshëm jo vetëm sa i përket shkeljeve të dispozitave procedurale, por edhe sa i përket vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike ngase Gjykata në arsyetimin e Aktgjykimit të saj e ka vërtetuar se nuk qëndron asnjëri nga pretendimet e të Paditurës se gjoja Palës Paditëse i mungonte çmimorja e shërbimeve dhe garancioni bankar në vlerën prej 20,000.00 €”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Lidhur me këtë rast, mbi bazën e provave të administruara veç e veç dhe të gjitha së bashku, Gjykata Komerciale ka ardhur në përfundim se palës paditëse i është shkaktuar fitim i humbur dhe të njëjtës i takon shpërblimi për fitimin e humbur, andaj konform nenit 173 të Ligjit për marrëdhëniet e detyrimeve ka vendosur që ta aprovojë kërkesëpadinë e palës paditëse.

Kjo pasi që në vendim, mes tjerash thuhet se “…Në rastin konkret është vërtetuar shkaktimi i fitimit të humbur i cili pritej në mënyrë të bazuar sipas rrjedhës së rregullt të gjërave, realizimi i të cilit ishte penguar nga veprimi i dëmtuesit, gjegjësisht vendimi i të Paditurës numër 7072 i 11 i datës 30.08.2012 i cili me Aktgjykime të dy instancave gjyqësore ishte vërtetuar si vendim i kundërligjshëm, andaj Gjykata me rastin e vendosjes së Kërkesëpadisë së Palës Paditëse aplikoi nenin 173 të Ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve”.

Përmes aktgjykimit, gjykata gjithashtu ka obliguar të paditurën që palës paditëse t’ia kompensojë shpenzimet e procedurës në lartësinë prej 9 mijë e 350 euro, të gjitha këto shuma në afat prej 7 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi nën kërcënimin e përmbarimit të dhunshëm.

Sipas padisë së ushtruar më 29 qershor 2016, paditësi KPU “Inspect” Sh.P.K për inspektimin  e cilësisë dhe sasisë së mallrave, ka ushtruar padi ndaj Qeverisë së Kosovës- Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, për kompensim të dëmit dhe fitimit të humbur, në vlerë prej 1 milion e 497 mijë e 410 euro e 97 centë.

Në padi thuhet se KPU “Inspect” kërkon nga gjykata që të obligojë të paditurën MTI, që t’ia kompensojë dëmin e shkaktuar dhe fitimin e humbur, në vlerën e lartpërmendur, me kamatë ligjore që nga 1 shtator 2012 e deri në pagesën definitive, duke përfshirë edhe shpenzimet procedurale, me arsyetimin se e paditura në mënyrë të kundërligjshme e ka marrë vendimin nr. 7072,  të 30 gushtit 2012, me të cilin paditëses i është refuzuar dhënia e autorizimit për inspektimin e karburanteve të naftës.

Sipas padisë,  me këtë  vendim paditëses i është shkaktuar dëm, duke ia bërë të pamundur realizimin e aktivitetit afarist, e si rezultat i kësaj edhe realizimin e të hyrave financiare, fakt këtë të cilin thuhet se e ka vërtetuar në procedurën paraprake Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative, me aktgjykimin e 4 nëntorit 2015, të formës së prerë dhe të plotfuqishëm, duke theksuar se refuzimi i autorizimit për paditësen ka qenë i pabazë dhe në kundërshtim me ligjin.

Andaj, përmes padisë paditësi KPU “Inspect” ka kërkuar nga gjykata që të detyrohet e paditura brenda afatit prej 7 ditësh pas plotfuqishmërisë se aktgjykimit nën kërcënimin e përmbarimit që t’ia paguajë shumën e kompensimit të cekur më lartë në emër të dëmit të shkaktuar dhe fitimit të humbur, me kamatë ligjore, si dhe shpenzimet e procedurës.

Tags: GjykataMTIQeveria e Kosovës
ShareTweet

Postime të ngjashme

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Mbi 200 persona të vrarë pas sulmeve amerikane dhe izraelite në 24 provinca të Iranit

Mbi 200 persona të vrarë pas sulmeve amerikane dhe izraelite në 24 provinca të Iranit

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Auto Draft

Sylë Hasani nga Lishkoshani dhe kushëriri i tij qëndruan në ahër për disa orë për t’i shpëtuar vrasjes

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Sulmet iraniane në Katar plagosin tetë persona, Doha thërret ambasadorin dhe paralajmëron pasoja

Sulmet iraniane në Katar plagosin tetë persona, Doha thërret ambasadorin dhe paralajmëron pasoja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën